All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Presidenti Trump niset drejt Luizianës dhe Teksasit për të parë nga afër pasojat që ka lënë uragani Laura

29 Gusht 2020, 15:47 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump viziton zonat bregdetare të Luizianës dhe Teksasit në Gjirin e Meksikës të shtunën që u shkatërruan nga Uragani Laura, duke i lënë banorët pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm ndërsa përpjekjet e pastrimit vazhdojnë në kushte e motit të nxehtë dhe me lagështi.

Katërmbëdhjetë njerëz humbën jetën kur stuhia e Kategorisë 4 shkatërroi zonën herët të enjten, me më shumë se gjysmën e viktimave që gjetën vdekjen si pasojë e helmimit me monoksid karboni për shkak të përdorimit të gabuar të gjeneratorëve të energjisë.

Presidenti Trump do të udhëtojë së pari në Lake Charles në Luiziana, një qytet me rreth 80,000 banorë i cili u godit rëndë nga Uragani Laura. Sipas Departamentit të Shëndetësisë në Luiziana, më shumë se 220,000 banorë në Lake Charles vlerësohet të kenë mbetur pa ujë.

Kryetari i bashkisë së qytetit Nic Hunter tha se impiantet e trajtimit të ujit “u dëmtuan” dhe paralajmëroi se nuk ka një afat kohor për rivendosjen e energjisë elektrike.

Presidenti Trump gjithashtu do të vizitojë qytetin Orange pranë Teksasit, një qytet me më shumë se 18,000 njerëz në një zonë ku ekonomia është e varur nga uzinat kimike. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot tha se zona është jashtëzakonisht me fat pasi Uragani Laura u kthye pak në lindje, duke shmangur një stuhi “të papërballueshme” siç kishin parashikuar meterologët.

Një ditë para udhëtimit të tij për të vëzhguar dëmin, presidenti Trump e shpalli Luizianën zone të fatkeqësisë natyrore, një veprim që vë në dispozicion fonde federale për të pesë qarqete që ishin në rrugën e drejtpërdrejtë të Uraganit Laura.

Vend-strehimet

Ndërsa ekipet e punës vazhdojnë ditën e dytë të përpjekjeve të kërkimit, shpëtimit dhe mbështetjes në Luizianën Jugperëndimore, po duket një pamje më e qartë e dëmeve të shkaktuara nga uragani Laura.

Pati një shenjë lehtësimi ndërsa humbjet e jetëve të njerëzve nuk ishin të larta – numri i vdekjeve deri tani është 14 – por dëmi në qendrat e populluara si qytetin Lake Charles, një zonë me një popullsi prej 80,000 banorë, është i madh. Ndërtesat në qendër të qytetit janë shkatërruar, lagje të tëra janë kthyer në gërmadha dhe pothuajse 900,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji.

Banorët po përpiqen të vlerësojnë humbjen e pronës personale, por mund të duhen ditë, javë ose muaj derisa shumë luizianas të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjetja e strehimit të përkohshëm pas një katastrofe nuk është kurrë e lehtë, por disa viktima të stuhisë po thonë se pandemia e koronavirusit e ka bërë situatën edhe më të vështirë.

“Im shoq dhe unë jemi të dy në të ’60-at,” tha Mary Gutowski, pensioniste që u zhvendos në qytetin Lake Charles nga Austin, Teksas, më pak se një muaj më parë. “Unë kam qenë në spital tre herë vitin e kaluar. Ne të dy jemi shumë të shqetësuar për faktin se jemi të rrethuar nga njerëz dhe mund të marrim virusin. Por ne nuk mund të rrinim në shtëpi me një stuhi të Kategorisë 4 që po afrohej. Nuk kishim çfarë të bënim”, thotë ajo.

Zonja Gutowski dhe bashkëshorti i saj mbushën një çantë me rroba për disa ditë dhe maska për fytyrën dhe vendosën të shkonin drejt veriut me shpresën për të anashkaluar më të keqen nga stuhia. Ata ishin në gjendje të shmangnin erën më të dëmshme dhe përmbytjet por evakuimi nga shtëpia e tyre në kushtet e një pandemie globale gjithashtu ka sjellë sfida që ata nuk i kishin parashikuar.

Largimi

“Ishte shumë shqetësuese,” i tha zonja Gutowski Zërit të Amerikës ndërsa përpiqej të mbante lotët.

Ajo tha se kur u larguan nga shtëpia e tyre një ditë para stuhisë, nuk kishin ku të shkonin. Zonja Gutowski dhe burri i saj filluan të iknin me makinë dhe menjëherë vunë re që shumë stacione benzine ishin mbyllur për shkak të koronavirusit, ashtu si dhe shumë ndalesa pushimi ku ata normalisht mund të blinin furnizime ose ushqim.

“Ne ishim me fat që e kishim makinën të mbushur me gaz para se të largoheshim ose mund të mos ishim në gjendje të shkonim shumë larg”, tha ajo.

Zakonisht, gjatë fatkeqësive natyrore, qytetet krijojnë vend-strehime urgjente. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, megjithatë, ekziston shqetësimi se virusi do të përhapet në vende të tilla të mbyllura. Në vend të kësaj, qeveritë e shtetit të Teksasit dhe Luizianës u përpoqën të lënë në dispozicion mijëra dhoma hoteli për evakuuesit. Megjithatë, individët kanë njoftuar se e kanë patur të vështirë të gjejnë dhoma hoteli të lira.

Marrë nga: VOA

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump uragani laura godet shba donald trump uragani laura godet shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen