LIVE UPDATES
Sport

“Euro2020” / Pretendentët numër një, sot në fushë, i pret Zvicra…

28 Qershor 2021, 08:53 Nga DOSJA
“Euro2020” / Pretendentët numër një, sot në

RUMANI – Për herë të parë në histori, “Arena” kombëtare e Bukureshtit do të organizojë një duel të fazës finale të Europianit. Stadiumi më i madh rumun do të ketë privilegjin për të pritur pikërisht kampionët në fuqi të botës, që nisin sulmin e tyre drejt trofeut më të lakmuar të Kontinentit të Vjetër, në rang përfaqësuesesh.

Franca konsiderohej si përfaqësuesja favorite e këtij edicioni të 16-të të kampionatit europian, megjithatë për hir të së vërtetës, skuadra e drejtuar nga trajneri Didier Deschamps është shfaqur me probleme e luhatje dhe natyrshëm me një formë të tillë ka rritur shpresat e kombëtareve të tjera rivale, në këtë kompeticion.

Përballë, këtë here qëndron Zvicra dhe kurioz është fakti që dy vendet përballen për herë të 5-të në 9 aktivitetet e fundit madhore që nga viti 2004. Zvicra nuk njeh fitore ndaj Francës në 7 sfidat e këtij shekulli të ri, sidoqoftë vlen të theksohet fakti që 4 nga 5 takimet e fundit përfaqësuesja helvete i ka mbajtur në barazim “gjelat”.

“Arena Nationala” ka një kapacitet prej 55.500 spektatorësh dhe në fazën hapëse mbajti mbi shpatulla deri në 10.500 të pranishëm për sfidat e Austrisë, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut në Grupin C.

Kampionët në fuqi të botës e filluan mirë aventurën e tyre, duke mundur Gjermaninë brenda në Mynih, falë një autogoli të qendërmbrojtësit Mats Hummels, gjithsesi në vazhdim “blutë” nuk shkuan dot përtej barazimit, në dy ndeshjet e fundit me Hungarinë dhe Portugalinë.

Në duelin me kombëtaren hungareze skuadra e Didier Deschampit pati probleme, por gjithashtu edhe shpërdoroi shumë, ndërsa në sfidën përmbyllëse me Portugalinë, lojtarët francezë ndoshta zbritën më të relaksuar se ç’duhej në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit, duke pasur parasysh që nga Grupi F “gjelat” ishin të vetmit që e kishin garantuar kalimin për në fazën tjetër, që pas dy ndeshjeve të para.

Nga viti 1992 e këtej Franca ka qenë gjithmonë pjesë e fazave finale të kampionateve europiane. Kjo është pjesëmarrja e 10-të në historinë e tyre dhe blutë kanë koleksionuar dy herë trofeun “Henry Delaunay” në vitet 1984 dhe 2000, kështu që me një tjetër titull në këtë aktivitet Franca do të barazohej në kuotën 3 bashkë me Gjermaninë dhe Spanjën.

52-vjeçari ka në dispozicion kontigjentin më të kompletuar, por sikur të mos mjaftonte kjo, krerët e UEFA-s ndezën dritën jeshile për grumbullimin e jo 23, por plot 26 futbollistëve për këtë Europian, për arsye të pandemisë së koronavirusit. Franca bënte pjesë në “Grupin e hekurt”, megjithatë kampionët në fuqi të botës të ndërgjegjshëm për forcën e tyre nuk është se u morën shumë me llogari.

Në këtë mënyrë “gjelat” e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë, duke zgjedhur kështu edhe pjesën e sipërme të shortit, ku ka një ngjeshje të skuadrave pretendente të këtij edicioni.

Franca, për momentin, pozicionohet në vendin e dytë, në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, pas Belgjikës, ndërsa përfaqësuesja helvete e ka lënë prej kohësh dhjetëshen e parë të botës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës