LIVE UPDATES
Politike

‘Do arsimohen të rinjtë që nuk kanë mundësi’/ Basha takohet me gjimnazistët: Prioriteti ynë jeni ju! Do t’ju garant

4 Janar 2021, 11:27 Nga DOSJA
‘Do arsimohen të rinjtë që nuk kanë

TIRANË– Kryetari i PD, në vijim të turit të takimeve me të rinjtë, bashkëbisedoi me një grup gjimnazistësh me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar.
Shqetësimi i parë që ngritën gjimnazistët ishte ai i pandemisë së COVID-19.

Duke u ndalur tek problematikat e arsimit, kreu i opozitës tha se garancia për një nivel të mirë studentësh, është cilësia e arsimit parauniversitar.


FJALA E PLOTË E LULZIM BASHËS:

Është një problem i përsëritur. E dëgjoj kudo. Dhe padyshim një nga gjërat e para që duheshin marrë, masat e para që duheshin marrë, duhet të ishte siguria shkollave. Ndoshta e mbani mend më 29 shtator, kur ne shpalosëm një plan me 5 hapa kundër krizës dhe hapi i dytë pas shëndetësisë që kishte të bënte me spitalet dhe me të sëmurët, kishte të bënte me arsimin. Që shkollat tona t’i bënim të sigurta. Dhe propozuam disa hapa. Hapi i parë: Testimin masiv dhe pastaj periodik të mësuesve.
Hapi i dytë, subvencionimin e plotë dhe mbikqyrjen e dezinfektimit periodik të ambienteve shkollore. Hapi i tretë, vaksinimi masiv për gripin sezonal që të mos i mbivendosej komplikacioneve që sjell pastaj infektimi me koronavirus. Dhe po kështu pajisja me ato mjetet mbrojtëse që nga dezinfektanti, tek maskat sepse shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të vështirë, shumë prej tyre të pamundur t’i sigurojnë ato. Me marrjen e këtyre masave, sigurisht nuk do ta eleminonim tërësisht rrezikun, por jam i bindur që do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme. Asnjë prej këtyre masave nuk u mor dhe s’ka si të merret nga një qeveri që prej 7 vite në pushtet nuk ka siguruar as ujë të rrjedhshëm. Në 70% të shkollave të Shqipërisë nuk ka ujë të rrjedhshëm ku hapi i parë kundër pandemisë, por hapi i parë edhe për higjenën personale, është larja e duarve edhe pa pandeminë. Megjithatë dua t’ju them se këto dështime dhe pastaj përgjigjet pa plan, kaotike siç ishte ajo e kalimit nga regjimi normal mësimor në rregjimin e pjesshëm, që ndodhi brenda 24 orëve, kur 24 orë më parë kryeministri tha nuk ka problem, shkollat kështu siç janë, pas 24 orësh del ministria vetë dhe tha jo duhet mbyllur dhe duhet filluar pjesërisht, këto do të marrin fund. E vetmja gjë, e vetmja diferencë midis situatës ku jemi sot dhe situatës që mund të kishim, në qoftë se do të ishin marrë këto masa, është një qeveri e përgjegjshme. Nuk ka nevojë të shpikim rrotën. Mjafton që të financonim këto hapa që ju përmenda, mjafton që të merrnin masat për higjenën minimale në shkolla, mjafton që jo në 7 vite por edhe brenda 1 viti e gjysmë, 2 vitesh në qoftë se qeveria ka vullne, uji i rrjedhshëm në çdo shkollë duhet të jetë realitet edhe në shkollat më të largëta të vendit dhe mbi të gjitha duhet me çdo kusht që nxënësit, mësuesit, prindërit të kenë mundësinë të planifikojnë pak më përpara. Për këtë duhet që i pari i shtëpisë , i pari i shtetit, qeveria, kryeministri ta bëjë këtë plan përpara. Njëherë tërmeti, tani pandemia një gjeneratë e tërë që po humb një vit shkollor, është e paprecedentë dhe kjo sjell pasoja të mëdha. Këto janë problemet. Ne sigurisht atë plan që i vumë në dispozicion qeverisë, jemi të gatshëm ta nisim ta zbatojmë prej ditës sonë te parë të marrjes së përgjegjësive të qeverisjes së vendit. Është plotësisht e përballueshme në qoftë se prioriteti jeni ju dhe për mua ju jeni prioriteti. Ju te dhjetë këtu dhe jo 10 oligarkët dhe qindra e mijëra të tjerë si ju, të jeni të sigurt që do të marrim të gjitha masat që të paktën standardet që sigurojnë vendet e tjera të rajonit për sa i përket arsimit parauniversitar, por edhe atij universitar, t’u garantohen edhe të rejave edhe të rinjve shqiptarë.

Nuk mund të pretendojmë ne të kemi studentë të niveleve të larta në qoftë se nuk garantojmë cilësinë e arsimit para universitar, gjimnazet, shkollat nëntë vjeçare, që nga klasa e parë. Aty fillon të mbillet fara e cilësisë aty fillon të induktohet talentim. Tani ne jemi racë e zgjuar, e fortë, mbijetuese dhe askush nuk e tregon këtë më mirë se sa rinia shqiptare me gjithë këto deprivime të tuajat të familjeve tuaja. Kur ju shoh, kur ju dëgjoj nuk ju mungon asgjë krahasuar me rininë europiane. Detyra e vetme e qeverisë është të garantojë që sistemi arsimor të funksionojë normalisht. Prindërit tuaj i bëjnë detyrat tuaja, heqin bukën nga goja kur i thonë për arsimin. Shqiptarët heqin bukën nga goja për arsimin e fëmijëve të tyre, ju bëni detyrat tuaja, ia shpërbleni me punë familjeve tuaja, me përkushtim, me rezultate më të mira të mundshme edhe si gjimnazist edhe si studentë. Pra, prindërit e bëjnë detyrën e tyre, fëmijët e bëjnë detyrën e tyre, vetëm njëri s’po e bën detyrën, shteti, qeveria, kryeministri, dhe për të mbuluar dështimin gjen lloj lloj fajtorësh imagjinarë e lloj lloj justifikimesh. Shtatë vite dështime për të përmbushur premtimet e veta për një arsimim cilësor europian. Shtatë vite premtime të pambajtura për të financuar arsimin të paktën në nivelet e mesatares së rajonit. Jemi në nivelin më të ulët të financimit në çdo fushë.

Mënyra e vetme për ta garantuar është që shteti të investojë në arsimimin profesional. Por në planin tonë, një vend të veçantë për rritjen e ekonomisë kanë investimet e huaja. Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do të thotë të marrësh tribunën e të flasësh me orë të tëra, apo të gdhihesh e të ngrysesh në Instagram. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’ju tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me gjimnazistet lulzim basha me gjimnazistet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet