LIVE UPDATES
Aktualitet

Presidenti Meta dekoron peshëngritës të spikatur me titullin “Mjeshtër i Madh”: Janë një shembull frymëzimi për të

24 Maj 2021, 11:20 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron peshëngritës të spikatur me titullin

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një ceremonie solemne, dekoroi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” peshëngritës të spikatur, me kontribute të rëndësishme për zhvillimin cilësor të këtij sporti në vendin tonë.

Kreu i Shtetit dekoroi peshëngritësin e shquar, z.Vehap Xhindoli “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive, si një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist e trajner i suksesshëm, duke ngritur lart emrin e prestigjin e peshëngritjes shqiptare.”

Esat Ademi “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në sportin e Peshëngritjes, si sportist Kampion me ekipet ‘Vllaznia’, ‘Partizani’ dhe Ekipin Kombëtar. Drejtues i suksesshëm i Federatës së Peshëngritjes, me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Ilir Çelaj “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar si trajner i rezultateve të larta në sportin e Peshëngritjes të ekipit ‘Elbasani’ dhe Ekipit Kombëtar. Figurë e shquar e sportit në qytet, shembull në përgatitjen e sportistëve, duke ngritur lart emrin e prestigjin e peshëngritjes shqiptare.”

Endri Haxhihyseni “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta si Kampion dhe Rekordmen në sportin e Peshëngritjes, me ekipet ‘Elbasani’, ‘Tirana’ dhe Ekipin Kombëtar, të arritura në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Sportist i përkushtuar e peshëngritës i talentuar.”

Gerti Trasha “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar në sportin e peshëngritjes. Sportist kampion, me rezultate të shkëlqyera në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar sportistëve të dekoruar, familjarëve dhe kolegëve të tyre të pranishëm në ceremoni, Presidenti Meta u shpreh:

“Është një privilegj i veçantë, nderimi i disa personaliteteve të shquara të peshëngritjes dhe të sportit tonë, të cilët me rezultatet e tyre kanë kontribuar, për të përfaqësuar me dinjitet këtë sport në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Sporti ynë është i mbushur me shumë ngjarje të suksesshme nga peshëngritja, që vazhdon të ushtrohet me të njëjtin pasion, për fat të mirë edhe sot, nga të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë. Padyshim, që peshëngritja është pjesë shumë e rëndësishme e historisë së sportit shqiptar, dhe rezultatet e saj na kanë bërë të ndihemi krenarë, nga rekordi botëror i të madhit dhe të paharruarit Ymer Papmuri e deri në medaljet më të fundit të Briken Caljas. Kam kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, veteranin e peshëngritjes dhe të shumë sporteve të tjera, z. Vehap Xhindoli, një personalitet i njohur për sportin e peshëngritjes, por dhe për atletikën, akrobacinë, njëkohësisht edhe themelues i cirkut të Elbasanit. Me punën dhe falë talentit të tij, z.Xhindoli ka thyer 70 rekorde kombëtare, ka fituar titullin Kampion për 8 vite rresht dhe ka shënuar arritje të tjera të shquara. Kënaqësi e veçantë të vlerësoj gjithashtu edhe z.Esat Ademi, një tjetër personalitet i njohur i peshëngritjes, sportist i niveleve më të larta me ‘Vllazninë’, me ‘Partizanin’ dhe me Ekipet Kombëtare, i cili ka arritur të jetë jo vetëm Kampion i vendit, por dhe fitues i shumë Kupave dhe medaljeve. Një kontribut të jashtëzakonshëm ai ka dhënë edhe si President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, nëpërmjet mbështetjes së talenteve të reja dhe lidershipit të shquar të dëshmuar për arritjen e shumë sukseseve të rëndësishme në veprimtaritë ndërkombëtare të këtij sporti. Është kënaqësi të vlerësoj edhe z.Ilir Çelaj, një nga trajnerët më të njohur të peshëngritjes, jo vetëm të Elbasanit, por edhe të Ekipeve Kombëtare, i cili ka përgatitur kampionë dhe rekordmenë të njohur. Ilir Çelaj mban, që nga viti 1996, titullin e kryetrajnerit me Ekipin Kombëtar të Peshëngritjes dhe e ka përfaqësuar atë, pothuajse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare olimpike, botërore, europiane, Lojërat Mesdhetare dhe Lojërat Ballkanike. Dy peshëngritës të shkëlqyer, kampionë dhe rekordmenë, që i nderojmë me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ janë Endri Haxhihyseni dhe Gerti Trasha, të cilët me rezultatet e tyre në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë ngritur lart prestigjin jo vetëm të peshëngritjes, por të mbarë sportit shqiptar. Këta sportistë dhe trajnerë janë një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë dhe  fëmijët në vendin tonë, të cilët kanë pasion peshëngritjen. Rezultatet e merituara, që këto personalitete të sportit tonë kanë arritur, janë shembull frymëzimi për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, me modelet më të mira, se si mund të arrihet suksesi me punë e me këmbëngulje dhe në këtë mënyrë të ngrihet lart me dinjitet edhe flamuri kombëtar.”

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dekorimi endri haxhihyseni esat ademi gerti trasha ilir çelaj ilir meta mjeshter i madh dekorimi endri haxhihyseni esat ademi gerti trasha ilir çelaj ilir meta mjeshter i madh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet