LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden pritet të njohë genocidin ndaj armenëve

24 Prill 2021, 17:25 Nga DOSJA
Presidenti Biden pritet të njohë genocidin ndaj armenëve

SHBA–Zyrtarët amerikanë kanë sinjalizuar se së shpejti Presidenti Joe Biden do të njohë si genocid vrasjet sistematike dhe deportimin e qindra mijëra armenëve nga turqit osmanë një shekull më parë. Presidenti Biden bëhet kështu presidenti i parë amerikan që ndërmerr këtë hap. Pamjet e rralla nga viti 1923 të publikuara nga Cineteca e Bolonjës tregojnë të mbijetuarit e dëbimit dhe maskrave masive të armenëve nga Perandoria Osmane në 1915 dhe 1916. Disa nga filmimet tregojnë anije të mbushura me fëmijë në Turqi dhe vargane refugjatësh që përshkojnë rrugët.

Armenët thonë se deri në 1.5 milion njerëz u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore ndërsa Perandoria Osmane u shpërbë, një pretendim i mbështetur nga rreth 30 vende. Turqia, e cila u ngrit nga hiri i Perandorisë Osmane në vitet 1920, ende refuzon me forcë klasifikimin si genocid, duke thënë se 300 mijë deri në 500 mijë armenë dhe të paktën po aq turq vdiqën në luftime kur armenët u ngritën kundër sundimtarëve të tyre osmanë. Mizoritë përkujtohen në Armeni dhe në komunitetet armene në të gjithë botën çdo 24 prill.

Këtë javë, më shumë se 100 ligjvënës amerikanë nga të dy anët e spektrit politik i dërguan një letër Presidentit Biden duke i kërkuar të përdorë në veçanti fjalën “genocid” gjatë aktiviteteve përkujtimore. Ligjvënësi demokrat Brad Sherman i Kalifornisë ka kohë që mbështet njohjen e genocidit.

Mohimi i genocidit është akti i fundit i një genocidi. Së pari shfaroset një popull, pastaj përpiqen të zhdukin kujtesën e shfarosjes. Është hapi i parë për genocidin e ardhshëm”, thotë Ligjvënësi Sherman.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu paralajmëroi administratën e Presidentit Biden se njohja e genocidit do të “dëmtojë” lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Ankaranë. I pyetur në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Turqia është një aleat me vlerë në NATO.

Si miq, si aleatë, kur kemi mosmarrëveshje, ne i ngremë ato, nuk i mbulojmë“, tha zoti Price.

Analistët thonë se Presidenti Biden ka më shumë të ngjarë se ish-Presidenti Donald Trump të bëjë përcaktimin e genocidit, për shkak të raportit miqësor të ish-Presidentit Trump me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, si dhe më shumë të ngjarë se presidentët e mëparshëm demokratë.

Ndryshe nga administrata e mëparshme, nuk ka një marrëdhënie personale midis presidentit dhe udhëheqësit turk, Erdogan. Gjatë fushatës, presidenti bëri disa komente të ashpra për autokratët, duke iu referuar udhëheqësit turk“, thotë Hrach Gregorian, nga Universiteti Amerikan.

Zoti Gregorian i tha Zërit të Amerikës se mund të ketë dëme afatshkurtra për marrëdhënien SHBA-Turqi nëse ka një njohje të genocidit, por ai nuk shqetësohet për dëmtime të qëndrueshme.

Mendoj se do të digjen disa ura; kjo është simbolikisht e rëndësishme për të dy, sigurisht për Ankaranë, nëse jo më pak për Uashingtonin. Por ju e dini, në marrëdhëniet ndërkombëtare urat digjen dhe rindërtohen, sepse shtetet veprojnë sipas interesave të tyre kombëtare“, thotë zoti Gregorian.

Ekspertja për genocidin Anahit Khosroeva ndihmoi për një letër nga historianët armenë drejtuar Presidentit Biden, ku kërkohet që ai të përdorte fjalën “genocid” dhe ku paralajmërohet se numri i të mbijetuarve të mizorive po zvogëlohet.

Tani kemi shumë të mbijetuar nga genocidi ndaj armenëve, [por] nga viti në vit, ata do të bëhen gjithnjë e më pak. Por, tani ata e mbajnë mend dhe kërkojnë drejtësi, sepse deri më tani Turqia [ka] një politikë mohimi, e cila vazhdon deri më sot“, thotë zonja Khosroeva. Zonja Khosrova ra dakord me ekspertë të tjerë të genocidit se njohja zyrtare ndihmon për të parandaluar mizoritë në të ardhmen kundër minoriteteve etnike dhe fetare.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gjenocidi ne armeni joe biden gjenocidi ne armeni joe biden

Sondazh

Poll
Bota 24 Prill 2021, 17:12

SHBA, rifillojnë vaksinimet me J&J

SHBA– Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë morën vendim të premten të rifillojnë imunizimin me vaksinën Johnson & Johnson kundër COVID-it, pas një pauze...

Bota 24 Prill 2021, 16:26

Indi: Gjendje apokaliptike prej koronës

INDI- Numri i infeksioneve të reja me korona të regjistruara brenda një dite në Indi po rritet më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Sipas të dhënave ...

Bota 24 Prill 2021, 16:25

Si ndihmojnë arkeologët për studimin e biblës

Historitë pasionante biblike flasin për vuajtjet dhe vdekjen e Jezusit nga Nazareti, tregojnë se si Jezusi u dënua për vdekje dhe u kryqëzua nga funksionari rom...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron