LIVE UPDATES
Politike

“PROFECIA”/Si e ndihmoi Mero Baze- Albin Kurtin: Shko tek busti i Çerçiz Topullit, vrite dhe ti bimbashin në Tiranë

4 Mars 2021, 13:10 Nga DOSJA
“PROFECIA”/Si e ndihmoi Mero Baze- Albin Kurtin: Shko tek busti i

TIRANE– Ndoshta do të ishte e habitshme… por me njëjtën saktësi si “The Simpsons”, gazetari Mero Baze arriti të parashikonte se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në turin e tij 3-ditor në Shqipëri, do të shkonte edhe tek busti i Heroit të Popullit, Çerçiz Topulli.

Para vizitës së Kurtit në sheshin e Çerçizit, ditën e parë që ai mbërriti në Shqipëri dhe shkoi në Lezhë të përkujtonte 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, në një shkrim editorial, Baze shkruante tek TemA se Kurti po e përdorte me hipokrizi patriotizmin për të mbuluar ambiciet elektorale. Vizita e tij tek Memoriali i Skënderbeut në Lezhë për Bazen kishte vetëm motivacion elektoral i veshur me patriotizëm.

“Nëse do të shkojë dhe në Gjirokastër, mund të shkojë. Nuk di si mund ta ndihmoj për ndonjë datë historike, por mund të shkojë më 13 mars, se mbushet 113 vjet nga dita që Çerçiz Topulli ka vrarë Bimbashin (nuk di nëse e ka problem, por Bimbashi ka qenë malazez). E bën me këtë rast një miting tek “Sheshi i Çerçizit” dhe në fund e përfundon fjalimin duke thënë: “Ja ku e keni Çerçizin e ri, që do vrasë Bimbashin në Tiranë”.”-shkroi Baze në shkrimin e tij, ndërsa sot, 9 ditë para ditës kur Çerçizi vrau Bimbashin turk 113 vite më parë, Kurti vendosi kurora me lule tek busti i tij.

Shkrimi i plotë i Mero Bazes:

Albin Kurti  nuk është i pari që është kujtuar se 2 marsi, “Besëlidhja e Lezhës”, mund të përdoret për fushatë elektorale. I pari ka qenë Ilir Meta vitin e kaluar. Në një moment të vështirë për karrierën e tij politike, i rrethuar nga një shumicë që filloi ta shantazhonte për shkarkim, ai pa në ëndërr Skënderbeun dhe gjeti shpëtimin.

Autobusat e PD nga gjithë Shqipëria mblodhën sërisht militantët e vet, duke i siguruar se këtë radhë nuk do ta këndojë himnin e Flamurit, Luli, por Iliri, dhe bënë atë që quhet mitingu i 2 marsit, i cili nuk kishte ndryshim as në përbërje dhe as në tematikë, nga mitingjet e mëparshme të PD, përveç faktit që në tribunë këtë radhë ishte Ilir Meta dhe në shesh Berisha me Lulin. Ishte një nga ato provat gjenerale që Berisha bën, për të zëvendësuar aktorët në skenë, nëse Luli dështon. Në të vërtetë, Ilir Meta i afrohet më shumë në halle dhe tipologji.

E njëjta gjë i ka ndodh Albin Kurtit këto ditë. Pas delirit për fitoren elektorale në Prishtinë, atë nuk e ka zënë gjumi për një fitore dhe në Shqipëri, ku ka kandiduar tre kandidatë, një në Gjirokastër, një në Tiranë dhe një në Lezhë, për të testuar. Ka bërë sondazhe dhe nuk i shfaqen askund. Atëhere dhe atij i është shfaqur në ëndërr Skënderbeu, njësoj si Ilir Metës. Dhe me një kolonë “patriotësh” që për herë të parë u kujtuan se mund të festojnë 2 marsin e “Besëlidhjes së Lezhës”, u nis drejt Lezhës dhe bëri thirrje për përmbysje politike.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Përfshirja e Albinit në politikën e brendshme të Shqipërisë është realitet i dy viteve të fundit. E ka bërë si opozitar, tashmë dhe si kryeministër i zgjedhur. Problemi nuk është pse kërkon të garojë në Shqipëri, por përse përpiqet ta mbulojë ambicjen e tij politike me “hipokrizi patriotike”, siç ka bërë 25 vjet.

