“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Presidenti Trump viziton Kenosha mes trazirave civile pas të shtënave ndaj afrikano-amerikanit, pritet me protesta masive
2 Shtator 2020, 17:01Nga DOSJA
SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump ditën e djeshme vizitoi disa pjesë të qytetit të Kenoshës në Uiskonsin, që u dëmtuan javën e kaluar në trazirat civile që shpërthyen pasi një polic i bardhë qëlloi shtatë herë në shpinë afrikano-amerikanin Jacob Blake gjatë përpjekjes për arrestimin e tij. Por pas vizitës së Trump në Kenosha, janë rritur ndjeshëm tensionet në këtë qytet, saqë ai është pritur me protesta masive.
Qytetarët kanë mbushur rrugët e Kenoshas duke bëritur dhe mbajtur pankarta me shkrime kundër Presidentit Trump.
Udhëheqësi Republikan, i cili ka fajësuar “terrorin e brendshëm” për trazirat në qytet , vizitoi zonat e djegura nga rasti i fundit ndërsa ka dhënë një mesazh për ligjin dhe rendin përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Presidenti Trump nuk u takua me familjen e afrikano-amerikanit Jacob Blake gjatë vizitës së tij, por theksoi disa herë se ai kishte folur me një pastor të familjes.
Gjatë nisjes për në Kenosha, Trump tha: Sot, unë do të shkoj atje për të mbështetur forcat e zbatimit të ligjit dhe Gardën Kombëtare, sepse ata kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në Kenosha. Ata e kanë shuar flakën menjëherë. Në momentin kur ata ndrëhynë flaka u shua. Tani mbase do të fillojë përsëri, nëse kjo ndodh ata do ta shuajnë atë në mënyrë shumë më të fuqishme.
Kujtojmë se kandidati demokrat presidencial Joe Biden e akuzoi Z. Trump për nxitje të këtyre rasteve të rënda që për pasojë sjellin protesta masive kundër qeveritare.
ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë partia e Berlusconit “Forza Italia”, përmes një dek...
ITALI– Italia është ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, ku gjatë muajit mars dhe prill u quajt edhe si epiqendra e pandemisë në Europë pasi...
KOSOVË- Kreu i Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përfunduar ditën e parë të intervistimit në cilësinë e dëshmitarit nga Gj...
KOSOVË– Pas tetë orësh brenda Prokurorisë Speciale, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka përfunduar procesin e marrjes në pyetje për ditën e sotme, por mësohet se ...
BRITANI E MADHE- Gjashtë muaj pas Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle u larguan nga familjes mbretërore britanike, Duka dhe Dukesha e Sussex kan...
FRANCË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një situatë të vështirë në mbarë botën, ndërkohë që duket se kjo situatë e vështirë do të zgjasë edhe për shum...
SHBA– Themeluesi i “Facebook’ Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, do të dhurojnë 300 milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit të votojnë në ...
PRISHTINË– Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vijon akoma të merret në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.Ahmeti ka hyrë në ambientet e Sp...
TURQI- Tensonet mes Turqisë dhe Greqisë sa vijnë dhe ashpërsohen. Por nuk kanë munguar as akuazat që zyrtarët e lartë të shteteve kanë lëshuar ndaj njëri-tjetri...