LIVE UPDATES
Aktualitet

PROFIL-Nga tutor në boss/Kush është Nuredin Dumani, u prangos, ‘i pangopuri’ veç vriste

29 Mars 2022, 20:59 Nga DOSJA
PROFIL-Nga tutor në boss/Kush është Nuredin Dumani, u prangos,

SHQIPËRI– Nuredin Dumani është arrestuar më në fund pas viteve në kërkim nga Policia e Shtetit. Ai personazh i botës së krimit që vetëm pak kohë më parë njihej si një tutor prostitutash në Francë, vendosi që të futej edhe më thellë në botën e errët të krimit. Ai është vrasës serial, për të cilin, Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshmë për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje. Dumani, i fshehur pas emrit të Talo Çelës, bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë që sot donte ta hiqte qafe, nuk e hoqi armën nga dora, për të ‘hequr qafe’ çdo dëshmitar të ‘punëve të tyre të pista’.

“Më kërcënonte se trupin e motrës vetëm pesë vjeçe do ta gjeja në Durrës të copëtuar dhe të masakruar. Më kërcënonte se nëse shkoja në polici, do e vriste atë. Unë shkova njëherë në polici dhe pastaj u tërhoqa. Ishte i dhunshëm”,-raporton Gazeta Si, në publikimin e datës 13 tetor 2020. Vajza A., e cila u mor në mbrojtje nga autoritetet franceze rrëfeu asokohe më 207, se Dumani e kërcënoi teksa më herët i kishte kërkuar martesë.

“Kur mbërrita atje më nxori në rrugë, më dogji me cigare, më rrahu”.-rrëfeu më tej ajo. 

Por si ndodhi trafikimi? 

Në dosjen hetimore të ish-prokurorisë për Krimet e Rënda, Dumani përshkruhet si i “paskrupulltë” dhe “i aftë për gjithçka”.  “I paskrupullt dhe i aftë të bënte gjithçka, deri aty sa në një rast kur adoleshentja nga Durrësi u arratis, ai përmes mashtrimit me një vajzë tjetër e ftoi A. që ta takonte”.-thuhet në dosje.

Vajza A., e cila ishte trafikuar prej tij, ia kishte dalë që të largohej nga kthetrat e Dumanit. E rënë në kurth, ajo shkoi të takonte shoqen, por kur pa se e priste Nuredin Dumani, i cili abuzoi seksualisht me të dhe i tregoi edhe armën. Në këtë moment, ajo u hodh para një makine policie për të shpëtuar ose në rastin më të keq, për të gjetur vdekjen.

Mirëpo aktiviteti i tij nisi fuqishëm në vitin 2020

Gjithçka nisi në muajin mars. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. I vetmi që kishte precedent penalë ishte Dorian Shkoza, i cili kishte qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe ishte liruar në vitin 2010. Dy të rinjtë merreshin me një servis makinash.

Pa u ftohur ende trupat e dy të rinjve, po në të njëjtin vend, në Shën Vlash të Durrësit, ‘kërciti’ sërish arma. Këtë herë, u ekzekutuan dy vëllezër. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Në burg për këyë vrasje janë Altin Ndoçi dhe Klevis Alla, të dy bashkëpunëtorë të drejtësisë, që filluan të blebëzojnë sapo hasën muajt e parë pas hekurave.

Ndoci dhe Alla shënjestruan drejtpërdrejt Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin për këtë vrasje. Arsyeja: Lekët e grabitura një vit më parë në Rinas, 4.6 milion euro. Një pjesë e tyre, Çela dhe Dumani, bashkëpunëtorë, ua kishin lënë për t’ua ruajtur dy vëllzerve Haxhia, por këta të fundit, i zhgënjyen. “Na grabitën,”- tha ata, por kjo ishte një alibi boshe për Çelën dhe Dumanin, të cilët pau menduar dy herë i vranë.

Më 20 korrik të 2020, Emiljano Ramazani, u ekzekutua teksa parkonte mjetin e tij, poshtë pallatit ku banonte tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’ në Elbasan. Klevis Kapllani është pikasur nga kamerat e sigurisë, teksa me armë në dorë, zbriti nga makina e drejtuar nga Nuredin Dumani, vrau babain e katër vajzave, të njohur dhe si ‘Ili’ dhe u largua.

Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, por ‘era’ e parave të Rinasit, ishte futur edhe mes tyre. Dumani, i kënaqur që eliminoi dhe tjetër ‘përfitues’ u nis të fshihej bashkë me Kapllanin. Të dy bashkë, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj të Rrogozhinës dhe njerëzit që i njohnin i identifikonin me njëri-tjetrin. Por dhe kjo miqësi, do të thyhej, e sërish për shkaqe parash.

Më 15 shtator u vra dhe Klevis Kapllani, vetëm 200 metra larg banesës së tij, pak orë pasi kishte dalë të pinte disa birra me shokët. Edhe për këtë ngjarje, është shpallur në kërkim Nuredin Dumani. Këtij të fundit, policia i zuri edhe pritë me shpresën se do të paraqitej në funeralin e mikut që vrau, por 39-vjeçari nga Dibra që u kishte shpëtuar kaq shumë herë duarve të bluve, nuk e hëngri këtë karrem.

Ai gjeti strehë dhe nuk doli, deri në goditjen e radhës. Dumani tashmë e kishte shtrënguar rrethin mjaftueshëm, dhe i vetmi mik që i kishte mbetur pa goditur ishte Talo Çela. Jo për shumë kohë, pasi po atë shtator i hoqi qafe vëllanë, një taksixhi të thjeshtë, të papërlyer në botën e krimit

Vrasja e vëllait të Talo Çelës

Një gjurmë gishti provoi se njëri nga ekzekutorët e taksistit Bujar Çela ishte Nuredin Dumani. Hesapet, të reja dhe të vjetra, kanë krijuar përplasje të reja në Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që format e ekzekutimit sa shkojnë e perfeksionohen edhe më tej. I maskuar si polic, bashkë me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, Dumani la pas në makinën që u gjet e djegur në Murras, një gjurmë papilare (gishti).

Përveç eliminimit të ‘dëshmitarëve’, Dumani me vrasjet e kryera i ka shërbyer edhe dëshirës për hakmarrje të Alibejt, vëllait të Endrit Alibejt, ‘Tarzani’ dhe ish-kreu i klanit me të njëjtin emër, që u vra tre ditë para ndërrimit të viteve, në dhjetor të vitit 2018. 

Çdo krim duket se kishte pas emrin e tij, ndërsa Policia e kërkonte, por asnjëherë nuk e kapi dot. Sot e gjeti të plagosur nga ish-miku i tij Talo Çela një pallat në Fier, duke zhdukur një person të rrezikshëm më pak nga rruga. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit