LIVE UPDATES
Sport

Prezantimi i Messit, Al-Khelaifi: “Ditë historike për futbollin botëror, Messi: “Nuk më mungon asgjë për të mos qenë

11 Gusht 2021, 09:12 Nga DOSJA
Prezantimi i Messit, Al-Khelaifi: “Ditë historike për futbollin

FRANCE – Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 11:00, në Paris, ka filluar ceremonia e prezantimit të Lionel Messit te Paris SG.

Një ditë me diell në Paris, me qindra e mijëra tifozë kanë rrethuar stadiumin, ndërkohë që me qindra janë edhe mediat që e trasmetojnë drejtpërdrejtë këtë ditë të fillimit të një ere të re për argjentinasin dhe skuadrën franceze.

Rreth orës 11.10, ka filluar edhe konferenca për shtyp e Lionel Messit dhe presidentit të PSG, Al Kalaifi. “Jam shumë i kënaqur që e prezantoj Messin si lojtar të PSG. Kjo është një ditë historike për futbollin botëror. Të gjithë e di se është i vetmi lojtar në botë që ka fituar 6 “Topa të Artë”. Ai e ka bërë futbollin spektakolar dhe për këtë duhet ta falenderojmë.

Që në ditën që morëm drejtimin e klubit 10 vite më pare të gjithë e dinin se cfarë do të bënim me këtë klub. Ne kishim ambicie të mëdha dhe se do të bënim gjëra të mëdha me këtë skuadër.

Nuk ka asnjë sekret në këtë marrëveshje, ka qenë një dëshirë e madhe e jona që ta arrinim këtë marrëveshje. Dua të falenderoj Messin dhe babain e Leos, që bëri të mundur këtë marrëveshje, së bashku me grupin tim të kryesuar nga Leonardo. Keni bërë një punë shumë të mire për klubin dhe tifozë.”

Ndërkohë fjalët e parat e pra të Messit si lojtar i PSG: “Falenderoj presidentin për fjalët e mira që tha dhe vlerësimin që bëri. Por për mua është shumë e vështirë tani që u shkëputa nga Barcelona pasi kam kaluar shumë vite atje. Megjithatë kështu e ka jeta, do të fillojë një aventurë të re në këtë skuadër, ku kam shumë shokë që mezi pres t’i takoj. Dua të falenderoj edhe drejtuesit e PSG që i dhanë zgjidhje në një mënyrë të shpejtë kësaj situate të vështirë që u krijua.”

Të luash me Neymar dhe Mbappe

“Ndihem shumë mirë, do të jetë bukur jeta këtu me këtë skuadër, me këta lojtarë spektakolarë. Këtë verë ekipi është përforcuar edhe me shumë emra të tjerë shumë të fortë. Mezi pres t’i takoj.”

Kur do të të shohim në fushë?
“Nuk e di kur do të zbres në fushë. Vij nga pushimet dhe më duhet të stërvitem, por nuk di se kur mund të jem gati. Më duhet përgatitje. Dua të stërvitem mirë dhe të jem në 100% kur të futem në fushë. Kam shumë dëshirë të luaj futboll, por e vendos stafi kur jam gati.”

Çfarë përfaqëson PSG?

“PSG është një skuadër e kompletuar dhe ka bërë lerje të mëdha për të fituar Champions dhe unë jam këtu për të dhënë maksimumin. Objektivi im është që të vazhdoj në nivelet më të larta dhe për të fituar Champions të tjerë, besoj se janë mundësitë për ta bërë.

Rëndësia e Neymar për këtë vendim

“Unë njoh disa lojtar te kjo skuadër. Skuadra është e fortë dhe ka dëshirë për të arritur objektivat. Si unë ashtu edhe PSG kërkojmë të njëjtin objektiv dhe shpresojmë që të vij sa më shpejtë në Paris. Fakti që në këtë skuadër ka lojtarë që unë i njihja më parë, ishte një nga arsyet kryesore që bëra këtë zgjedhje.”

Futbolli francez?
“E kam ndjekur edhe më parë Ligën 1 dhe kam shumë miq që luajnë këtu. Në vitet e fundit kampionati ka rritur ndjeshëm nivelin dhe kjo pa dyshim falë blerjeve të PSG-s. Për mua do të jetë një eksperiencë e re dhe jam shumë i kënaqur për këtë .”

Mesazhi për tifozët e Barcelonës

“Ata e dinin që unë jam një fitues dhe doja që të vazhdoja në nivele të larta. Nuk di nëse do të luajmë kundër Barcelonës, por do të ishte bukur të rikthehesha në Spanjë, por edhe e çuditshme.”

Një etapë e re

“Kanë ndryshuar shumë gjëra që nga koha kur unë isha i vogël në Argjentinë. Kanë kaluar shumë vite dhe unë kam ndryshuar. Kam grumbulluar eksperiencë dhe fubolli më ka ndryshuar edhe si njeri. Gjithsesi kam të njëjtin gëzim dhe të njëjtën dëshirë për të luajtur futboll, si kur isha fëmijë.”

Marrëdhënia me Pochettinon?

“Me Pochettinon kam folur menjëherë dhe bëmë një bisedë relativisht të gjatë. E njoh prej kohësh dhe jemi në të njëjtën linjë.”

Zgjedhja më e mirë e mundshme?

“Për mua dhe fmiljen time do të jetë një eksperiencë e re dhe kam shumë dëshirë që të filloj. Por futbolli është futboll. Njoh shumë lojtar të këtij ekipi. Ndihem i emocionuar të fillojë këtu. Dua të stërvitem dhe të filloj të luaj sa më shpejt. Për ne është gjithçka e re, por jam gati. Si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë personal, jam në një qytet spektakolar. Jemi të kënaqur dhe të qetë.”

Verratti?
“Mund të jetë Iniesta e PSG-s. Ka vite që tregon një nivel shumë të lartë futbolli në pozicionin e tij. Barcelona e ka kërkuar prej disa vitesh, por për momentin erdha unë këtu tek PSG. Ai është vërtet fenomen dhe unë e njoh prej kohësh edhe në nivel personal. Në dhomat e zhveshjes së kësaj skuadre janë lojtarët më të mirë të pozicioneve të tyre. Shpresoj të jap edhe unë kontributin tim aty.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!