LIVE UPDATES
Politike

Këshilltare pranë ministrisë së Mbrojtjes, kush është vajza nga Drenica që po bën karriere politike në Suedi

23 Prill 2019, 14:25 Nga DOSJA
Këshilltare pranë ministrisë së Mbrojtjes, kush

SUEDI- Shqiptarët janë të suksesshëm në vendet ku jetojnë, derisa tashmë janë integruar mjaft mirë atje, duke marrë edhe poste politike.

Njëra ndër to është edhe Blerta Hoti, e cila po bën karrierë politike në Suedi, përcjell albinfo.ch.

Në një intervistë për “albse.tv”, ajo flet për karrierën në Suedi, emigrimin, diasporën shqiptare dhe të drejtat e tyre.

Aktualisht jam këshilltare politike e Ministrit të Mbrojtjes (Socialdemokrat) në Qeverinë suedeze që nga fillimi i muajit prill të këtij viti. Më parë kam jetuar Bruksel dhe kam qenë këshilltare politike në Parlamentin Evropian për Eurodeputetët e partisë Socialdemokrate të Suedisë. Vij nga një familje shqiptare, jam e lindur në Polac të komunës Skënderaj, Kosovë. Kur isha vetëm 6 vjeç në vitin 1992 u vendosa në Suedi së bashku me familjen time. Jam diplomuar në studimet globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Goteburgut, Suedi në qytetin dhe ku jam rritur. Gjatë studimeve isha edhe anëtare e bordit të fakultetit School of Global Studies, ku përfaqësoja interesat e studentëve. Në të njëjtën kohë edhe aktiviste e lëvizjes se grave ku punoja vullnetarisht te organizata për drejta e grave, Terrafem”, është shprehur Blerta, duke vazhduar:

Në vitin 2011 kam jetuar në Prishtinë ku dhe bëra internship në Ambasadën Suedeze, veçanërisht në SIDA (Programi Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar). Pas rikthimit në Suedi, në të njëjtin vit jam aktivizuar në Partinë Socialdemokrate të Suedisë e cila është partia më e madhe në Suedi, për momentin në qeveri së bashku me Partinë e Gjelbër Suedeze. Më 2012 punësohem si ombudsman (mbrojtëse e te drejtave) për partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të asaj partie. Gjatë kësaj kohës vendosa të angazhohem në mënyrë vullnetare duke botuar artikuj lidhur me politiken ndërkombëtare dhe Evropiane. Më 2014 së bashku me një skuadër te përkushtuar bëhem një ndër themeluesit e organizatës Klubi Socialdemokrat për politiken e Sigurisë (SSÄK), në të cilën zgjidhem edhe si kryetare. Anëtare të organizatës bëheshin edhe ish ministra, Socialdemokrat të punëve të jashtme të Suedisë, po ashtu edhe Socialdemokrat të ri”, ka theksuar tutje ajo. Ajo ka folur tutje edhe për integrimin e shqiptarëve në vendet ku jetojnë. “Duke pasur parasysh ndërtimin e një shteti demokratik me një mirëqenie sociale funksionale, shume herët kam kuptuar që këto mundësi qe mi ka ofruar shteti suedez kanë të bëjë me një qeverisje të mirë të sistemit socialdemokrat dhe reformat e kaluara tek ky zhvillim. Por mendoj që këto të drejta duhen të merren si të garantuara dhe që gjeneratat e reja duhen të luftojnë mos ti humbasin ato por ti zhvillojnë më shumë. Pjesëmarrja politike përmes votimeve është minimumi ne këtë aspekt, më së shumti duhet të referohen si shtetas të vendit ku jetojnë (detyrat dhe benefitet), pa marr parasysh gjendjen etnike të cilit i përkasin. Kjo nuk është vetëm detyrë, por një e drejt demokratike të cilën miliona njerëz ende nuk e kanë dhe është minimumi që mund të bëjnë për ti dhënë legjitimitet asaj force politike dhe prezantuese për zhvillimin e shoqërisë në të cilën jeton dhe vepron. Lidhja dhe meraku jonë si ballkanas për familjarët (ngrohtësia dhe ndjeshmëria që kemi për fisin, vëlla, motër, nënën dhe babën), nuk rresht dhe në vendet Nordike”, theksoi Hoti.

Ajo ka folur edhe për integrimin e Ballkanit në familjen evropiane. “Shtetet e Ballkanit perëndimor duhen pikë së pari ti bëjnë reformat e nevojshme për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror, por edhe ekologjik në vendet e tyre. Për mua ky vizion dhe punë afatgjate për të gjitha shtetet ballkanike, pa marrë parasysh origjinën nënkupton pikë së pari; një sundim të ligjit dhe një qeverisje te mire. Së dyti; një sistem i cili i respekton të drejtat e punëtoreve dhe të drejtat e barabarta gjinore. Së treti; një sistem me taksa progresive të cilat të investohen në sektorin publik si për shembull në shëndetësi dhe arsim. Së katërti; ta ndalojnë ndotjen e ajrit dhe që të investojnë për sektorin privat të cilat marrin përgjegjësi për ambientin.

Këto reforma duhen të jenë primare, pastaj përfshirja në BE vjen natyrshëm.

Por, si e shohin vendet nordike liberalizimin e vizave për Kosovën në një të ardhme të afërt.

“Suedia thjesht mund të frikësohet që mos të sjell një liberalizim të Kosovës me shumë aplikime për azil të pamotivuara prej shtetaseve kosovarë, sepse ka përjetuar këtë problem pas liberalizimit të vizave nga Gjeorgjia dhe Serbia. Por, ende nuk është vendosur qëndrimi zyrtar për këtë propozim i cili është duke u negociuar brenda institucioneve të BE-së. Nëse më pyet mua për mendimin personal e jo zyrtar, natyrisht që mendoj që duhet dhënë edhe Kosovës liberalizimi i vizave, i cili në mënyre afatshkurtër mund të ketë probleme, por në mënyre afatgjate vetëm do ti përforcojnë lidhjet ekonomike, shoqërore dhe kulturore me shtetet e BE-se e cila do të ketë zhvillim me mire brenda Kosovës”, theksoi tutje ajo.

Edhe ajo, si shumë emigrantë të tjerë, nuk mund të harroj vendlindjen. “Mendoj që jam shumë afër me komunitetin shqiptar kudo që kam jetuar, qoftë në Suedi, Bruksel apo në Kosovë. Sfidat kryesore besoj që nuk kanë bazë etnike, por bazë ekonomike, për shembull një shumica e shqiptarëve të diasporës janë punëtorë e jo punëdhënës, dhe besoj se të drejtat duhen të përmirësohen dhe jo që të ulen duke filluar nga pagat, kushtet në punë etj. Duhet ofruar standardi dhe kushte më të mira për punëtorin në krahasim me rritjet e pushtetit ekonomik te kompanive. Ky konflikt është më kryesor pa marr parasysh a jetojnë në Suedi apo Kosovë. Dhe sa i përket këshillave do veçoja që organizimi i drejtave ekonomike dhe  shoqërore është i domosdoshëm për secilin grup të margjinalizuar në shoqëri”, përfundoi Blerta Hoti./

Marrë nga: VOAL.CH

(a.m./dosja.al)

               

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerta hoti suedi blerta hoti suedi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet