LIVE UPDATES
Aktualitet

Posta shpërndau zarfet e Këshillimit Kombëtar në janar, tenderin e bëri në muajin shkurt

28 Shkurt 2022, 20:18 Nga DOSJA
Posta shpërndau zarfet e Këshillimit Kombëtar në janar,

Fiks Fare denoncoi abuzimet e tenderit për blerjen e zarfeve dhe letrës së pyetjeve për Këshillimin Kombëtar. Këto zarfe u shpërndanë në muajin janar të qindra mijëra familje në të gjithë Shqipërinë, duke u angazhuar punonjësit e Postës Shqiptare. Sipas dokumenteve që disponon Fiksi, procedurat e tenderit u zhvilluan në fund të muajit janar 2022, ndërkohë që njoftimi i fituesit dhe lidhja e kontratës u firmosën në fillim të muajit shkurt!

Në muajin janar 2022, qeveria shqiptare linçoi projektin e Këshillimit Kombëtar. Në adresë të qytetarëve shkoi një zarf, brenda të cilit kishte me dhjetëra pyetje, të cilat pasi plotësoheshin, dërgoheshin sërish me një zarf tjetër me postë në adresë të Këshillit të Ministrave.

“Është një nismë që unë e mbështes, që synon përfshirjen e publikut në vendimmarrje” tha Ervin Bushati, administrator i Postës Shqiptare. Z.Bushati, dikur deputet i PS-së, tha se një nismë e tillë po bëhet edhe në Angli, po “ne jemi para!”.

Sipas një vëzhgimi të Fiks Fare, në profilet në rrjete të Postës Shqiptare dhe të z.Ervin Bushati, rezulton se ky i fundit ka bërë disa statuse në muajin janar se punonjësit e postës kishin shkuar derë më derë për të shpërndarë këto zarfe. Postime të tilla ka deri në fund të janarit. Por, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën disa informacione se, megjithëse zarfet e Postës Shqiptare, u shpërndanë në muajin janar 2022, procedurat e tenderit janë bërë në fund të muajit janar!

Sipas një dokumenti që disponon redaksia e Fiks Fare, procedura konkurruese e tenderit është bërë në datën 27 janar 2022. Tenderi ka pasur një vlerë rreth 24 milionë lekë të rinj, ndërkohë që ka qenë me objekt “blerje zarfe A4, zarfe A5/B5, etiketa adezive dhe printim të pyetësorit dhe letrës shoqëruese”.

“Burimi i financimit nga fondi i ardhur nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje për zbatimin e programit të Këshillimit Kombëtarë”-thuhet në dokumentet e Postës Shqiptare, ndërkohë që në këtë tender ka marrë pjesë vetëm operatori ekonomik “Albamedia” me një ofertë ekonomike 23.114.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 27 milionë lekë të rinj.

Pas këtij konstatimi, gazetarët e Fiks Fare shkuan në firmën “Albamedia”, duke e pyetur nëse i bënte apo jo këto letra. Punonjësit thanë se bëjnë letra të tilla dhe se kanë bërë edhe zarfet që ka shpërndarë Posta Shqiptare. Ata thanë se për 5 apo 10 ditë i kanë gati këto zarfe. Pyetjes nëse kanë furnizuar Postën Shqiptare me këto zarfe në muajin janar 2022, punonjësit thanë se “kemi pasur një projekt”. Pra, zarfet dhe letrat i kanë dorëzuar në janar dhe dokumentet e tenderit i kanë bërë në muajin shkurt 2022!

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Postën Shqiptare, duke biseduar me administratorin Ervin Bushati. Ai tha se fondi total për Këshillimin Kombëtar ka qenë rreth 40 milionë lekë. Sipas tij, ka një bashkëpunim mes Bashkëqeverisjes, INSTAT-it dhe Postës Shqiptare. Pyetjes se, përse letrat nga firma i kanë marrë në janar dhe tenderin e kanë bërë në shkurt, Bushati tha fillimisht se nuk i beson. Më pas pohoi se letra është marrë në janar për shkak se në fundvit ka qenë e vështirë të merrej për koston e lartë. Gazetarët i treguan edhe dokumentin e lidhjes së kontratës, të datës 4 shkurt 2022, ndërsa Bushati tha se “tenderi në fjalë mund të mos jetë për Këshillimin Kombëtar”.

Por, në dokumentet e tenderit në fjalë shkruhet se shuma dhe letrat janë “për zbatimin e programit të Këshillimit Kombëtarë”!

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet keshillimi kombetar posta shqiptare keshillimi kombetar posta shqiptare

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës