LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Ilir Meta vlerëson me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’, 6 gazetarë sportivë

3 Korrik 2021, 17:54 Nga DOSJA
Presidenti Ilir Meta vlerëson me Titullin ‘Mjeshtër i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me anë të një ceremonie solemne disa gazetarë të spikatur sportivë për kontributet dhe meritat e tyre profesionale në pasqyrimin e garave dhe ndeshjeve sportive. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi Presidenti Meta dekoroi z.Bashkim Tufa “Në vlerësim të kontributeve dhe punës së palodhur prej gazetari profesionist dhe si kryeredaktor i gazetës ‘Sporti Shqiptar’, duke botuar denjësisht veprimtaritë sportive dhe duke promovuar sukseset e sportit shqiptar.”;

Z.Moisi Dalipaj “Me mirënjohje ndaj kontributit dhe vlerave të spikatura në pasqyrimin e veprimtarive sportive, si dhe për promovimin e figurave të shquara të sportit vlonjat dhe atij kombëtar, duke u dalluar si komentator sportiv i rrallë në ‘Radio Tirana.’”; Z.Ymer Striniqi (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar si gazetar, komentator i shkëlqyer i ndeshjeve të futbollit nga qyteti i Shkodrës duke shërbyer si një arkivë e pasur historike e futbollit shqiptar.”; Z.Frederik Fico (pas vdekjes)“Me mirënjohje për kontributin e shquar si komentator i spikatur dhe profesionist në pasqyrimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit në vendin tonë.”; Z.Xhevdet Zekaj “Në shenjë vlerësimi për kontributin e spikatur si pedagog, gazetar dhe analist sportiv, me një karrierë të suksesshme në pasqyrimin me vërtetësi të problematikave në sport, duke ndikuar në rritjen pozitive të debatit profesional dhe duke promovuar vlerat edukuese dhe qytetare.”; Si dhe z.Sotir Seferaj “Me mirënjohje shtetërore për kontributet e dhëna në sportin e futbollit, si sportist, trajner dhe publicist dhe si autor i disa librave me karakter historik e monografik, duke ri sjellë në kujtesën e sportdashësve, personalitete të çmuara dhe legjenda të paharruara të futbollit shqiptar.”

Fjala e Presidentit Ilir Meta:

Është kënaqësi e veçantë, me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë, t’ju përcjell urimin dhe mirënjohjen time më të sinqertë, për të gjithë ju dhe për gjithë komunitetin e gazetarëve sportivë në vendin tonë, kudo ku ata janë. Jam shumë i vetëdijshëm për rolin që gazetarët sportivë kanë për zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe të vlerave të tij. Prandaj dhe dua t’ju falënderoj për punën tuaj të palodhur edhe  në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, duke vazhduar për të promovuar fort vlerat e mirëfillta të gazetarisë sportive. Analizat, opinionet dhe komentet në shtypin sportiv, kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e një sporti të ndershëm, të shëndetshëm, të suksesshëm dhe dinjitoz.  Vlerësoj përkushtimin tuaj, për ngritjen e zërit me forcë kundër shfaqjeve antisportive, po kështu ju falënderoj për sfidat tuaja në pasqyrimin e sukseseve të sportit tonë dhe me idetë që jepni vazhdimisht.

Gazetaria sportive është një shkollë e madhe miqësie, vendosmërie, besnikërie, kurajoje, por edhe vëllazërie universale. Gazetarët sportivë, janë ata që angazhohen në kërkimin e shkaqeve reale të rezultateve të dobëta, të konflikteve, por edhe njëkohësisht që propozojnë rrugët për përmirësim dhe zgjidhjen e tyre. Puna dhe përkushtimi juaj është një vlerë e çmuar, jo vetëm në edukimin dhe promovimin e sukseseve të sportit të gjeneratës së sotme, por njëkohësisht edhe në rivlerësimin e legjendave të dikurshme dhe të historisë sonë të mirë, si një frymëzim për gjeneratat aktuale dhe ato të së ardhmes. Prandaj jam shumë i lumtur që të jem sot së bashku me ju, pjesërisht e konsideroj veten pjesë të këtij komuniteti të gazetarëve sportivë, për arsye se si student në vitet 89-90’, kam qenë edhe unë pjesë e emisionit ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’, me shumë emocion e kujtoj atë kohë, pasi ai ka qenë emisioni më i ndjekur në Shqipëri. Në çdo familje që kishte një radio “Iliria” dhe kudo ku kishte njerëz si në autobusë apo rrugë, do e ndiqte ekipin e zemrës, por edhe gjithë kampionatin sportiv, pasi kjo ishte një nga kënaqësitë e veçanta të asaj kohe. Për këtë arsye, jam i lumtur sot që të vlerësoj disa nga ikonat e gazetarisë sonë sportive. Kënaqësi e veçantë që të vlerësojmë sot, zotin Bashkim Tufa, që vazhdon me gjenerata të reja për të kontribuar për sportin.

Një gazetar mjaft i mirënjohur dhe i dashur për të gjithë dhe kryeredaktor i gazetës mjaft të famshme dhe të dashur ‘Sporti Popullor’. Moisi Dalipaj komentatorin e palodhur dhe promovuesin e vlerave të sportit vlonjat dhe kombëtar. Zotin Xhevdet Zeka, pedagogun, gazetarin dhe analistin e shquar sportiv, si dhe zotin Sotir Seferaj, publicistin, futbollistin e palodhur dhe autorin e shumë librave për legjendat e sportit shqiptar. Është një kënaqësi e veçantë që të vlerësojmë sot, dy personalitete të cilët për fat të keq nuk i kemi midis nesh, por që me punën, kontributin, trashëgiminë që ata kanë lënë pas, mbeten ikona të përjetshme të mikrofonit dhe gazetarisë sportive. Zotin Ymer Striniqi, komentatorin e famshëm dhe arkivin e sportit shkodran dhe zotin Frederik Fico, njeriun e mrekullueshëm dhe komentatorin e talentuar të futbollit nga Gjirokastra. Ju falënderoj të gjithëve dhe ju uroj suksese dhe mbarësi në familjet tuaja. Le të punojmë për të promovuar sa më shumë sportin, vlerat sportive sepse kemi nevojë për fëmijë dhe të rinj që merren me sport, që të bëjnë një jetë aktive fizike dhe të shëndetshme, pasi e dimë që fëmijët, të rinjtë janë të ekspozuar shumë ndaj veseve, ndaj probleme të ndryshme, të cilat cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, por dhe të familjeve tona dhe të vetë shoqërisë sonë. Puna juaj është shumë e rëndësishme dhe unë besoj që ju do të shumëfishoni përpjekjet tuaj si komunitet dhe në ardhmen në këtë drejtim!”

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike meta dekoron gazetaret sportive meta dekoron gazetaret sportive


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet