"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
PROFIL/ U ekzekutua sot në pritë, kush është Mond Çekiçi, shoku i Lul Berishës ‘mjeshtri’ i armëve të zjarrit dhe i
20 Mars 2021, 09:25Nga DOSJA
DURRËS- Personi që shihni në këtë foto është Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Një nofkë që i përshtatej për historinë që qëndronte pas tij si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Por kush është 40-vjeçari?
Karriera kriminale e Edmond Keçit nuk nisi në shtator, kur ishte edhe hera e fundit që ai u arrestua për mbajtje pa leje të një arme zjarri, por shumë vite më parë kur ai ishte pjesë e bandës së Durrësit, e kryesuar nga Lulzim Berisha. Keçi njihet në Durrës si një nga miqtë më të afërt të grupit deri në shpërbërje.
Ai është i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në vitin 2009, në muajin maj ai u dënua me burg për armë mbajtje pa leje, me 2 vite heqje lirie. Ndërsa Ministria e Brendshme në vitin 2016 e klasifikonte “Mond Çekiçin si një nga anëtarët e grupit miqësor të Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Bashkim Haxhisë, Julian Meçajt e Plarent Dervishit.
Si u arrestua dhe u lirua në mënyrë të habitshme në shtator 2020?
Më 24 shtator 2020, policia e Durrësit arrestoi “Mond Çekiçin” pasi atij iu gjet një armë zjarri pa leje. Ai u mbajt në polici fillimisht dhe më pas doli para gjykatës. 40-vjeçari dyshohej se kishte në plan të kryente një vrasje të bujshme në Durrës, por pavarësisht kësaj, ai u lirua nga gjykata dhe u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Influenca në portin e Durrësit
Influenca e Mond Çekiçit ishte e madhe në Durrësit. Ai njihej për njohjet e tij politike dhe kriminale, ndërsa burime koefidenciale pohojnë për Dosja.al se “Mond Çekiçi” administron disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.
(F.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Dosja.al sjell momentet e para fill pas atentatit në Durrës ku mbeti i vrarë një ndër personazhet më të njohura të botës së krimit, Edmond Ke&ccedi...
DURRËS– Një makinë e djegur është gjetur sot në Sukth, që sipas policisë dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Edmond Keçit në Durrës.Sipas po...
TIRANË– Komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Lajmin e trishtë e...
DURRËS- Gazmend Gjyzeli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma.P...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al, ka në faqe të parë, parashikimin e horoskopit të ditës ...