Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Presidenti i Brazilit refuzon të marrë vaskinën, Bolsonaro: Thjesht nuk ka kuptim
14 Tetor 2021, 12:44Nga DOSJA
BRAZIL– Më shumë se 600.ooo qytetarë kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, të cilin presidenti i Brazilit e quajti “grip të lehtë”. Sipas The Guardian, Jair Bolsonaro, ka dhënë njoftimin se do të refuzojë vaksinimin, pasi për të nuk ka asnjë kuptim kjo gjë.
“Kam vendosur të mos e marr vaksinën. Kam ndjekur studimet e reja dhe.. Pse duhet të vaksinohem? Thjesht nuk bën sens” tha presidenti Bolsonaro, duke shtuar se anti-trupat e tij tanimë ishin “ngritur në qiell” pas infektimit të fundit.
Ai mohoi të ishte kundër vaksinimit, por tha se ishte kundër atyre që po “tërboheshin” për të blerë vaksina. Komentet e tij, të cilat erdhën menjëherë pasi numri i viktimave nga covid në Brazil kaloi shifrën 600.000, shkaktoi zemërim të madh tek vendasit, të cilët e akuzuan se po përpiqej të largonte vëmendjen nga shumë probleme të rëndësishme si rritja e urisë, varfërisë dhe inflacioni.
“Është budallëk dhe vendim egoist, sepse vaksinimi nuk është vetëm për të mbrojtur veten, por edhe ata rreth teje,” tha Natalia Pasternak, udhëheqësja e lëvizjës qytetare “QSI”.
154 milion njerëz kanë mundur të marrin një dozë të vaksinës, që përbën 47% të popullatës në Brazil, ndërkohë që 47% e tyre janë vaksinuar ploësisht.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TAJVAN– 46 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë pësuar dëmtime serioze, pasi një kullë 13 katëshe në Tajvan u përfshi nga flakët në orët e pa...
ANGLI– Dy të rinj të veshur me uniforma policie, tentuan të hynin në shtëpinë e familjes shqiptare në Londër. Në videon e postuar në mediat sociale një ng...
NORVERGJI – Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm në qytetin Kongsberg, në Oslo ditwn e djeshme pasi një person përdori një h...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës kanë shpërfaqur dallimet për vazhdimësinë e agjendës së dialogut me Serbinë. Ndërmjetësuesit e këtij proc...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët ...
KOSOVË– Koalicioni Për Gratë në Gazetari shpreh shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e grave gazetare që mbulojnë një protestë në qytetin e Kosov...