Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Presidenti Slloven: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së, kështu evitohet ndryshimi i kufijve
13 Maj 2021, 16:31Nga DOSJA
KOSOVË– Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në konferencën për media me homologen kosovare, Vjosa Osmani tha se në samitin e Brdo-Brijunit që do të mbahet të hënën do t’u kërkojë shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të evitohet ideja për ndryshim kufijsh.
“Konstatoj se ndërmjet udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor deri te zvogëlimi i perspektivës evropiane kjo lidhet me ngadalësimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE-së është domosdoshmëri, dhe se BE-ja e sheh këtë hapësirë si tërësi. Kjo do ta përforconte besimin e njerëzve në perspektivën evropiane, do të nxiste vullnetin politik për reforma dhe do ta evitonte rrezikun për të menduar ndryshime të kufijve mes shteteve” tha Pahor.
Sipas Express, ai tha se testi i parë për BE-në rreth integrimit evropian të Ballkanit do të jetë të hënën.
“Në pjesën e dytë Sllovenia do ta udhëheqë presidencën e BE-së, do të dëshiroja që të paraqiteshin disa lëvizje pozitive në këtë drejtim. Testi i parë do të jetë takimi i së hënës në Brdo-Brijun. Para fillimit të samitit do t’i bëjmë edhe bisedat e fundit dhe takimi të jetë një porosi për BE-në dhe shtetet e Ballkanit”, tha Pahor.
Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani falenderoi Slloveninë për përkrahjen e Kosovës duke cekur se Kosova ka përmbushur kriteret dhe se BE-ja duhet t’i heqë vizat për Kosovën.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
IZRAEL– Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se ai po konsideron vendosjen e trupave dhe miratimin e ndalimit të protestuesve të dysh...
SHBA– Një dekadë pas fillimit të konventës së Stambollit, traktati historik i të drejtave të njeriut për të ndaluar dhunën me bazë gjinore, gratë po përba...
ITALI- Një ish-ambasadore është emëruar si gruaja e parë që drejton shërbimet sekrete të Italisë. BBC shkruan se Elisabetta Belloni është emëruar të mërkurën si...
RUSI– Agjencia hapësinore ruse ka thënë se do të dërgojë një aktor dhe një regjisor në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në Tetor për të bërë filmin e parë...
SERBI– Media serbe “Blic” i ka dedikuar një artikull historisë së dashurisë mes një serbi dhe një gruaje shqiptare nga Shkodra. Artikulli bazohen në ndryshimet ...
SHBA– Gazsjellësi kryesor i karburanteve të SHBA-së të Enjten lëvizi disa nga milionat e parë të galonave të karburanteve motorike pas një ndërprerje gjashtë di...
TURQI– Erdogan ka lëshuar një deklaratë kundrejt Europës, duke thënë se BE është shndërruar në “burg i hapur” kundër myslimanëve.“Janë 35 milion myslimanë që je...
GREQI- Një grup hakerash turq kanë sulmuar faqen e internetit të parlamentit qipriot. Mediat greke shkruajnë se janë marrë masa shtesë sigurie pas njoftimit të ...
Qeveria e Kosovës synon që procesin e dialogut me Serbinë, ta shfrytëzojë si mjet për të siguruar njohje nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.Spanja, ...
SHBA– Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland i ka kërkuar Kongresit një miliard dollarë fonde për të luftuar dhunën ndaj grave,...