LIVE UPDATES
Bota

Proces i qetë zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, qytetarët kohë për të votuar deri në orën 21:00

15 Korrik 2020, 12:25 Nga DOSJA
Proces i qetë zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, qytetarët

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare. Të drejtë vote kanë 1.814.263 shtetas të cilët do të zgjedhin 120 deputetët e Kuvendit Republikan, apo nga 20 në çdo njërën nga gjashtë njësitë zgjedhore, sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 21:00 dy orë më shumë se në ciklet e kaluara zgjedhore për shkak të vlerësimit se procesi mund të jetë i ngadaltë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

KSHZ: Deri në ora 11:00 pjesëmarrja 11 përqind

Komisioni Shtetëror i Zgjedhje ka njoftuar, se procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa probleme dhe se deri në orën 11.00 në votime kanë dalë rreth 199 mijë qytetarë apo 11 për qind nga rreth 1.8 milion qytetarë më të drejtë vote. Sipas kryetarit të KSHZ-së Oliver Derkovski dalje më e lartë është regjistruar në njësinë e parë zgjedhore me 13.7 përqind ndërsa më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore me afërsisht 6 përqind.

“Në Njësinë e parë zgjedhore pjesëmarrja e votuesve ishte 13.7 përqind, në njësinë e dytë zgjedhore 9.64 përqind, në njësinë e tretë zgjedhore kuota e votuesve është 13.08 përqind, në njësinë e katërt zgjedhore është regjistruar pjesëmarrje më e madhe e votuesve me 13.46 përqind, në njësinë e pestë zgjedhore pjesëmarrja është 10.55 përqind dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore është shënuar rënia më e lartë e pjesëmarrësve në votime me 6.04 përqind”, ka deklaruar Oliver Derkovski kryetar i KSHZ-së.

Ai sërish u ka bëri thirje qytetarëve të dalin në votime meqënëse janë siguruar të gjitha kushtet për mbrojtje nga infektimi prej Covid-19.

“I bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të jenë të sigurt se të gjitha kushtet janë krijuar për votim të siguruara, para së gjithash për shëndetin e tyre dhe atë të të tjerëve që janë të angazhuar në organizimin e këtij procesi zgjedhor. Duhet vetëm të respektohen procedurat dhe protokollet e institucioneve shëndetësore dhe gjithçka do të jetë në rregull”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski.

Vëzhguesit e zgjedhjeve

Zgjedhjet po zhvillohen sipas protokolleve të rrepta shëndetësore për mbrojtje nga Covid-19. Votuesit nuk lejohen të hyjnë në qendrat e votimeve pa maska dhe pa dezinfektim të duarve. Edhe anëtarët e këshillave zgjedhore procesin po e realizojnë me masa mbrojtëse.

Procesi zgjedhor po mbikëqyret nga 2,.08 ëzhgues vendas dhe 98 të huaj. Ministria e Punëve të Brendshme ka angazhuar rreth 6 mijë forca policore për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas informatave të OJQ-së “MOST” në vendvotimet që mbulohen nga vëzhguesit e tij nuk janë regjistruar parregullsi, ndërsa votimi po zhvillohet i sigurt dhe gjithnjë duke u respektuar masat dhe protokollet.

Vëzhguesit e organizatës “Civil” kanë informuar, se janë regjistruar disa parregullsi në hapjen e disa qendrave të votimit.

Në vendvotimin në Koçani është vërejtur një grupim i votuesve pa respektuar masat e mbrojtjes, ndërsa në vendvotimin në Komunën e Çairit anëtarët e bordit zgjedhor nuk i respektuan këto masa. Një përpjekje për votim familjar u regjistrua në Kocani, ku CIVIL vërejti se ata u parandaluan nga bordi zgjedhor”, është shpreh Xhabir Deralla kryetar i “Civil”.

Në garë për të fituar mandatet parlamentare janë 1.578 kandidatë të 15 partive politike dhe të koalicioneve, por beteja kryesore zhvillohet mes dy partive maqedonase LSDM-së së ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, që drejtohet nga Hristijan Mickovski si dhe dy partive shqiptare- Bashkimit Demokratik për Integrim me në krye Ali Ahmetin dhe koalicioni Aleanca-Alternativa që drejtohet nga Zijadin Sela dhe Afrim Gashi.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut maqedonia e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet