LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta dekoron rilindasin arbëresh Anselmo Lorecchio: Figurë e shquar

22 Prill 2022, 16:51 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron rilindasin arbëresh Anselmo Lorecchio: Figurë

ITALI- Presidenti i Republikës Ilir Meta, mori pjesë dhe përshëndeti konferencën përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së rilindasit të shquar arbëresh Anselmo Lorecchios, që u mbajt në Pallagorio. Në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku merrnin pjesë autoritete të larta vendore dhe rajonale, akademikë, studiues, diplomatë e intelektualë, Presidenti i Republikës nderoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” avokatin, politikanin, diplomatin, poetin dhe shkrimtarin, aktivistin e palodhur të Rilindjes Kombëtare shqiptare si dhe mbështetësin e luftëtarin e paepur për pavarësinë e Shqipërisë, Anselmo Lorecchio (pas vdekjes).

“Me vlerësim të lartë ndaj kontributit të jashtëzakonshëm në shërbim të çështjes shqiptare si dhe ndaj përpjekjeve të palodhura në angazhimin për ndërgjegjësimin e publikut italian dhe atij europian ndaj mbrojtjes së interesave shqiptare gjatë momenteve kritike të historisë sonë kombëtare. Me mirënjohje shtetërore për punën e palodhur politike e diplomatike si një zë i fuqishëm e i vazhdueshëm në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë”, tha Meta.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtuar kryebashkiakut Umberto Lorecchio, personaliteteve të larta të Rajonit të Kalabrisë dhe studiuesve të pranishëm, Meta u shpreh se Lorecchio ka qenw njw figurë e gjithanshme dhe shumë dimensionale si dhe njw prej zërave më të njohur të Lëvizjes Kombëtare shqiptare.

“Kënaqësi të marr pjesë në këtë konferencë kushtuar Anselmo Lorecchios, këtij personaliteti të spikatur të kulturës dhe historisë arbëreshe, por edhe kombëtare. Anselmo Lorecchio ishte një figurë e gjithanshme dhe shumë dimensionale, si  gazetar, jurist, poet dhe shkrimtar, dhe së bashku me figura të tjera të mëdha arbëreshe si Jeronim De Radën, Zef Skiroi, ishte një prej zërave më të njohur të Lëvizjes Kombëtare shqiptare.

Ai, ishte një prej nismëtareve të gjuhës shqipe në Itali dhe shkruajti disa vepra të rëndësishme si ‘Çështja Shqiptare’, ‘Mendimi Politik Shqiptar në Raport me Interesat Italiane’, ‘Memorandumi dhe Shqipëria’, etj. Lorecchio i shërbeu çështjes shqiptare si kryetar i ‘Shoqërisë Kombëtare Shqiptare’ dhe drejtoi gazetën periodike ‘La Nazione Albanese’, një organ politik, letrar, kulturor në gjuhën italiane, që botohej me moton: ‘Shqipëri përpara!’. Ai i kushtoi jetën e tij çështjes shqiptare dhe çlirimit të Shqipërisë dhe gjithmonë ishte i lidhur shpirtërisht me atdheun e të parëve. 

Në vitin 1912, vetëm disa ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, babai i themelimit të shtetit shqiptar e falënderoi personalisht Lorecchio-n duke thënë: ‘Dëshirat tuaja për përmbushjen e idealeve tona të përbashkëta janë shumë të mirëpritura. Ne jemi të sigurt për simpatinë dhe mbështetjen e ngrohtë të të gjithë shqiptarëve të Italisë. Vepra juaj si luftëtar i vjetër do të vlerësohet denjësisht nga Shqipëria e lirë’. Po kështu më dhjetor 1920, Lorecchio mori një letër nga kreu i delegacionit shqiptar në ‘Lidhjen e Kombeve’, Fan S. Noli, një ndër figurat më të mëdha patriotike të Shqipërisë, i cili falënderonte Lorecchio-n për punën e tij.
Prej gjysmës së parë të shekullit të 19-të, projekti i parë i Rilindjes Shqiptare, një projekt thellësisht europian, u formulua nga figurat e komunitetit arbëresh.

Ndaj ne, ju jemi shumë mirënjohës këtyre figurave si  Jeronim De Rada, Gavril Dara, Zef Serembe dhe Anselmo Lorecchio, të cilët ndihmuan finalizimin e zgjimit të popullit shqiptar dhe pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria osmane.  Ne u jemi shumë mirënjohës arbëreshëve tanë, pasardhësve të Gjergj Kastrioti Skënderbeut,  që prej gati 6 shekujsh ruajtën historinë, traditën, ritet, kulturën dhe figurën e lavdishme të heroit tonë kombëtar, që na frymëzoi edhe për liri dhe pavarësi.

Një mirënjohjen të thellë për Profesor Altimarin, për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë, jo vetëm për kultivimin e gjuhës shqipe në Itali, në katedrën e Studimeve Albanologjike në Universitetin e Kalabrisë, Kozencës, por edhe të gjithë studiuesit arbëreshë të cilët vazhdojnë në misionin e tyre kombëtar dhe akademik, për të mbajtur gjallë kulturën dhe gjuhën arbëreshe, e cila, rrezikon të zhduket, nëse nuk punojmë fortë për ta ruajtur atë.

Ndaj, do shtojmë nismat konkrete për mbrojtjen e gjuhës arbëreshe, duke dyfishuar përpjekjet tona për regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO. Edhe rivlerësimi i një personaliteti kaq të madh si Anselmo Lorecchio, na ndihmon të kuptojmë më mirë të shkuarën dhe të punojmë më mirë dhe me frymëzim për të ardhmen, si dhe për të forcuar më tej miqësinë e jashtëzakonshme mes dy vendeve tona: Shqipërisë dhe Italisë. Dëshiroj ta mbyll fjalën time përshëndetëse, me disa vargje të Anselmo Lorecchios nga poezia e tij ‘Vogëlushi italo-shqiptar’ (Il fanciullo Italo-Albanese), e  vitit. 1897.

“Bella Italia, ci hai dato le case,
cittadini ci hai fatto e tuoi figli
e noi grati, partiam nei perigli
Albania ed Italia nel cor!

(E bukura Itali, na ke dhënë shtëpitë,
na bëtë qytetarë dhe fëmijët tuaj dhe ne mirënjohës,
le të shkojmë në rrezik
Shqipëria dhe Italia në zemër!)

Duke u bashkuar me apelin e Profesor Altimari, jemi këtu për të dhënë një vlerësim të këtij personaliteti të madh, dhe besoj që edhe 100-vjetori do t’ia arrijë më mirë qëllimit që kemi përpara, duke organizuar evenimente të rëndësishme jo vetëm në Kalabri dhe Itali, por padyshim edhe në Shqipëri. Ndaj sot, përveç angazhimit për të vazhduar impenjimin tim për lartësimin e kësaj figure në Shqipëri, pasi edhe studiues shqiptarë kanë qenë dhe janë në mbështetje të plotë të ridimensionimi të tij, kam nderin të vlerësoj, për kontributin e jashtëzakonshëm që ai ka dhënë për çështjen e interesave shqiptare  dhe ta vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. E përjetshme vepra dhe kujtimi i Anselmo Lorecchio!”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike anselmo lorecchios ilir meta umberto lorecchio anselmo lorecchios ilir meta umberto lorecchio

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri