Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Organizata Prestigjioze e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Europë, “Europa Nostra” i ka dërguar një letër Ministres së Kulturës së BE-së, Nina Obuljen Koržinek, në të cilën dënon me forcë shembjen e Teatrit Kombëtar. Kjo organizatë i kërkon ministres që në mbledhjen e radhës të transmetojnë tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së shembjen me dhunë të teatrit.
“Në prag të mbledhjes së nesërme (përmes video konferencës) të Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilën Ministrat e Kulturës të BE-së pritet të miratojnë konkluzionet e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpunimit evropian në lidhje me trashëgimininë kulturore në rrezik”, ju bëjmë thirrje që të transmetoni tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë që u zhvillua dje.
Sipas “Europa Nostra”, shembja u bë duke shfrytëzuar gjendjen e emergjencës në kushtet e pandemisë pa u negociuar me artistët e Shoqërinë Civile dhe meriton një dënim të fortë nga ndërkombëtarët.
“Ne i kërkojmë Ministrat e BE-së të ritheksojnë që mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson një nga vlerat themelore të BE-së dhe të shprehë solidaritetin e tyre me të gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtuar për ruajtjen e identitetit kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës.
LETRA E PLOTË
Letër shumë e rëndësishme e Europa Nostra për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë Hagë, 18 maj 2020 Në vëmendjen personale urgjente të Zonja Nina Obuljen – Koržinek
Ministre i Kulturës Ushtruese e Detyrës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së
Re: Dënim i fortë i shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë E nderuar zonja Ministre,
E nderuar zonja Kryetare e Këshillit të Ministrave të BE-së,
Në prag të mbledhjes së nesërme (përmes video konferencës) të Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilën Ministrat e Kulturës të BE-së pritet të miratojnë konkluzionet e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpunimit evropian në lidhje me trashëgimininë kulturore në rrezik”, ju bëjmë thirrje që të transmetoni tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë që u zhvillua dje.
Siç mund ta dini, një aleancë e madhe e përbërë nga artistë, intelektualë, ekspertë të trashëgimisë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë luftuar – për disa vjet tani – për ruajtjen (me rinovim të nevojshëm) të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Europa Nostra ka shprehur mbështetjen e tyre për këto përpjekje qysh në vitin 2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore dhe ka përcjellë shqetësimet tona për prishjen e planifikuar të këtij Teatri tek autoritetet më të larta të Shqipërisë. Kohët e fundit, Teatri Kombëtar në Tiranë është përfshirë në listën e vitit 2020 të 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë. Kjo u bë publike në 24 Mars 2020 bashkërisht nga Europa Nostra dhe nga partneri ynë i paçmuar Instituti Europian i Bankës së Investimeve. Komisioni Europian – përmes Komisionerit të BE Mariya Gabriel, ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për mbrojtjen e të gjitha vendeve të përfshira në Listën tonë, përfshirë Teatrin Kombëtar në Tiranë. Pas përshkallëzimit të rrezikshëm të situatës së javës së kaluar të shkaktuar nga transferimi i përgjegjësisë për Teatrin në Bashkinë e Tiranës dhe një vendim për prishjen e Teatrit – marrë pas dyerve të mbyllura – nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Europa Nostra bëri një deklaratë publike duke kundërshtuar çdo përpjekje për prishjen e një ndërtese emblematike të vendosur në ansamblin historik të mbrojtur në qendër të Tiranës, dhe të mbështetur nga ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Komisionerja e BE, Mariya Gabriel, të nesërmen u kërkoi autoriteteve shqiptare që të angazhohen në një dialog konstruktiv me shoqërinë civile dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore përpara se të marrin ndonjë vendim të pakthyeshëm. Për më tepër, Presidenti i Republikës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit.
Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të tyre, dhe të hapnin dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritetet shqiptare vendosën të shfrytëzojnë ditën e fundit të masave të veçanta të urgjencës shëndetësore të ndërmarra si përgjigje për pandeminë COVID19, për të shkatërruar Teatri. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 maj, ata dërguan një numër të madh policësh për të rrethuar Teatrin dhe për të arrestuar rreth 30 artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile që kanë mbrojtur teatrin 24/24 orë në ditë për dy vitet e fundit. Ata gjithashtu kanë dërguar buldozerë për të prishur brutalisht teatrin: jo vetëm që ata fshinë dhe shndërruan në rrënoja një bazë të rëndësishme të historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por edhe të gjitha objektet dhe arkivat që formonin një pjesë të kujtesës së këtij institucion i rëndësishëm kulturor.
Europa Nostra, Zëri Europian i Shoqërisë Civile i përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore, dëshiron të përcjellë te Ministrat e Kulturës të BE-së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal. Ne besojmë se 17 maji ishte një ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe në Europë në tërësi. Dhe ishte gjithashtu një ditë e trishtuar për demokracinë dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë në tërësi.
Ne i kërkojmë Ministrat e BE-së të ritheksojnë që mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson një nga vlerat themelore të BE-së dhe të shprehë solidaritetin e tyre me të gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtuar për ruajtjen e identitetit kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës.
Ne gjithashtu kërkojmë nga Ministrat e Kulturës të BE të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë kulturore brenda procesit të vazhdueshëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Europa Nostra qëndron në dispozicion të Këshillit të Ministrave të BE-së, dhe të të gjitha institucioneve të BE-së për të nxitur bashkëpunimin europian për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, si një katalizator i fuqishëm për të ardhmen e Evropës, për të cituar Manifestin tonë të Ditës së Evropës të miratuar më 9 maj 2020.
Me respekt dhe përzemërsi i juaji,
Presidenti Ekzekutiv Dr Hermann Parzinger
Kopje për:
Zonja Mariya Gabriel, Komisioneri e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin, Rininë dhe Sportin
Z. Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Z. Josep Borrell, Zëvendës President i KE & Përfaqësues i Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Dy ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Shumë artistë e politikanë u shoqëruan në Komisariat dhe 7 prej tyre tashmë janë në qeli. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Pas shembjes, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.
Nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët. 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës, delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk dëgjoi thirrjen për dialog. BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë. Por edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim. Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, por nënvizoi se prishja ishte veprim i nxituar. Edhe Komisioni Europian dënoi këtë vendim të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gazetarja Mira Kazhani ka vijuar për përplasjen me kolegun e saj Blendi Fevziun. Mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” ishte i ftuar kreu i Bas...
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas protestës së djeshme dhe njofton se janë proeduar organizatorët e saj. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës ...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin Anxhelino Çervanaku, pasi 6 vite më parë plagosi me armë zjarri një person në fshatin Frakull. ...
TIRANË– Shkatërrimi i Teatrit ka ngjallur shumë reagime ditët e fundit, pasi askush nuk dëshironte që godina e Teatrit Kombëtar të shembej. Pavarëisisht se...
TIRANË- Policia e Lezhës ka arrestuar sot 2 persona në lidhje me plagosjen e ndodhur dy netë më parë në Mamurras. Në një njoftim për mediat, Policia shkrua...
Tiran- Zbardhet dosja e SPAK për megaoperacionin, ku u janë lënë në qeli 15 persona, pasi dërgonin qytetarë me viza false në SHBA, Kanada dhe Angli. Mësohet se ...
TIRANË- Avokati i ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Petrit Ismaili, u shpreh se klienti i tij ka marrë sot masën e sigurisë “arrest në bu...
Tiranë- Regjisori, aktori Bujar Kapexhiu, shembjen e Teatri Kombëtar e ka quajtur nnjë goditje të shëmtuar. Kapexhiu në “Abc-ja e Mëngjesit” në Abc News është ...
TIRANË- Andi Rexhepi, i shumëkërkuari me dy emra ka rënë sot në prangat e Policisë. Në një operacion të koduar ‘ATM’, Rexhepi është arrestuar dhe tashmë do...
Shqipëri- Ulet kurba e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar me COVID-19 v...