LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta në edicionin e 6-të të “Ditëve të Kujtesës” 2021: Një popull, që fle në demokraci, zgjohet në dikt

19 Shkurt 2021, 17:57 Nga DOSJA
Presidenti Meta në edicionin e 6-të të “Ditëve të

TIRANË – Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të “Ditëve të Kujtesës”, me temë “30 vite më pas – Sa e njohim regjimin komunist?”, të organizuar nga Instituti shqiptar për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Fondacionin gjerman “Konrad Adenauer” (KAS).

Në këtë aktivitet, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatave të të përndjekurve politikë, historianë të shquar vendas e të huaj, merrte pjesë edhe kreu i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Vincenzo del Monaco, si dhe historiani i mirënjohur austriak, Prof.Dr. Oliver Schmitt.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh:

“Ju falenderoj për ftesën, për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, me një emër mbresëlenes “Ditët e Kujtesës”. Këtë vit mbushen 30 vjet të shkëputjes së vendit nga shtypja dhe izolimi, të imponuara nga diktatura më e egër, që njohën vendet e Europës Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore. 30 vjet më parë, më 20 shkurt 1991, në sheshin “Skënderbej” u krye akti simbolik i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Një akt, që shënoi rënien e sistemit më të ashpër totalitar të gjithë Europës Lindore dhe fillimin e një periudhe të re për vendin, atë të demokracisë. Sot, pas 3 dekadash, një sërë aspiratash të të rinjve të asaj kohe, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, nuk janë realizuar ende. Ndërkohë, që shumë problematika të asaj kohe, i mbartim ende në forma të reja në shoqërinë tonë edhe pas 30 vjetësh, të pazgjidhura ose pjesërisht të zgjidhura si: qasja ndaj së shkuarës,  pranimi i fajit për krimet e bëra gjatë asaj periudhe, vlerësimi dhe kompensimi i personave që kanë vuajtur dënime të padrejta, kthimi dhe kompensimi i pronave, madje edhe për komunitetet fetare, e shumë çështje të tjera. Është e rëndësishme të kujtojmë çfarë ky vend ka kaluar gjatë kësaj periudhe të errët, për të ecur të sigurtë në të ardhmen. Është e rëndësishme të dëgjojmë dhe të njohim dëshmitë e intelektualëve, që ju desh të përballen me terrorin e regjimit, por që nuk u dorëzuan dhe që ashtu si At Zef Pllumi: “rrnojtën për me tregue.”  Këto janë ditët e kujtesës së një periudhe të errët në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve,  la gjurmë dhe pasoja të rënda traumatike për vendin, të cilat edhe sot i ndjejmë. Sepse reminishencat dhe modelet arbitrare të drejtimit, ende përpiqen të mbijetojnë edhe në kushtet e demokracisë. Prandaj kjo veprimtari, këto panele dhe ekspozitat, që do të hapen, si pjesë e këtij organizimi disa ditor, kanë një vlerë, kanë një mesazh, por kanë edhe një qëllim për të na ndihmuar për të ardhmen, në mënyrë që: Të kujtojmë dhe të mos harrojmë ditët, kohën dhe pasojat e diktaturës. T’i kujtojmë ato ditë të errëta, për të nxjerrë mësime, t’i kujtojmë ato, për të mos lejuar, që hijet e së shkuarës të kërcënojnë të tashmen dhe të ardhmen e vendit. T’i kujtojmë ato kohë të zymta, për të na kujtuar dhe rikujtuar se sa e brishtë është demokracia dhe institucionet e saj. Për të na kujtuar se shtypja e reagimit qytetar, e shprehjes dhe e lirisë së mendimit është në fakt instalim i diktaturës. Për ta na kujtuar se, një popull që fle në demokraci, mund të zgjohet në diktaturë. Diktaturat janë regjime, që bazohen mbi gënjeshtrën dhe që përmes propagandës, shpëlarjes së trurit, përpiqen tek një pjesë e shoqërisë, që manipulohet më lehtë, t’i serverin gënjeshtrat si të vërteta. Ndërsa tek pjesa tjetër e shoqërisë, më intelektuale, diktaturat përpiqen t’i imponojnë gënjeshtrat përmes represionit dhe formave të ndryshme të dhunës, që ata t’i pranojnë si të vërteta dhe t’i duartrokasin. Demokracia është të jetosh në liri dhe në dinjitet. Pas 30 vitesh, duhet të kuptojmë mirë se demokracia mbrohet dhe ruhet çdo ditë. Demokracia mbrohet dhe ruhet jo vetëm kur cenohet një e drejtë e jotja, por edhe kur cenohet një e drejtë e fqinjit tënd, e kolegut tënd, e shokut tënd, e një pjesëtari të komunitetit, sepse në atë moment që ndodh kjo padrejtësi, sistemi represiv i kërcënon të gjithë. Unë besoj, që pas 30 vjetësh dhe këto “Ditë Kujtese” të na ndërgjegjësojnë për këtë rëndësi, që ka kujdesi për demokracinë çdo ditë dhe në mënyrë të përhershme. Demokracia kërkon sakrifica të vazhdueshme në mënyrë që ajo të bëjë gjithmonë hapa përpara. Duke përfunduar ju uroj  sukses në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij eventi shumë të rëndësishëm. Ju faleminderit !

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 19 Shkurt 2021, 16:46

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi ka nisur rreth orës 17:...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet