Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Presidenti i Portugalisë rezulton pozitiv për COVID-19, nuk ka simptoma
12 Janar 2021, 09:24Nga DOSJA
PORTUGALI- Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, i cili po kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 24 Janarit, ka rezultuar pozitiv me koronavirus por deri më tani nuk ka treguar asnjë simptomë, raporton Reuters.
72-vjeçari kishte një debat të madh presidencial të planifikuar për të Martën, si dhe një takim me ekspertë të shëndetësisë për të diskutuar detajet e një bllokimi të planifikuar që do të njoftohet të Mërkurën, por zyra e tij tha se ai tashmë kishte anuluar të gjitha paraqitjet e tij publike.
Në një deklaratë të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, zyra e Rebelo de Sousa tha se presidenti tashmë ka informuar Kryeministrin Antonio Costa dhe Ministren e Shëndetësisë Marta Temido për situatën.
”Presidenti kishte rezultuar negativ dje, dhe megjithëse testi i sotëm i antigjenit është negativ, tani, në orën 9:40 pasdite, testi PCR ishte pozitiv,” – shtoi deklarata.
Rebelo de Sousa do të vetë-izolohet në rezidencën e tij zyrtare në Lisbonë, tha deklarata. Rezultati i tij pozitiv i testit vjen pasi ai doli negativ në 6 Janar pasi ishte në kontakt me dikë që ishte infektuar dhe kështu rifilloi orarin e tij të punës.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me Aleancën e Kosovës së Re kanë lidhur koalicion për të hyrë në zgjedhejt e 14 shkurtit. Lajmin e ka bërë t...
BRITANI– Hasnat Khan ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët duke iu përkushtuar karrierës së tij si kardiokirurg. Ai ka zgjedhur të mos flasë pas vdekjes...
KINË- Një minierë ari ka shpërthyer në Kinë duke bllokuar 22 punëtorë brenda. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se shpërthimi n...
MALI I ZI- Mali i Zi ka lehtësuar masat për kailimin e kufijve me vendet e tjera. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviq....
GJERMANI- Gjermania, është sigurisht një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, dhe rritjes në karrierë dhe formimit profesional është shumë...
SHBA- Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump pretendon se pas protestave të dhunshme në Capitol ishin ANTIFA (Mbështetësit e Biden). Lajmin e kanë bërë të...
SHBA– Fotografitë dhe videot e trazirave dhe sjellja e padisiplinuar dhe e dhunshme e mbështetësve pro-Trumpit të Mërkurën e kaluar janë bërë virale në internet...
VATIKAN- Papa Françesku ka bërë disa ndryshime në Kishën Katolike duke u dhënë grave më shumë të drejta. Sipas ndyshimeve të reja gratë tani lejohen që t...
TAJVAN– Ishulli raportoi rastet e para të transmetuara në vend të Covid-19 që nga 22 Dhjetori, një mjek në një spital që po trajtonte një pacient të infektuar d...