LIVE UPDATES
Politike

FOTOT/ Presidenti Meta dekoron këngëtarin Ylli Baka: Ka miliona klikime

22 Janar 2021, 17:52 Nga DOSJA
FOTOT/ Presidenti Meta dekoron këngëtarin Ylli Baka: Ka miliona

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshër i Madh” këngëtarin popullor Ylli Baka.

Presidenti e dekoroi këngëtarin për motivacionin “Me mirënjohje për përpjekjet e suksesshme dhe arritjet e shquara në prezantimin dhe ngritjen në një nivel të ri të këngës popullore e në veçanti të Jugut të Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të saj brenda dhe jashtë vendit. Për kontributin e shquar në fushën e kulturës, në interpretimin e rrallë të këngës popullore, por edhe në mbrojtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare si pjesë e fondit të artë të Folklorit Kombëtar”.

Ndërkohë që në Facebook Meta shkroi se Baka nuk ka nevojë për prezantim pasi ai njihet nga të gjithë dhe se ai ka fituar me meritë të gjitha duartrokitjet që ka marrë. Ai gjithashtu shkroi se Ylli është bërë i pandashëm për shqiptarët në të gjitha gëzimet e tyre familjare.

Fjala e Presidentit Meta:

Të nderuar pjesëmarrës, kam kënaqësi të veçantë të jem sot, bashku me ju, në këtë ceremoni, për të vlerësuar një nga artistët e mëdhenj të muzikës sonë popullore,z.Ylli Baka,shumë të dashur e të vlerësuar nga publiku shqiptar.

Ylli Baka vjen në këngën shqiptare si një këngëtar me identitet të spikatur, duke krijuar një profil të veçantë dhe të papërsëritshëm. Midis shumë këngëtarëve, Ylli Baka është i dallueshëm nga të tjerët, jo vetëm me zërin karakteristik, por edhe me stilin e veçantë të këngëve të tij, që ka sjellë një risi pozitive në këngën shqiptare.

Në këngët e Ylli Bakës ndihet në mënyrë të drejtpërdrejtë tingëllimi i polifonisë labe, çka e thjeshtëzon përcjelljen e saj tek dëgjuesit, jo vetëm të trevave të Jugut, por në mbarë publikun shqiptar. Këngët e tij nuk janë thjeshtë kënge polifonike tradicionale të trevave Labe, të Tepelenës, të Skraparit, të Lumit të Vlorës apo Këngët e Bregut të Himarës e Pilurit, por janë krijime të reja me individualitete, bazuar në motive popullore.

Tematika e këngëve të Ylli Bakës është e gjerë dhe e larmishme dhe prek shumë aspekte të jetës së përditshme, nga temat shoqërore, ato lirike e sociale, e deri tek temat patriotike që Ylli i këndon me tërë pasionin e shpirtit të tij. Karriera artistike e Ylli Bakës filloi rreth 16 vite më parë, kur u prezantua para publikut në një koncert në qytetin e Tepelenës.

I lindur dhe i rritur në Tepelenë, por edhe me një lidhje të veçantë me Skraparin, nga vjen nëna e tij, Ylli Baka ka luajtur rolin e një ure lidhëse, midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj Toske të Skraparit.

Ylli është një interpretues i talentuar dhe i veçantë, që bashkon korifeun e këngës Labe të Bënçës, Mjeshtrin e Madh Golik Jaupi, me këngën e Skraparit të kënduar nga legjenda e iso-polifonisë toske, Demir Zyko. Në rrugëtimin e tij këngëtari Ylli Baka ka kënduar me qindra këngë dhe ka prodhuar disa dhjetëra videoklipe, që mbajnë individualitetin dhe firmën e tij.

Me miliona klikime në rrjetet sociale, Ylli Baka është një nga këngëtarët më të preferuar për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë. Koncertet e Yllit brenda dhe jashtë vendit janë një moment gëzimi dhe feste për publikun artdashës, i cili i jep pa kursim duartrokitjet.

Vit pas viti Ylli Baka e ka konsoliduar personalitetin dhe individualitetin e tij artistik dhe me zërin e tij të veçantë është kthyer në një ndër figurat më të dashura për publikun dhe popullin shqiptar. Për kontributin e dhënë në prezantimin e këngës popullore të Jugut, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, vlerësoj z.Ylli Baka me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ylli baka ilir meta ylli baka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet