LIVE UPDATES
Bota

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

3 Janar 2021, 07:26 Nga DOSJA
Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “Agro Kosova Holding” nga Suhareka, që merret me prodhimin e verërave nga rrushi, të dyfishojë sasinë e shitjes se këtij produkti në shtetin e Serbisë.

Më 4 shtator 2020, kryeministri, tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik, që ka 16 pika.

Pas kësaj marrëveshjeje, më 14 shtator, kompania “Agro Kosova Holding” nga Kosova dhe kompania “Euro Test” nga Serbia, nënshkruan një marrëveshje në vlerë prej një milion eurosh, marrëveshje kjo që mundëson që produktet e Kosovës të shiten në Serbi.

Albulena Veseli, menaxhere në këtë kompani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në bazë të marrëveshjes, dërgesa e parë në Serbi ka shkuar në muajin nëntor të vitit 2020, kurse në muajin shkurt të vitit 2021, do të eksportohet edhe dërgesa e dytë, me të cilën do të finalizohet marrëveshja.

“Realisht, kompania jonë që nga viti 2017 është e pranishëm në tregun e Serbisë. Por, kontrata që është realizuar në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit, ka dyfishuar sasinë e eksportit në Serbi. Deri më tani, 30 për qind ka qenë vlera e qarkullimit, por me këtë marrëveshje është dyfishuar sasia”, thekson Veseli.

Veseli thotë se përveç kontratës që kompania “Agro Kosova Holding” ka në bazë të marrëveshjes së Uashingtonit, me kompaninë në Serbi “Euro Test”, tashmë janë në negociata edhe me kompani të tjera në këtë treg. Përveç tregut të Serbisë, kjo kompani eksporton edhe në vende të ndryshme të rajonit dhe të Evropës. Numëron 50 punëtorë të rregullt dhe 200 të tjerë sezonalë.

“Edhe më herët kemi pasur kërkesa për produktet tona, por tashmë janë rritur kërkesat edhe nga blerës të rinj”, tha ajo.

Edhe kompania prodhuese e radiatorëve panel dhe gypor “Enrad” nga Gjilani, vazhdimisht gjendet në tregun e Serbisë, thotë drejtori i kësaj kompanie, Tahir Tahiri.

Ai tregon se gjatë një viti në tregun e Serbisë, kompania e tij eksporton produkte në vlerë prej 1. 5 milion eurosh, në shtatë kompani serbe me të cilat ka kontrata.

“Po, kemi eksportuar me vite të tëra. Kemi kompanitë e njëjtë që kemi kontrata dhe punojmë rregullisht me ta. Kemi shtatë ose tetë kompani në Serbi”, tha ai.

Prodhuesit nga Kosova me vështirësi kanë arritur të eksportojnë produktet e tyre në Serbi, qoftë sepse siç thonë prodhuesit, qytetarët e Serbisë nuk konsumojnë produktet e Kosovës, qoftë problemeve të shumta me dokumente në të cilat shkruan Republika e Kosovës, e që autoritetet serbe nuk i njohin.

Këtë e dëshmon edhe bilanci tregtare në mes këtyre dy shteteve. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2020, produktet e Kosovës në tregun e Serbisë kanë arritur vlerën mbi 27 milionë euro, përderisa produktet e Serbisë në tregun e Kosovës janë rreth 160 milionë euro.

Por, Tahir Tahiri nga kompania “Enrad” thotë se nuk është përballur me probleme të tilla.

“Produktet tona i pranojnë rregullisht sepse kanë kualitet. Çdo shtet që ka produktet me kualitet dhe çmim të arsyeshëm, pranohen edhe nga shtet tjera edhe nga Serbia. Nuk kam pas probleme me dokumente. Në dokumentet tona shkruan ‘SH.P.K Gjilan’. Gjilani në Kosovë është”, thekson ai.

Radiatorët e prodhuar në Kosovë, nga vitet e 80-ta gjenden në Serbi

Ai tregon se radiatorët që përdoren për ngrohje qendrore, të prodhuar në Kosovë, edhe para luftës kanë qenë në tregun e Serbisë.

Kompania “Enrad” dikur ishte ndërmarrje shoqërore “Jugoterm”, por është privatizuar në vitin 2012. Pas kësaj periudhe, Tahiri kujton se kompania ka qenë e shkatërruar dhe pa teknologji adekuate. Vite më pas, janë investuar miliona euro në objekt dhe teknologji, çka aktualisht numëron mbi 200 punëtorë dhe 500 radiatorë të prodhohen brenda ditës. Kurse, këto produkte tashmë janë prezentë edhe në tregun e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Sllovenisë dhe në Greqisë.

“Kompania edhe kur ka qenë ndërmarrje shoqërore, nga viti 1978 e ka pasur tregun e vendeve të ish-Jugosllavisë. Edhe pas përfundimit të luftës, kemi vazhduar eksportin. Mandej, në vitin 2012 kompania është privatizuar dhe ka vazhduar eksportin pa problem”, tha Tahiri.

Ndryshe, në dokumentet e produkteve të prodhuara në Kosovë, në të cilat shkruan Republika e Kosovës, në disa raste nuk pranohen nga autoritetet doganore në Serbi.

Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikata e origjinës, janë disa dokumente të cilat kërkohen për të eksportuar një produkt nga Kosova për në një shtet tjetër. Por, Serbia nuk i pranon këto dokumente.

Qeveria e Kosovës në vitin 2018, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, pati vendosur taksë doganore prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Më pas taksa u pasua me reciprocitet. Por, me t’u zgjedhur, kryeministri tashmë në detyrë, Avdullah Hoti, hoqi të gjitha masat, me qëllim që t’i jepej shans vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel rinisi në korrik të vitit 2020.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marredheniet ekonomike kosove-serbi marredheniet ekonomike kosove-serbi

Sondazh

Poll
Bota 2 Janar 2021, 22:08

Një Plan Marshall për Planetin

Në një vit të dominuar nga COVID-19, është ndoshta e kuptueshme që kemi lënë pas dore krizën më të thellë, ekzistenciale me të cilën përballemi: ndryshimi i kli...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri