LIVE UPDATES
Aktualitet

Portret i pautorizuar nga familja e një polici në azil!

11 Shkurt 2019, 11:21 Nga DOSJA
Portret i pautorizuar nga familja e një polici në azil!

Lori Pepkola është 19 vjeçe. Ambicia e saj ishte të ndihmonte këdo që ka probleme shëndetësore andaj dhe iu përkushtua shkollës, dega Farmaci. Për shkak se familja e saj nuk jetonte në kryeqytet u regjistrua në një konvikt në Qytetin Studenti. Dy motrat më të vogla që ndiqnin shkollën në Kukës, kanë prirje njëra për pikturë dhe tjetra për muzikë.

Të treja janë vajza të dy prindërve të ndershëm, që një ditë te ftohtë mblodhën urgjent çantat, i prenë në mes planet dhe ëndrrat, lanë rrobat njëra në konvikt dhe të tjerat pa u përshëndetur me shokët e klasës dhe… ia mbathën. Ikën pa e ditur se nga kush po ikin dhe çfarë rrezikojnë.

Femra e katërt është nëna e tyre. Quhet Leta! Ajo i rriti ato pothuajse e vetme, pasi bashkëshorti polic, hidhej me detyrë, sa në Korçë, sa në Elbasan sa në Lezhë e sa në Laç. Kush është familje polici e di çdo të thotë të jetosh me çanta në krah.

Aspak plotësisht për familjen, por në shërbim të atdheut. Vajzat u rritën nga e ëma , atëherë kur i ati ndërkohë ishte me shërbim dhe përpiqej të godiste grupet kriminale të Elbasanit. Imagjinoni një grua të vetme që i sëmuren fëmijët dhe me ta në krah e vetme i dërgon në shkollë, e vetme kujdeset për gjithçka sepse është martuar me një njeri që ka gjak polici dhe dhe jetën ia ka kushtuar detyrës. Imagjinoni një grua si ajo !

I pesti është polic. Është babai i tre vajzave, nuk arriti të blinte as një shtëpi në Tiranë për shkak të një problemi të madh që quhet ndershmëri. E vetmja që ju afroi është banesa e trashëguar nga familja prej 68 m2. Ai është Shkëlqim Pepkola dhe megjithëse luftonte me faturat, me mbijetesën i shtoi familjes edhe një rrezik tjetër. Frikën dhe pasigurinë për të jetuar në Shqipëri. Një ditë të ftohtë ai i mori fëmijët, bashkëshorten që gjatë gjithë jetës sakrifikoi bashkë me të. Dhe iku. Iku nga Shqipëria e cila mirë që e flaku, e la pa punë, nuk e dëgjoi, por ia rrëmbeu dhe ia boshatisi gjakun e policit. Ai quhet Shkëlqim Pepkola dhe në një ditë të ftohtë si kjo, ai gjendet kampeve duke kërkuar azil. Azil !

Manual si të vrasim një polic…

Ata që shtijne mbi policët nuk janë vetëm. Më kujtohet si “u vra” para ca vitesh Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, Edmond Rizai, Hamdi Fjora. U flakën në akademi dhe disave prej tyre iu kërkua dorëheqja nga gradat.

E bënë! Më kujtohet si ” u vra” Bilbil Mema, e flakën pas një aksioni kundër skafeve, si “u vra” Ahmet Prençi e kështu me radhë, policë të njohur e të panjohur. Kështu “u vra” Anila Hoxha, ish-zëvendës drejtore e Përgjithshme e cila pavarësisht se ka një vendim gjyqësor për t’u kthyer, askush nuk ia hap derën.

Jam bërë gati, kështu do ndodhë, do “ma vrasin” edhe vëllain. Ai e do policinë, një dashuri që ma transmeton sa herë më këmbëngul “na mbështet, mos na sulmo” .
Dhe sa herë ma thotë këtë më kujtohet se si policia kaloi sfida të forta që nga transformimi i gradave nga ushtarake në civile, se si e shpëtuam policinë nga vaji e orizi që iu jepnin si tollon çdo muaj, në policinë që vazhdon ti ” hajë” të vetët…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja e policit ne azil policet e vrare policia e shtetit shkelqim pepkola familja e policit ne azil policet e vrare policia e shtetit shkelqim pepkola

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët