LIVE UPDATES
Bota

Projekt-buxheti amerikan për vitin tjetër 6 trilionë dollarë, rritje e ndjeshme e fondeve për ndihma të huaja, diplomaci d

29 Maj 2021, 06:16 Nga DOSJA
Projekt-buxheti amerikan për vitin tjetër 6 trilionë

SHBAPresidenti Joe Biden i dërgoi të premten Kongresit projekt-buxhetin e tij për vitin fiskal 2022, me hollësi mbi shpenzimet dhe projektet që ai parashikon me një vlerë totale prej 6 trilionë dollarësh. Ky projekt-buxhet përfaqëson një rritje të ndjeshme në shpenzimet për ndihma ndërkombëtare, diplomaci dhe ndryshimet klimatike, ndërkohë që përfshin rritje modeste të shpenzimeve për mbrojtjen.

SHBA do të vazhdojë të ketë buxhetin më të madh ushtarak në botë me afro 715 miliardë dollarë për Pentagonin, në bazë të propozimit të Shtëpisë së Bardhë. Por kjo shumë përfaqëson vetëm 1.7% rritje krahasuar me buxhetin e vitit të fundit dhe u kritikua menjëherë nga republikanë të vijës së ashpër në Kongres të cilët e quajtën “totalisht të pamjaftueshëm”.

Lidhur me shumën masive të buxhetit të propozuar, Presidenti Biden shkruante se këto projekte paraqiten në frymën e premtimit të tij para Kongresit në prill se “Amerika është përsëri në lëvizje dhe se demokracia ka dëshmuar se ofron realizimin e premtimeve e ëndrrave për popullin amerikan. SHBA janë të pozicionuara për të fituar garën për shekullin e 21-të”.

Dokumenti me 1700 faqe me grafiika, tabela e tekste shoqëruese pasqyron prirjen e Presidentit Biden për të punuar me aleatët si dhe një largim të dukshëm nga administrata e mëparshme e Presidentit Trump, që nuk vlerësonte bashkëpunimin shumëpalësh në politikën e jashtme të Amerikës.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden projekt-buxheti amerikan joe biden projekt-buxheti amerikan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para