“Besëlidhja e Lezhës”  ka 577 vjet që ka ndodhur. Albini ka së paku 25 vjet si figurë publike dhe politike në Kosovë, bashkë me atë enturazhin që e shoqëronte. Nuk ka ardhur ndonjëherë më 2 mars në Lezhë. Shqipëria nuk e ka festë zyrtare 2 marsin, por e ka datë të shënuar në kalenderin e saj historik, dhe i përkujton jubilejtë e saj. Para dy vitesh e festoi  575 vjetorin. Nuk di pse Albini u kujtua bash për 577 vjetorin e “Besëlidhjes së Lezhës”, siç kujtohet Ilir Meta këtë vit për 111 vjetorin, 119 vjetorin, 87 vjetorin e dikujt, për t’i dhënë nje dekoratë meqë ka familjen me LSI.

Shpjegimi është i thjeshtë. Nuk do të kujtohej nëse “Vetëvendosja” nuk do kandidonte këtë radhë në Lezhë një pjesëtar të saj dhe Albini po përpiqet të përdorë Skënderbeun për një liliput të tij në Lezhë. Është më e ndershme të shkonte të bënte miting elektoral për “Vetëvendosjen” duke marrë popull hua nga PD, si Ilir Meta. Biles ka kohë të vijë përsëri deri më 25 prill. Nuk e ndalon njeri. Nëse do të shkojë dhe në Gjirokastër, mund të shkojë. Nuk di si mund ta ndihmoj për ndonjë datë historike, por mund të shkojë më 13 mars, se mbushet 113 vjet nga dita që Çerçiz Topulli ka vrarë Bimbashin (nuk di nëse e ka problem, por Bimbashi ka qenë malazez). E bën me këtë rast një miting tek “Sheshi i Çerçizit” dhe në fund e përfundon fjalimin duke thënë: “Ja ku e keni Çerçizin e ri, që do vrasë Bimbashin në Tiranë”.

Ka plot mundësi të përdorë edhe data të tjera nga kalendari i historisë sonë, për të bërë fushatë për “Vetëvendosjen”, por kjo e Lezhës ishte e tepëruar, se “për të mbuluar diellin me shoshë” kishte lodhur dhe disa “liderë” të tjerë shqiptarë në rajon. Më së miri e kishte të merrte deputetin e tij Hysemadin Ferrajn. Ai i ka nja dy libra kundër Skënderbeut. Së paku e njeh mirë. Mund të merte dhe atë idhtarin e tij, që ka zbuluar se në kohë të Skënderbeut ne flisnim latinisht dhe jo shqip.

Hipokrizia e dytë e re që bëri në Lezhë, ishte zbulimi i tij se Kushtetuta e Kosovës nuk na mundëson bashkimin kombëtar. Kushtetuta e Kosovës ka mbi një dekadë që është miratuar dhe Albini si “njeri i lexuar’ dhe mund ta kishte lexuar më parë. Nuk kishte pse shfajësohej para Skënderbeut, pse po hiqte dore nga bashkimi kombëtar per karrigen e tij.  Problemi është se Albinit i duhet një akt hipokrizie, për të shkuarën e tij si “idhtar i bashkimit kombetar” dhe e paska gjetur pengesen në Kushtetutë. Njësoj siç fshiu historinë e “Vetëvendosjes” para zgjedhjeve për të harruar ç’kishte bërë kunder shtetit të ri të Kosovës, të cilin e njohu vetëm kur u bë kryeministër. Hipokriza nuk ka fund. Por ka gjithmonë emrin e  Albin Kurtit.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti mero baze albin kurti mero baze


Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës