LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden merr përgjegjësi të plotë për trajtimin e emigrantëve haitianë

25 Shtator 2021, 05:45 Nga DOSJA
Presidenti Biden merr përgjegjësi të plotë për

SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ai merr përgjegjësinë e plotë për trajtimin e emigrantëve haitianë në kufirin SHBA-Meksikë. Presidenti Biden e quajti situatën e vazhdueshme gjatë së cilës vetëm pak ditë më parë agjentë të Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara u ballafaquan në mënyrë agresive me emigrantët, një “turp” për vendin. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se ishte e tmerrshme të shihje njerëzit që “trajtoheshin në atë mënyrë”.

“Sigurisht, unë marr përgjegjësinë. Unë jam president”, tha ai, duke shtuar se do të ketë një hetim dhe pasoja për oficerët e Patrullës Kufitare, veprimet e të cilëve u dënuan gjerësisht.

“Është një turp. Por përtej turpit, është e rrezikshme. Është e gabuar. Dërgon mesazh të gabuar në të gjithë botën… Thjesht, ne nuk jemi të tillë”, tha ai.

Komentet e presidentit u bënë ndërsa po përfundon një javë që e futi administratën e Presidentit Biden në gjendje krize për trajtimin e mijëra emigrantëve haitianë të vendosur në qytetin kufitar Del Rio, Teksas, të dëshpëruar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Nga rreth 15 mijë haitianë që fillimisht u mblodhën atje, dy të tretat e tyre familjarë, tashmë kanë mbetur vetëm disa mijëra, njoftoi Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS). Ndërsa disa janë liruar me kusht në territorin e Shteteve të Bashkuara për shqyrtimin përfundimtar të kërkesave për azil, shumë të tjerë janë dërguar në stacionet e Agjensisë së Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare për t’u deportuar ose larguar nga Shtetet e Bashkuara.

DHS raporton se afërsisht 2 mijë shtetas haitianë janë kthyer në Haiti me 17 fluturime, ndërkohë që vazhdojnë ende fluturimet për riatdhesimin. Zyrtarët amerikanë besojnë se disa mijëra emigrantë nga Haiti kanë kaluar përsëri në Meksikë.

Situata ka provokuar thirrje të ashpra si nga aleatët politikë të administratës ashtu edhe nga kundërshtarët. Ambasadori Daniel Foote, i cili shërbeu si i dërguar special i SHBA-së në Haiti që nga korriku, dorëzoi dorëheqjen të mërkurën për të protestuar ndaj administrimit të krizës nga administrata e Presidentit Biden.

Ambasadori Foote tha se qasja amerikane ndaj Haitit “mbetet thellësisht e gabuar”, duke shtuar se këshillat e tij ishin “injoruar dhe hedhur poshtë” në Uashington, “kur nuk ishin redaktuar për të projektuar një version të ndryshëm” nga ç’kishte paraqitur ai.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price mohoi ankesat e zotit Foote, duke thënë se pikëpamjet e tij “u morën parasysh plotësisht në një proces politikash rigoroz dhe transparent. Disa nga ato propozime u përcaktuan se ishin të dëmshme për angazhimin tonë për promovimin e demokracisë në Haiti dhe u refuzuan gjatë procesit të politikave. Që ai të thotë se propozimet e tij u injoruan, është thjesht e rreme”.

Ndërsa shumë kanë shprehur tronditje dhe tmerr për taktikat e agjentëve të Patrullës Kufitare kundër emigrantëve haitianë, senatori republikan Lindsey Graham i Karolinës së Jugut shkruajti në Twitter një qëndrim të ndryshëm.

“Zoti i bekoftë burrat dhe gratë e Patrullës sonë Kufitare, të cilëve u kërkohet të bëjnë të pamundurën”, shkruajti Senatori Graham në Twitter. “Gjatë gjithë kohës ata janë duke u fajësuar dhe keqpërdorur nga Administrata më e paaftë në historinë moderne amerikane”.

Senatori Graham i bëri thirrje Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas të japë dorëheqjen, duke thënë se kufiri i Amerikës po “dorëzohet”.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron