Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme nga Durrësi se PD është në një moment që po kapërcen vetveten. Basha tha se PD po tejkalon pjesë të të shkuarës për të cilat nuk i ikën përgjegjësive, por merr në zotim para shqiptarëve për të ndërtuar një kulturë të re politike.
Faktorë ekonomik të Durrësit prej 3 dekadash, as para shqiptarëve që na ndjekin. Partia Demokratike është një moment ku po kapërcen vetveten, po tejkalon pjesë të të shkuarës për të cilat nuk i ikën përgjegjësive, por merr në zotim para shqiptarëve për të ndërtuar një kulturë të re politike. Duke filluar me dhënien e një dimensioni njerëzor, e një fytyre njerëzore politikës. Kjo nuk është thjesht shprehje, kjpo do të thotë në radhë të parë të dëgjosh. Të dëgjosh pa fund përpara se të flasësh dhe këtë kemi bërë, Në takimin tonë të fundit, e kemi mbajtur në një tjetër hotel, mu në zemër të qytetit. Dhe ju e mbani mend fare mirë që përpos insistimit tuaj, kam insistuar unë që të dëgjoja dhe i kam akoma shënimet. U jam referuar mbrëmë, atyre shënimeve. Se për fat të keq, të paktën në vlerësimin tim deri më tani, nuk janë të ndryshme shumë nga situata në Durrës tani . Edhe Luan Hoti është një njeri që i njeh këto probleme, vetëm se nuk i njeh nga takimet një herë në 5 muaj me dhomën e tregtisë, siç i zhvilojmë ne, i njeh sepse është njëri prej jush. Është qytetar i Durrësit, është familjar, është faktor ekonomik, është demokrat dhe drejtues demokrat. Është një njeri që ikën sfidës dhe është një njeri i cili ka lënë shumë oportunitetet politike duke kërkuar sfidën që këto oportunitete politike t’i ktheheshin në mundësi për Partinë Demokratike dhe për shqiptarët. Ky është modeli i fytyrës njerëzore në politikë. Modeli tjetër është t’i vësh gjoksin gjithçkaje ku ka mundësi dhe t’i ikësh çdo sfide. Ai është modeli që ne duam ta lëmë prapa. Kemi filluar ta lëmë prapa, është iluzion t’iu them që ky proces ka përfunduar, është një proces në zhvillim, është një proces që nuk targeton individ, por një kulturë politike të rrënjosur në 30 vite tranzicion, në veçanti të kthyer në një sëmundje në dekadën e fundit, që politikën e shohin njësoj si biznesi. Marr një post, marr një detyrë, pastaj me atë bëj biznes. S’ka rëndësi nëse është shef sektori, është drejtor, drejtor i përgjithshëm, krytera bashkie, deputet apo ministër. Politika si biznes, ky model ka shkatërruar Shqipërinë. Që Shqipëria dhe durrësi të nisin apo rinisin rrugën e një ndërtimi të normalitetit, duhet të shkatërrojmë këtë model. Nuk ka rëndësi se nga cila qoshe e prodhimit të betonit vjen modeli, nuk ka rëndësi se nga cila qoshe e shitjes së hidrokarbureve apo e pseudobiznesmenëve që nuk mbijetojnë dot një ditë pa kontrata ekskluzive, pa koncensione, pa tendera. Për sa kohë që politika shikohet si një mjet përfitimi, si një mjet pushteti për pushtetarët, kemi të bëjmë me modelin e vjetër. Boll më me modelin e vejtër, 30 vite! Unë nuk jam siç e dini fare mirë mohues, që të them që ta fillojmë në vitin zero, jo këto 30 vite ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme për Shqipëinë. Por ama ka pasur dhe shumë defekte të cilat ka ardhur koha jo vetëm t’i pranojmë, por edhe t’i ndreqim. Një politikë me fytyrë njerëzore na ka sjell tek përzgjedhja e propozimit unik të degës së Partisë Demokratike të Durrësit, Luan Hotit në këtë proces që do tëzhvillohet në këto dy javë e gjysmë. Një politikë me fytyrë njerëzore, do të thotë një Bashki e cila nuk i përket vetëm një njeriu dhe disa klaneve të lidhura me të, po e mbaj gjuhën, nuk po shkoj më andej se të gjithë e dimë që nuk bëhet fjalë për klane, bëhet fjalë për shumë më shumë se kaq, por do të kem vend tjetër ku do t’i them. E rëndësishme është që t’i them sic i kam thënë, se disa kanë harruar, kanë harruar edhe emra, edhe faktorët që e kanë mbajtur Durrësin nën vargojtë. E mbajnë mend se sa vite, 22 vite, është e vërtetë, po harrojnë që këto 22 vite i kanë harruar emrat e atyre që e mbajnë peng Durrësin. Dhe harrojnë edhe përgjegjësitë tona se e kemi lënë peng Durrësit 22 vite në duart e tyre. Tani vijmë me një fytyrë njerëzore, me një qëllim për të çliruar institucionet dhe për t’ia kthyer ato Durrësit dhe dursakëve, duke përfshirë këtu faktorët ekonomik. Po përdor këtu faktorët ekonomik si një paketim të përgjithshëm, por siç iu kam thënë edhe në biseda private, para se të jeni biznesmen, ju jeni punëdhënës dhe taksapagues. Ju jeni gjaku i shtetit shqiptar. Shteti shqiptar është kontrata q ë lidhin individët, familjet dhe shoqëria me njëri-tjetrin për rendin publik, pëe mbrojtjen e kufijve, për shëndetin, për politikën e jashtme, për forcat e armatosura, për policinë, ju paguani taksat. Ju dhe punëmarrësit tuaj. Në çdo vend demokratik, politika në tërrësi dhe pushteti në veçanti, ulet në gjunjë para punëdhënësve, para taksapaguesve, në vend që t’i hipi në qafë. Kështu që gjëja e parë që kam parasysh me fytyrën njerëzore, është një bashki me një krebashkiak, me një fytyrë njerëzore që ua njeh hallet si askush tjetër. Qoftë ju si punëdhënës, qoftë punëmarrësve tuaj, qytetarëve durrsak. Me një zotim i cili mbetet zotimi i Partisë Demokratike dhe do të bëhet realitet në dtën e parë të ardhjes tonë në pushtet. Qeverisje me taksa të ulëta, por me mirëadministrim. Vetëm skandali i fundit i inceneratorëve, ka nxjerrë në pah një abuzim prej 430 milionë eurosh. Nuk ka nevojë t’iu bëj unë llogaritë se çfarë mund të ishte bërë me këto para, qoftë për tëermetin në durrës, qoftë për banesat në Durrës, qoftë për infrastrukturën ekonomike të durrësit, qoftë për forcimin e infrastrukturës logjistike që në fakt është e Durrësit, por në fakt është kombëtare, porti, hekurudha, gjithçka tjetër, apo për turizmin. Do ta ndaja në dy pjesë, sepse pjesën kryesore sigurisht kandidati ynë për kryebashkiak do ta trajtojë, jo vetëm gjatë këtioj takimi, e ka trajtuara edhe përpara, siç më ka informuar edhe takime të tjera me grupe të tjera të interesit.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Presidenti Ilir Meta mezi po e pret korrikun e këtij viti, kohë kur edhe i mbaron mandate e do të duhet të realizojë zyrën e Kreut të Shtetit...
DURRËS – Kryetar i i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me dije se Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit do të veprojë për hetimet e zgje...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Luan Hoti, kandidati për zgjedhjet e 6 Marsit nuk i bën bisht sfidave. Ditën e sotme...
TIRANË– Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kryetar Bashkie të Shkodrës Bardh Spahia ka deklaruar se Voltana Ademi do t’i përkusht...
TIRANË– Administratorja e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV, Ariola Kodra nuk ishte prezente ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Inceneratorë...
TIRANË-Administratorja e Inceneratorit te Tiranes Ariola Kodra nuk u paraqit ditën e sotme në seancën dëgjimore për tu përgjigjur pyetjeve për Inceneratori...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi sot ndryshimet në ligjin për ushqimin dhe shërbimin veterinar. Kreu i shtetit kërkon që të merren...
Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën.Dje, Berisha kërkoi që Gjykata Kushtetuese të dënojë legjislaturën e IX të Kuvendit pasi ka falsifikuar dokumen...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ndarë akuza të tjera për Qeverinë Rama për çështjen e Inceneratorëve. Teksa ka ...
TIRANË– Ish-kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Briseida Shehaj, ka deklaruar se ka marrë kërcënime, pas denoncimeve që ka bë...