LIVE UPDATES
Politike

Pranoi mandatin e deputetit, Indrit Hoxha: Miqtë e mi, durim deri në zyrtarizim

23 Prill 2019, 17:52 Nga DOSJA
Pranoi mandatin e deputetit, Indrit Hoxha: Miqtë e mi, durim deri në

TIRANË- Pas vendimit për të pranuar mandatin e deputeti, kandidati i listës së PD-së, Indrit hoxha, (Lexo këtu) ka reaguar teksa bën një paraqitje të rrjedhës familjare të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Indrit Hoxha shprehet se familja e tij ka luftuar me komunistët prej vitit 1941, ndërsa shprehet se në 1945 stërgjyshi i tij u pushkatua nga regjimi.

Ai u kërkon ndjekësve dhe miqve të vet, që të kenë durim derisa gjithçka të zyrtarizohet, pasi sipas tij ëndrra e përbashkët është Shqipëria si gjithë Europa.

“Per te gjithe historikun tim personal e familjar, ne shenje respekti per kontributin tim politik per te djathten shqiptare dhe Partine Demokratike, do kerkoja nga gjithsecili prej jush vetem pak durim. Durim ne shenje respekti per vendimin tim personal ne lidhje me kerkesen e ardhur nga KQZ per te pranuar mandatin e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Do kerkoja gjithashtu besimin dhe mbeshtetjen tuaj te palekundur, deri ne momentin final kur vendimarrja ime te jete publike per te gjithe shqiptaret. Shqiperia si e gjithe Europa mbetet enderra ime dhe e cdo bashkmoshatari tim”, – shkruan Hoxha.

Postimi i plotë:

Miqte e mi,

Me keqardhje dhe tejmase i surprizuar kam lexuar me qindra statuse e komente qe hedhin balte e vrer ndaj meje e familjes sime keto 3 ditet e fundit. Une jam Indrit Fatmir Hoxha dhe rrjedh nga nje familje e cila luften me sistemin komunist e nisi qe me 8 nentor te vitit 1941. Stergjyshi im Beçe Turani, u denua me pushkatim ne vitin 1945 pasi u shpall armik i popullit dhe i partise komuniste. Po ne te njejtin vit, gjyshja ime Dituri Hoxha, u denua me burgim vetem se ishte e bija e Beçe Turanit. Serish ne 1945, tre dajallaret e babait tim u denuan me 25 vite burg secili dhe u derguan ne burgun e Burrelit. Tezja e babit tim, Hatixhe Kulla u vra brenda ambjenteve te hetuesise Hoxhiste si agjente Anglo Amerikane. Daja tjeter i babait, Islam Turani u vra nga killer me porosi te sigurimit te shtetit ne Zelanden e Re ne vitin 1979, pasi ja kishte dale te arratisej nga Shqiperia, me arsyen se do rikthehej ne vend per te vrare Diktatorin Enver Hoxha.

Xhaxhai im Haki Hoxha krijoi per here te pare Sindikaten e Pavarur te Shqiperise ne vitin 1991, duke u zgjedhur kryetar i pare i saj. Pas ketij veprimi, Ramiz Alia denoi ne vitin 1991 dy xhaxhallaret e mi, Haki dhe Durim Hoxha sebashku me babain tim Fatmirin, me pushkatim. Ky akt kriminal i Ramiz Alise gjendet i dokumentuar ne Arkiven e Ministrise se Brendshme, e cila ne ate kohe drejtohej nga Gramoz Ruci. Ky veprim detyroi familjen time te arratisej ne drejtim te Zvicres, per tu rikthyer ne Shqiperi ne vitin 1994, kur regjimi komunist ishte rrezuar nje here e pergjithmone.

Gjate qeverisje socialiste ne vitet 1997-2005, babai im organizoi protestat e te perndjekurve politike qe kerkonin demshperblimin financiar per vitet e kryera padrejtesisht ne burg gjate regjimit komunist. Gjate ketyre viteve, me porosi dhe urdher direkt te Fatos Nanos babi im u arrestua 153 here, fakte keto lehtesisht te verifikueshme nga te dhenat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Me rikthimin e PS ne pushtet ne vitin 2013 dhe ardhjen ne krye te qeverise se Edvin Kristaq Rames, pinjoll i nomenklatures komuniste, babai im serish e gjeti veten organizator te greves se urise se te perndjekurve politike ne vitin 2014, duke kerkuar dekomunistizimin e politikes shqiptare. Gjate viteve 2014-2017 une personalisht jam arrestuar 7 here nga Policia e Shtetit dhe jam denuar padrejtesisht, me procese te montuara politike, 2 here.

Ne vitin 2014 jam denuar me gjobe 2 milione leke, ne cilesine e koordinatorit te Departamentit te Perndjekurve Politike ne PDSH, si organizator i protestave kunder rikthimit te simboleve te diktatures, me ndertimin e bunkerit perpara Ministrise se Brendshme. Sebashku me drejtuesin e Departamentit te Perndjekurve Politike ne PDSH ne po kete vit, kam qene pjese e nje reportazhi special te BBC mbi kete teme, ku kam etiketuar Edi Ramen si Enver Hoxhen e dyte te Shqiperise. Me pas ne vitin 2015, jam denuar serish nga gjyqtaret e bandes se Aldo Bares, Artan Gjermeni, si organizator i FRPD per protestat kunder betonizimit te liqenit te Tiranes nga ana e kryemashtruesit Erion Veliaj.

Per te gjithe historikun tim personal e familjar, ne shenje respekti per kontributin tim politik per te djathten shqiptare dhe Partine Demokratike, do kerkoja nga gjithsecili prej jush vetem pak durim. Durim ne shenje respekti per vendimin tim personal ne lidhje me kerkesen e ardhur nga KQZ per te pranuar mandatin e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Do kerkoja gjithashtu besimin dhe mbeshtetjen tuaj te palekundur, deri ne momentin final kur vendimarrja ime te jete publike per te gjithe shqiptaret. Shqiperia si e gjithe Europa mbetet enderra ime dhe e cdo bashkmoshatari tim.

Nuk janë të paktë deputetët e rinj që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit. Deri më tani opozita e re ka 23-deputetë, por 10 prej tyre nuk kanë pranuar që të bëjnë pjesë në asnjë prej grupeve parlamentare të krijuara rishtazi. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike indrit hoxha indrit hoxha pranon mandatin e deputeti pd indrit hoxha indrit hoxha pranon mandatin e deputeti pd

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para