All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

SPECIALE/ Fillon sot, ja çfarë duhet të dini për Euro 2020

11 Qershor 2021, 11:02 Nga DOSJA
SPECIALE/ Fillon sot, ja çfarë duhet të dini për Euro 2020
All - Paragraf - 1

ITALI – 2020 duhej të ishte viti i festës për futbollin europian. Ishte viti jubilar i Kampionatit Europian të futbollit, që festonte 60-vjetorin e tij dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini donte që ai vit të ishte romantik, teksa propozoi organizimin e evenimentit në 12 qytete dhe jo në 1 apo 2 siç ka ndodhur zakonisht. Por shpërthimi i pandemisë Covid-19 përmbysi të gjitha planet, teksa detyroi UEFA të shtyjë eventin me 12 muaj, por pa e ndryshuar emrin që mbetet “Euro 2020”.

Do të jenë 24 skuadra pjesëmarrëse në kompeticionin e madh continental, ku favorite shihen Portugalia si kampione në fuqi e Europës dhe Franca, kampione e botës. Dy janë skuadrat që do të bëjnë debutimin e tyre në këtë europian, Maqedonia e Veriut dhe Finlanda.

Nga 11 vendet që presin kompeticionin, 7 janë kualifikuar dhe bëhet fjalë për Danimarkën, Anglinë, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Rusinë dhe Spanjën, ndërsa Hungaria e Skocia u kualifikuan nëpërmjet “play-off”-it. Greqia, kampione e “Euro 2024”-s, është e vetmja skuadër kampione e mëparshme e Europës që nuk do të jetë në këtë turne.

Në fazën finale të “Euro 2020”, 24 skuadrat janë ndarë në 6 grupe me 4 ekipe secila. Dy të parat e çdo grupi dhe 4 ekipet e vendeve të treta më të mira do të kalojnë në 1/8 e finaleve e pas kësaj do të luhen çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja, më 11 korrik.

Por cilat janë skuadrat favorite: Franca është ajo që kuotohet më shumë si kampione e mundshme e Europës, e ndjekur nga Anglia që nuk arrin në finalen e një kompeticioni madhor që nga 1966 dhe Belgjika që kryeson aktualisht renditjen e FIFA-s. Më pas vijnë Gjermania, Spanja dhe Portugalia, Italia dhe Holanda.

Financat padyshim që kanë rëndësinë e tyre dhe sigurisht ekipet pjesëmarrëse do të kenë përfitime. Por sa do të jenë këto përfitime? Secila prej 24 skuadrave do të marrë një kuotë prej 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen, ndërsa ajo që në fund do të ngrejë trofeun “Henri Delonej” mund të arrijë deri në 34 milionë euro fitim.

“Euro 2020” ka pësuar edhe ndryshime në rregulloren e saj. Kështu UEFA konfirmoi shtimin e numrit të të grumbulluarve për këtë kompeticion nga 23 në 26 lojtarë, me skuadrat që janë të autorizuara të aplikojnë rregullin e 5 zëvendësimeve në ndeshjet me eliminim direkt që shkojnë në kohë shtesë.

Padyshim që Covid-19 është shqetësimi kryesor  në futbollin evropian, me pandeminë që ka ndikuar edhe në futboll dhe që ka kushtëzuar rregullat e UEFA-s. Nëse një grup lojtarësh të një kombëtareje këshillohen të izolohen nga autoritetet shëndetësore lokale, ndeshjet do të luhen përsa kohë ato do të mund të kenë në gatishmëri të paktën 13 futbollistë, duke përfshirë edhe një portier.

Ndeshjet do të riprogramohen vetëm nëse skuadrat nuk do të kenë këtë numër specifik lojtarësh dhe do të luhen mundësisht brenda 48 orëve. Por nëse Komisioni i Disiplinës së UEFA-s konsideron se ndeshja nuk mund të riprogramohet, skuadra përgjegjëse do të humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0.

Arbitrimi është një tjetër temë intersante, pasi në këtë edicion do të ketë edhe  gjyqtarë nga Amerika e Jugut mes të cilëve është edhe argjentinasi Fernando Rapallini. Kjo është në kuadër të një programi shkëmbimi mes dy konfederatave kontinentale CONMEBOL dhe UEFA. Ndërkaq, francezja Stephanie Frappart do të jetë arbitrja e parë femër në një kampionat evropian që do të jetë në rolin e gjyqtares mbështëse. Por “Euro 2020” do të jetë edhe europiani i parë ku do të përdoret sistemi VAR

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 franca euro 2020 franca

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit