LIVE UPDATES
Aktualitet

11 Shkurt 2021, 10:47 Nga DOSJA

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajsh nën hetim pas lirimeve skandaloze të një sërë të dënuarve për vrasje. Gjithashtu, Enkelejda Hoxha ishte në procedim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkoi shkarkimin e saj.

Ajo ishte gati që të firmoste lirimin nga burgu të Sajmir Petanit i cili është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia për të vuajtur dënimin për ekzekutimin e Romeo Beqirit, duke i prerë kështu biletën e lirisë. Ata që e njohin nga afër znj.Hoxha thonë se gjykata e Krujës përsa kohë që Hoxha zhvillonte gjyqet e saj, ishte kthyer në një “pikë kalimi me tra”, ku sa herë që gjyqtarja zhvillonte seancat, dikush paguante dhe më pas lirohej, pavarësisht dënimit apo veprës penale për të cilën ishte futur në qeli.

Po ky nuk është rasti i parë që Hoxha tentoi të nxirrte një të dënuar për vrasje nga burgu. Ndër vite, gjyqtarja ka marrë një sërë vendimesh skandaloze, ku disa të dënuar për vrasje kanë gjetur lirinë.

LIRIMI I ENDRIT DOKLES

Endrit Dokle u arrestua në vitin 2004 dhe u lirua pas 16 viteve burg, 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25 në total që u la përfundimisht (pas heqjes së dënimit përjetë), u konvertuan në shërbim prove. Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë. Pas dy vendimeve që i njohu uljen e 4 viteve burg nga amnistia, lëvizja kyçe për lirimin nga burgu të Dokles që ka qenë dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe vrasje ishte kërkesa në shtator të vitit të kaluar për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë në një burg të sigurisë së zakonshme. Kërkesa e tij u pranua po nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

GENC TAFILI

Genci Tafili ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës. Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000. Tafili është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar për vrasje. Prokuroria e cilësoi vendimin në kundërshtim të hapur me ligjin. Sipas organit të akuzës, ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.

Por gjyqtarja e Krujës nuk e ka marrë parasysh këtë fakt dhe ka urdhëruar lirimin e tij. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, kërkoi shkarkimin nga detyra. Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate. Hoxha ia hodhi sërish një masë disiplinore.

ILIR PAJA

Një tjetër i dënuar u liruar nga firma e Hoxhës është edhe Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “UFO”. Paja u lirua 1 vit para se dënimi i tij të përfundonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Disa vite më parë në një ngjarje të rëndë të ndodhur tek Farmacia 10 në Tiranë, Ilir Paja, i arratisur nga burgjet italiane, tentoi të ekzekutonte një efektiv policie, i cili kishte shkuar ta arrestonte në vitin 2008.

Lidhur me rastin, Këshilli i Lartë i Drejtësisë asokohe, nisi verifikimet e nevojshme. Ministri i Drejtësisë i asaj kohe Nasip Naço, ka kërkuar fillimisht shkarkimin e gjyqtares dhe largimin e saj nga trupa gjyqësore shqiptare, por në një mbledhje të zhvilluar me dyer të mbyllura u ndryshua kërkesa dhe u mor një vendim paralajmërues.

SKANDALI

Në vitin 3 nëntor të 2017, gjyqtarja Enkeleida Hoxha u rikthye në qendër të vëmendjes me një tjetër skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Krujës nëpërmjet një vendimi, vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

REXHEP RRAJA

Enkeleida Hoxha është gjithashtu gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, i cili tha se për qeverinë që ai drejton të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

HEKURAN BILLA

I vrarë në një atentat të rëndë mu në mes të Tiranës, në afërsi të Komunës së Parisit tek Qendra Kristal, edhe Hekuran Billa u lirua nga burgu falë zemërgjerësisë së gjyqtares Enkelejda Hoxha. I dënuar për vrasjen e Prel Markut, 22 vjeçarit shqiptar në Park Royal në Londër në vitin 2006, Billa u ekstradua të vuante dënimin në Shqipëri, por bujaria e Enkelejda Hoxhës bëri që ai të lirohej para kohe. Ky lirim dhe kjo mosdhënie drejtësie, bëri që vëllezërit e viktimës, e më konkretisht Viktor Marku, të bënte vetëgjyqësi duke e ekzekutuar atë më 11 qershor të vitit 2020 tek qendra Kristal në Tiranë.

SAIMIR PETANI

Saimir Petani është”pika” që derdhi gotën e mbushur me lirime të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Edhe ky i dënuar për vrasje me 25 vite burg, dhe i ekstraduar nga Italia në maj të vitit 2020, për ekzekutimin e Romeo Beqirit, do të lirohej sot në një seancë që do të zhvillohej në gjykatën e Krujës. Por aty, biletën e lirisë ia dogji Prokuroria e Posaçme që bëri arrestimin e Enkelejda Hoxhës, avokatit të Petanit, Aldo Tabaku dhe 8 personave të tjerë.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:45

TIRANË– Altin Dumani është prokurori ‘sypatrembur’ që ka drejtuar operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta