Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar detaje nga e shkuara kriminale e Naim Beharit, të dënuarit në burgun e Drenovës që kërcënoi hapur me vdekje gjyqtarin Markelian Kuqo. Behari është një i burgosur problematik dhe kjo nuk është hera e parë që ai lëshon sinjale kërcënuese nga qelia.
Gjatë kohës që ndodhej në burgun e Fushë-Krujës, 39-vjeçari ka dhënë edhe një tjetër alarm. Naim Behari përmes një telefonate kërcënoi se do të kryente veprime terroriste në Tiranë.
Por kush është Naim Behari?
39-vjeçari është dënuar me 24 vite burg për vrasjen e një taksisti, të cilin e preu në fyt dhe i fshehu kufomën, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.
Në atë kohë, Naim Behari ishte vetëm 25 vjeç dhe vrasja erdhi si pasojë e një konflikti të çastit për pazarin e taksistit.
Më 20 Mars të vitit 2005, Naim Behari udhëtoi drejt qytetit të Lushnjes dhe pranë stacionit të trenit të këtij qyteti telefonoi viktimën që punonte si taksist për ta dërguar deri në fshatin Marinëz.
Viktima, Themi Qose ishte pronar i mjetit tip “Benz” me targa LU5410B, ku dhe hipi i pandehuri Neim Behari për të shkuar në destinacionin që dëshironte. Por Behari dhe viktima nuk kishin bërë Pazar për shumën që i pandehuri duhet të paguante për të mbërritur në fshat.
Kështu që 25-vjeçari, në momentin që taksia u fut në një rrugë dytësore i kërkoi 100 mijë lekë shoferit.
Viktima s’ka pranuar duke kërkuar kështu edhe detyrimin për shërbimin prej 5 mijë lekësh dhe këtu ka nisur debati. Behari ngriti zërin dhe makina ndaloi teksa të dy debatonin me njëri-tjetrin. Më pas i pandehuri tentoi ta vidhte taksistin, por ky i fundit bëri rezistencë. Në këtë moment, Behari nxori thikën dhe ia nguli në fyt Qoses.
Pasi e pa që nuk kishte vdekur ende, Behari ia nguli serish thikën derisa i preu fytin. Të gjithë skenën e pa një bari që po kulloste bagëtitë aty pranë, me inicialet A. A..
“Në momentin që taksisti vdiq, ai afroi makinën më pranë kullotës dhe trupi e futi në portobagazh,”- rrëfeu në atë kohë bariu.
Me trupin e pajetë në bagazh, Behari u nis dhe shkoi pranë një kabine elektrike. Ai nxorri trupin e taksistit Themi Qose dhe e futi brenda kabinës po as këtë radhë nuk shpëtoi nga dëshmitarët.
Roja, me inicialet P. N.., tregoi në atë kohë se si Behari pasi ka lënë trupin në kabinë e ka kërcënuar që të largohej. Më pas autori i vrasjes së taksistit është nisur me të njëjtën makinë ku kreu krimin, për t’u arratisur.
Ai udhëtoi drejt Beratit dhe kur mbërriti në fshatin e tij Lapardha, lau në lume mjetin që ishte me gjakun e viktimës dhe më pas hoqi targat e taksisë për t’i flakur në lumë. Ai braktisi mjetin në një zonë pranë lumit dhe mori me vete celulari ne viktimës.
Pas hetimeve u gjetën këpucët e viktimës, celulari dhe doreza e thikës. Tehu ishte ende në trupin e taksistit të ndjerë. Naim Behari u arrestua nga policia në 21 mars të vitit 2005-ë, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë në 21 Janar të vitit 2010, duke e dënuar 25-vjeçarin me 24 vite burg.
Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimin se vuan nga probleme mendore, por kjo gjë nuk është vlerësuar nga Gjykata.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KURBIN– Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbionit pasi akuzohet se mbante armë pa leje. Burime zyrtare bëjnë me dije se 60-vjeçarit...
Korçë- Naim Behari, i burgosuri në burgun e Drenovës, pranon se ka qenë personi i cili dha dje alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit në Kor&ccedi...
Tiranë- Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas thotë se vrasja ka ndodhur në Kavajë nuk ka lidhje me trafikun e lëndës narkotike. Në emisionin Opinion, ai tha...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Tiranë– Një aksident i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme tek ministria e Arsimit në Tiranë, ku një automjet tip “Range Rover”, është përplasur me një “Golf”.Nj...
Tiranë- “Haxholli vinte çdo ditë, në darkë. Nuk jam e vetmja e kërcënuar e Haxhollit, konsumonte lëndë narkotike dhe alkool. Unë nuk jam natyra siç...
TIRANË- Top Story, sjell për herë të parë dëshmitë e personave të kapur në përgjimet për shitblerjen e votës. Do ndalemi te incidenti i Maqellarës, aty ku ...
PERUGIA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e djeshme në Perugia, ku 6 persona kanë përfunduar në spital.Dy persona janë arrestuar nga policia, midis të cilë...
PEQIN– Një megaoperacion anti-kanabis është zhvilluar në fshatin Proger në Peqin, ku janë sekuestruar rreth 200 kg lëndë narkotike.Mësohet se sasia e kanabisit ...