LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta rihap për herë të tretë garën për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, afati për aplikim deri më 14 teto

24 Shtator 2020, 09:59 Nga DOSJA
Presidenti Meta rihap për herë të tretë garën për

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka rihapur për herë të tretë garën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftimin e Presidencës sqarohet se afati i aplikimit për këtë vend vakant në Gjykatën Kushtetuese është deri më 14 tetor të këtij viti. Sipas Presidentit, pas mbledhjes së kandidaturave, lista me aplikuesit do të përcillet menjëherë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, për të vijuar me procedurën e verifikimit.

Kjo vakancë në Gjykatën Kushtetuese është krijuar pas dorëheqjes së gjyqtari Besnik Imeraj, më 31 janar 2018.

Ndërkohë mësohet se gjyqtarja Arta Vorpsi ka paraqitur në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pas përplasjeve me presidentin Ilir Meta, kjo e fundit nuk heq dorë për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi nga Presidenca:

Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin nr. 268 prot., datë 18.09.2020 dhe Vendimin nr. 29, datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, administruar me nr. 3188 prot., datë 21.09.2020, konstatoi se: Në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, e shpallur fillimisht për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018 dhe rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019,  rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant  nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë.

Me përfundimin përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj,  Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018 shpalli procedurën për plotësimin e kësaj vakance.

Nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që shprehën interesin për konkurrim, në përfundim të procedurave të verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrtoi dhe lejoi kandidimin vetëm për 2 kandidatë, konkretisht:

Presidenti i Republikës, pasi vlerësoi informacionin dhe njoftimin e përcjellë me shkresën nr. 530 prot. datë 26.09.2019 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, dekretoi: “Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj.”

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant, rezultoi se shprehën interesin për kandidim edhe 6 aplikantë të tjerë, përveç 2 (dy) kandidatëve që vijonin të ishin në garë në atë moment për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese.

Lista e kandidatëve iu dërgua menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me shkresën me nr. 3802 prot., datë 22.10.2019.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve për këtë vend vakant nuk është lejuar kandidimi për asnjë nga 8 kandidatët, që shprehën interes dhe paraqitën kandidaturën, ndërsa për kandidatin e fundit të ngelur në garë të verifikuar nga KED, zotin Shaqir Hasanaj, vendimi i KED-së për ndalimin nga kandidimi është kundërshtuar në Gjykatën e Apelit Administrativ dhe nuk ka ende një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e datës 16.09.2019 shqyrtoi gjendjen e krijuar për këtë vend vakant dhe me vendimin nr. 29, datë 16.09.2020, vendosi të njoftojë Presidentin e Republikës për të vlerësuar mundësinë e rishpalljes së procedurës së konkurrimit për plotësimin e vendit vakant, vakancë e parakohshme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të krijuar për shkak të përfundimit përpara afatit të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj. Ky njoftim është administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 3188 prot., datë 21.09.2020.

Bazuar në këto kushte, ku në garën për kandidim për plotësimin e kësaj vakance nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë (ndërsa vetëm për kandidatin  Shaqir Hasanaj vijon procesi gjyqësor), çka në çdo rast bën që të mos plotësohet numri i domosdoshëm prej 3 (tre) kandidatësh, i parashikuar nga neni 125, pika 1 e Kushtetutës dhe neni 7/b, pika 4 e ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi u njoh dhe vlerësoi njoftimin nr. 268 prot., datë 18.09.2020 dhe Vendimin nr. 29, datë 16.09.2020, të KED-së, me qëllim ndjekjen pa vonesë të procedurave të kërkuara nga Kushtetuta dhe ligji për plotësimin e kësaj “Vakance të parakoshme” në Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, me Dekretin nr. 11742, datë 24.09.2020, ka miratuar:

 Presidenti i Republikës, duke vlerësuar informacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe ecurinë e procesit për plotësimin e këtij vendi vakant, dhe ripërtëritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, fton dhe inkurajon:

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur publik për plotësimin e vendit vakant, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës këto dokumente:

Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm bashkëlidhur është data 14 tetor 2020. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikuesve do të publikohet në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës si dhe në mjetet e informimit publik.

Lista e aplikuesve dhe dosjet respektive të tyre do t’i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vijimin e procedurës së verifikimit dhe vlerësimit sipas Kushtetutës dhe ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente ecurinë dhe çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Për lehtësinë e të gjithë aplikuesve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pikat 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për verifikim dhe vlerësim për emërimin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Neni 125

[…] 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.

Neni 7/a

Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohen me postë ose drejtpërsëdrejt në zyrën e protokollit të Institucionit të Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Sqarim:

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta vakancat në gjykatën kushtetuese ilir meta vakancat në gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll
Politike 24 Shtator 2020, 09:06

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës parlamentare dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. I pari ishte deputet...

Politike 24 Shtator 2020, 08:01

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropoj...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion