LIVE UPDATES
Politike

Profil/ Elton Debreshi, minatori nga Bulqiza që kërkon të bëhet deputet

5 Mars 2021, 21:45 Nga DOSJA
Profil/ Elton Debreshi, minatori nga Bulqiza që kërkon të

BULQIZË– Varfëria dhe braktisja nga të rinjtë dallohet lehtë në Bulqizë. Është një qytet i vogël mbi supet e malit të Duriçit, që poshtë gurëve fsheh një pasuri të madhe. Bëhet fjalë për minierat e kromit që prej dekadash “pompojnë” jetën në këtë qytet dhe në gjithë krahinën përreth.

Por, tranzicioni 30-vjeçar dhe keqmenaxhimi, kanë bërë që shumica dërrmuese e banorëve të Bulqizës, në vend që të gëzonin frytet e kësaj pasurie, më tepër janë të kërcënuar nga varfëria ekstreme. E pikërisht në këtë klimë, një minator ka vendosur të ndezë një fije shpresë duke guxuar të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit për t’u futur në Kuvend.

Euronews Albania udhëtoi drejt Bulqizës, për të ndjekur një ditë fushate të këtij kandidati për deputet që dallon nga gjithë të tjerët. Ai bën fushatë vetëm në gjysmën e ditës, pasi deri në orën 14:00 i duhet të punojë në minierë për t’i siguruar të ardhmen familjes së tij.

Ai punon prej 10 vitesh në minierë dhe në 3 vitet e fundit bashkë me disa kolegë të tij në minierë janë organizuar për të kërkuar kushte më të mira pune dhe mbi të gjitha, miratimin e statusit të minatorit.  

Por, si lindi kjo ide e tij për të kandiduar për deputet më 25 prill?

Unë e kam marrë këtë iniciativë, duke qenë se nga partitë jemi zhgënjyer gjithë këto vite dhe nuk kemi besim në asnjë parti, qoftë e majtë apo e djathtë. Duke parë që ato thjesht na kanë përdorur për fushatë, që nga statusi i minatorit e deri tek problemet e qytetit na kanë çuar në pikën që sot Bulqiza po vdes dhe askush nuk po e ngre zërin për të”, thotë Elton Debreshi, kandidat i pavarur për deputet.

Fushata e tij është krejt ndryshe nga ajo që po bëjnë kandidatët e tjerë për deputetë. Çdo mëngjes, në vend që të nis takimet me qytetarët për t’u kërkuar në zgjedhje, Elton Debreshi kryen ritualin e çdo minatori.

Si minator, ngrihem në mëngjes herët, përshëndetem me familjen, sepse shumë minatorë kanë ikur dhe nuk janë kthyer më duke ndërruar jetë në galeri. Aty nuk mund ta quaj minierë, por gropë të zezë, pasi aty janë shumë prindër që kanë humbur jetën”, shton ai.

Ai pretendon se pikën e fortë e ka në faktin që jeton në qytet dhe është i barabartë, qoftë me bashkëqytetarët, por edhe me kolegët në minierë. Ai shprehet se ka ardhur koha që dibranët të ndahen një herë e mirë nga votimi me bazë bindjet partiake, pasi sipas tij të gjitha partitë për gjendjen e mjerueshme ku ka përfunduar Bulqiza.

Nuk mund të na qajë hallet dikush që vjen nga jashtë më mirë se sa ai që është bir i këtij vendi. Nuk mund të vijë dikush nga karrigia dhe ta dijë hallin më mirë se unë që po jetoj përditë në galeri. Populli duhet t’i vërë gishtin kokës dhe nuk duhet ta hedhë votën siç e ka hedhur në këto 30 vite”, shtoi ai.

Na tregon që mbështetje ka pasur si nga banorët dhe bizneset e vogla të Bulqizës, por edhe nga emigrantët. Ndërsa, kundër në këtë nismë ka pasur pronarët e minierave të Bulqizës.

Mbështetja më e madhe më buron të bashkëqytetarët dhe ata me të cilët unë punoj çdo ditë. Ata ma kanë dhënë mbështetjen më të madhe për kandidaturën time dhe që më kanë shtyrë. Edhe bizneset e vogla këtu në Bulqizë janë treguar të gatshëm që të na mbështesin, ndërsa pronarët e minierave të kromit janë kundër nesh”, shprehet z. Debreshi.

Edhe pse e ka plotësuar të gjitha dokumentacionin e nevojshëm për të kandiduar në KQZ, Elton Debreshi thotë së nëse plotësohet statusi i minatorit, ai do të hiqte dorë nga kjo garë dhe do të vazhdonte punën si minator. 

Statusi i minatorit është pika kyçe. Këtu po vdesin njerëz dhe nuk po flet askush. Sa i përket peshës së deputetit, nëse dikush zotohet se do të miratojë statusin e minatorit dhe të kthej vëmendjen nga problematikat e familjeve të minatorëve që kanë humbur jetën në galeri, unë jap dorëheqjen direkt”, shton ai.

Elton Debreshi pritet të ketë emrin e tij si kandidat i pavarur për deputet në listën e Dibrës, pasi ka depozituar në KQZ firmat mbështetëse të 5% të qytetarëve të këtij qarku.

Marrë nga Euronews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elton debreshi elton debreshi

Sondazh

Poll
Politike 5 Mars 2021, 21:17

TIRANË- Janë mbushur plot 30 vite nga eksodi i parë i madh i shqiptarëve drejt brigjeve italiane.Gjatë natës së 6 -7 marsit të tridhjetë viteve më parë, rr...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet