Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Qeveria e Serbisë mori vendim të mërkurën për ngrirjen e të gjitha stërvitjeve dhe aktiviteteve ushtarake me të gjithë partnerët, konfirmoi shërbimi për media i Qeverisë së Serbisë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, përmes rrjetit social Telegram, publikoi informacionin se stërvitja ushtarake “Vëllazëria sllave 2020”, në të cilën marrin pjesë forcat e armatosura të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, do të mbahet në shtator në Bjellorusi.
Aty u bë e ditur se stërvitja, e komanduar nga Forcat e Armatosura të Bjellorusisë, do të mbahet në qytetin Brest dhe se ardhja e pjesëmarrësve pritet midis 10 dhe 15 shtatorit.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha pas mbledhjes së qeverisë se Serbia ndodhet nën presion “të tmerrshëm dhe të pamerituar” nga Bashkimi Evropian.
“Presionet që nuk kanë kuptim dhe nuk bazohen në vendimet ose veprimet tona, apo edhe në realitet, janë rezultat i histerisë që përcakton vendimet politike dhe drejtimet e vendeve të mëdha dhe të fuqishme”.
“Na kërkohet që t’i lëmë stërvitjet e planifikuara ushtarake me Bjellorusinë, me koston e largimit nga e ardhmja jonë evropiane dhe me koston e një presioni edhe më të madh mbi politikën tonë, por edhe mbi njerëzit tanë në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe në Republikën Sërpska”, tha Vulin.
Ai theksoi se me vendimin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Serbia është “vend neutral ushtarak”.
“Për të ruajtur pozicionin e neutralitetit ushtarak, për të shmangur ose, së paku, për të zvogëluar pasojat e sulmeve të intensifikuara ndaj vendit tonë, politikës dhe ekonomisë sonë, Qeveria e Republikës së Serbisë ka vendosur që t’i ndalojë të gjitha stërvitjet dhe aktivitetet ushtarake me të gjithë partnerët në gjashtë muajt e ardhshëm, pa dallim”, tha Vulin.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Ministrisë së Jashtme të Serbisë për komente.
Përgjigje në pyetjen nëse ministria është konsultuar në lidhje me shkuarjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë në Bjellorusi – vend që është përfshirë nga trazirat që nga zgjedhjet e muajit të kaluar – REL nuk ka marrë ende.
Peter Stano, zëdhënës i përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka qenë po ashtu pa koment në pyetjen e Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë çështje.
Për stërvitjen e paralajmëruar ushtarake nuk është deklaruar as NATO-ja.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ditën e sotme në një konferencë që ka mbjatur për mediat i është i është kundërpërgjigjur kreut të AAK-së, Ra...
SHBA- Presidenti i makinave elekrtike Tesla, Elion Musk ka humbur një rekord prej 16.3 miliard dollarë, pasi aksionet e kompanisë ranë me 21%. Rënia e aksionev...
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka raguar në lidhje me partinë që pri...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ëhstë përgjigjur së fundmi kryeparlamentares Vjosa Osmanit e cila e ka quajtur arrogant. Hoti është shprehu...
ARABI SAUDITE- Çmimet e naftës kanë shënuar sot rënie, nën 40 dollarë për fuçi. Shkak për këtë ulje të naftës është goditja e ekonomisë globale që...
DANIMARKË- Njeriu që vrau gazetaren suedezen Kim Wall, e ka pranaur për herë të parë fajin për krimin e rëndë.Shpikësi danez Peter Madsen u dënua me burgim...
KOSOVË– Kryeparalamentarja e Kosoëvs ditën e sotme ka bërë të ditur se do të formojë parti të re në Kosovë. Ndërkohë së fundmi janë zbuluar edhe politikanë...
Në SHBA, drejtuesit kryesorë demokratë dhe republikanë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i bënë thirrje Presidentit Donald Trump të h...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ditën e sotme në një intervistë që ka bërë për mediat serbe është shprehur se në takimin në Uashingt...