LIVE UPDATES
Bota

Procesi i apelimit për kasapin e Ballkanit, Ratko Mladic hedh poshtë të gjitha akuzat

26 Gusht 2020, 09:31 Nga DOSJA
Procesi i apelimit për kasapin e Ballkanit, Ratko Mladic hedh poshtë

Ratko Mladić, të cilin mediat ndërkombëtare e cilësojnë si „kasapin e Ballkanit”, konsiderohet si një nga përgjegjësit kryesorë për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës së Bosnjes (1992-1995), gjatë së cilës u vranë 100.000 dhe afër 2,2 milionë u detyruan të marrin arratinë. Si ish-komandant i ushtrisë së serbëve boshnjakë ai u dënua në vitin 2017 me burgim të përjetshëm, ndër të tjera edhe për shkak të përgjegjësisë së tij për masakrën e Srebenicës, ku në vitin 1995 u vranë më shumë se 8.000 myslimanë boshnjakë.

77-vjeçari i hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij. Edhe prokuroria e ka apeluar vendimin, sepse ajo kërkon të arrijë edhe një dënim tjetër për gjenocid. Nga e marta (25.08) filloi procesi i apelimit para gjykatës pasuese të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Për Radovan Karadžić, kokën politike të serbëve boshnjakë gjatë luftës së Bosnjes, hyri vitin e kaluar përfundimisht në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm.

“Hakmarrje” për sundimin turk

Babai i Mladićit të lindur në vitin 1943 në Bosnjen lindore, partizan, u vra nga milicët kroatë të ustashëve, një milici e lidhur me Gjermaninë hitleriane, kur djali ishte vetëm dy vjeç. Si i ri Mladići filloi karrierën si komunist i bindur në Jugosllavinë socialiste. Ai ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake në kryeqytetin Beograd, të cilën e përfundoi me rezultatet më të mira. Në kulmin e karrierës së tij, Ratko Mladić ishte gjeneralmajor dhe një nacionalist i flaktë. Ai e shihte veten si hakmarrësin për vuajtjen e serbëve gjatë sundimit disa qindra vjeçar turk në Ballkan.

Hija e luftëtarit të dikurshëm

Pas përfundimit të luftës së Bosnjes në vitet 1995/96 Mladić kaloi në ilegalitet në Serbi. Vetëm me presionin masiv të Brukselit, drejt të cilit donte të shkonte kandidatja e BE, Serbia, autoritetet filluan të kërkonin seriozisht Mladićin në vitet 2000. Por arrestimi i Mladićit u arrit të kryhej vetëm në vitin 2011 në një fshat në Serbinë veriore, një njeri i dobët, i sëmurë, prej luftëtarit të dikurshëm kishte mbetur vetëm hija e tij.

Procesi në Hagë zgjati në instancën e parë 523 ditë, rreth 600 dëshmitarë u pyetën. Mladić theksonte rregullisht pafajësinë e tij për të gjitha pikat e aktakuzës, që ai i cilësoi si „të neveritshme”. Tribunalin e Hagës vetë ish-kreu i ushtrisë e cilësoi “satanik”.

Gjendja shëndetësore e përkeqësuar

Procedura e tanishme e apelimit u shty në fillim për shkak të pandemisë së Coronës – Mladić “për shkak të moshës dhe historisë së sëmundjes” konsiderohet si i rrezikuar. Në mars ai u operua nga zorra e trashë. Në korrik, Mladić pretendoi, se mjekët e zbukuronin gjendjen e tij shëndetësore, me qëllim që procesi të vazhdonte. “Nuk ka dyshim, aftësitë e tij konjitive po dobësohen”, komentoi avokati i Mladićit.

Një vendim përfundimtar, që hyn në fuqi pritet vetëm vitin e ardhshëm. Vëzhguesit nuk presin ndonjë vendim spektakolar, dhe për lirimin e Mladićit as që bëhet fjalë. Pyetja kryesore tani është: do të jetë Ratko Mladić gjallë deri në fund të procesit kundër tij.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kasapi i ballkanit ratko mladic kasapi i ballkanit ratko mladic

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë