LIVE UPDATES
Politike

Programi i PD për shëndetësinë, Basha bën zotimin: Paraja do të ndjekë pacientin, hapim tjetër fakultet mjekësie

1 Shkurt 2021, 10:12 Nga DOSJA
Programi i PD për shëndetësinë, Basha bën zotimin:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë prezantimin e planit për shëndetësinë. Nga selia blu, Basha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet do të rriten pagat e mjekëve dhe të infermierëve, ndërsa shtoi se pacientët do të kurohen ku të duan, dhe se gjithçka do të mbulohet nga sigurimet shëndetësore. Numri një i demokratëve foli edhe për largimin e bluzave të bardha nga vendi, duke shtuar se me ardhjen e tij në pushtet do të hapet një tjetër fakultet mjekësie, por nuk dha detaje të tjera.

Ne paguajmë më shumë nga rajoni për shëndetësinë. Ja cilat janë nga pikat kryesore: pacienti do të jetë në qendër sipas parimit paraja ndjek pacientin. Do të zgjidhni vetë ku doni të kuroheni. Do të keni paga dinjitozë. Infermierët do të paguehn 700 euro, ndërsa mjekët 1200 euro. Do të rrisim numrin e mjekësve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor,”-tha Basha në fjalën e tij. 

FJALA E PLOTË E BASHËS: 

Të dashur qytetarë. Javën e kaluar ju prezantova planin tonë ekonomik, të detajuar dhe gjithëpërfshirës, i cili do ta rimëkëmbë Shqipërinë dhe do ta ktheje atë në rrugën e suksesit dhe të zhvillimit. Së pari, kam një falënderim sot për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë mua dhe ekipit tim pas shpalosjes së këtij programi.
Kam marrë kaq shumë reagime pozitive dhe mesazhe nga ju në këto ditë.

“Më në fund një plan ekonomik serioz, se na kanë ardhur në majë të hundës premtimet boshe!” – ishte mesazhi që mora nga një prind i ri nga Elbasani ne facebook-un tim.

Dhe pikërisht ky është qëllimi ynë. Të bëjmë ndryshimin. Ky është misioni ynë: te rimëkëmbim vendin dhe të ringjallim shpresën. T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe t’i japim fund dështimeve 8-vjeçare të Ramës. Dhe që të ecim përpara, e keqja duhet të largohet. Që të përparojë ekonomia. Që të përmirësohet dhe zhvillohet shëndetësia. Ndaj jemi mbledhur bashkë sot këtu për të folur për diçka shumë të rëndësishme, shëndetin tonë. Por për të pasur një shëndetësi më të mirë, duhet më së pari të shërojmë vendin tonë. Sepse kur rënkon i gjithë vendi, të gjithë jemi sëmurë. Kur vendi ynë lëngon, nuk mund të ringrihet dot shpejt nga goditja si ajo e tërmetit. Kur vendi është i mbërthyer nga kriza, nuk është në gjendje të shpërndajë ndihmë ekonomike për qytetarët të vet në kohën e pandemisë globale. Kur vendi ynë rënkon, nuk ju ofron dot qytetareve spitale dhe kujdesin shëndetësor siç duhet për ta. Ndaj në fillim duhet të shërojmë vendin, për t’u bërë edhe vetë mirë. Për këtë arsye, këto muaj, kam pasur nderin dhe privilegjin të punojë me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë. Dhe për Planin tonë të shëndetësisë, ne ju qëndrojmë të njëjtave parime si me planin e ekonomisë: Një plan serioz dhe të zbatueshëm. sepse vërtet të gjithëve na kanë ardhur në majë të hundës me premtimet boshe. Me këtë plan, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do të krijojmë kushtet qe jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lëngimit, por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin. Sot, ne angazhohemi dhe u garantojmë gjithë shqiptareve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore për të gjithë, pa përjashtim. Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetët e prindërve tuaj. Plani ynë shëndetësor do te ndryshojë jetën e fëmijëve tuaj. Ne shqiptarët paguajmë më shumë nga çdo vend tjetër në rajon para nga xhepi për kujdesin shëndetësor. Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar Europian. Ja cilat janë pikat kryesore të planit tonë: Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni. Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë. Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret. Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro. Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë! Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri. Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane. Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi. Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes. Programi ynë Shqipëria fiton Shëndetësinë ka në fokus dhe kujdeset për shëndetin e secilit prej jush dhe brezave që vijnë. Pas fitores së zgjedhjeve do ta shërojmë vendin dhe të gjithë do të jemi më mirë. Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë. Do të kemi më shumë mjekë dhe infermierë në Shqipëri, në spitalet dhe qendrat tona shëndetësore. Mjekët dhe infermieret nuk do ta braktisin më vendin, sepse me planin tonë Shqipëria fiton shëndetësinë, do t’ia vlejë të punojnë në vendin e tyre. Dhe do të shpenzojmë më pak para nga xhepi për shëndetin dhe për mjekësinë! Faleminderit që na dëgjoni e që na mbështesni!

Ditën e sotme, Partia Demokratike e Shqipërisë prezantoi planin e saj për shëndetësinë. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi një fakultet të ri mjekësie; rimbursim dhe kontroll barnash; rritje të pagave për bluzat e bardha; dhe të drejtën e pacientit për të zgjedhur ku kurohet. Numri një i PD-së u zotua se të gjithë pikat do të realizohen nëse merr votbesimin e qytetarëve nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha programi shendetesori i pd lulzim basha programi shendetesori i pd

Sondazh

Poll
Politike 1 Shkurt 2021, 09:33

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko foli në Kuvendin e Shqipërisë për votën e shqiptarëve në diasporë. Ai theksoi se nuk duhet të përmendet termi ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet