LIVE UPDATES
Bota

Pritshmëritë për mbrojtjen e klimës, G20 “dështon” në përmbushjen e tyre

1 Nëntor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Pritshmëritë për mbrojtjen e klimës, G20

ITALI – Grupi G20, që bashkon fuqitë më të mëdha ekonomike në botë, shkakton 80 për qind të emetimeve të dëmshme për klimën. Prandaj përgjegjësia e tyre për rrjedhën e ndryshimeve klimatike është e madhe.

Megjithatë në fund të samitit të Romës G20 nuk ishte në gjendje të binte dakord për një deklaratë ambicioze për mbrojtjen e klimës dhe për përcaktimin e një date të qartë për heqjen dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr dhe për ndërprerjen e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Në vend të “sinjalit të fortë” që shpresohej se do të vinte nga Roma në drejtim të Konferencës Botërore të Klimës (COP26) në Glasgou, në takimin e G20 pati deri në fund mosmarrëveshje.

Fillimisht u tha se viti 2050 do të vendosej si vit i ndërprerjes së emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave që shkaktojnë efektin serrë, kurse tani në deklaratën e takimit thuhet në mënyrë të përgjithme se i ashtuquajturi neutralitet i emetimeve të CO2 dhe kufizimi i rritjes së temperaturës globale në nivelin 1,5 gradë synohet të arrihet “deri nga mesi i shekullit”. BE-ja i kishte venë vetes si qëllim vitin 2050 për neutralitetin e emetimeve të CO2. Madje Gjermania dëshiron ta arrijë këtë qëllim deri në vitin 2045. Por deklarata me sa duket mori në konsideratë planet e Kinës dhe të Rusisë, të cilat kanë caktuar si objektiv vitin 2060. Ndërsa India nuk dëshiron të japë asnjë premtim.

Heqja dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr

Në deklaratën përfundimtare madje as nuk u përmend drejtpërdrejt heqja dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr dhe nuk u përfshi as ndonjë angazhim specifik për të hequr gradualisht dorë nga investimet në termocentralet me qymyr sikurse parashikohej fillimisht “në vitet 2030. Në deklaratë thuhet vetëm që kjo parashikohet të bëhet “sa më shpejt”. Edhe kjo me sa duket u bë për shkak të Kinës ose Indisë, prodhimi i energjisë elektrike i të cilave bazohet shumë tek qymyri dhe që e kanë të vështirë ta përmbushin kërkesën. Megjithatë G20 deklaroi se deri në fund të këtij viti nuk do të përdorë më fonde publike për të mbështetur ndërtimin e termocentraleve me qymyr jashtë vendit.

Deklarata përfundimtare përmbante vetëm shprehje dëshirash të përgjithshme për zgjerimin e energjive të riciklueshme dhe pjesëmarrësit duket se nuk i vunë veshin thirrjes së kryeministrit të Italisë, Mario Draghi, i cili tha në fillim të bisedimeve për klimën se “vendimet që po marrim sot do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e Samitit të Glasgout dhe në aftësinë tonë për ta vënë nën kontroll krizën klimatike.”

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota g20 samiti g20 ne itali takimi i g20 ne itali vendet e g20- g20 samiti g20 ne itali takimi i g20 ne itali vendet e g20-

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj