LIVE UPDATES
Bota

Projektligji për asistencën dhe buxhetin në pritje të firmës së Presidentit

27 Dhjetor 2020, 07:58 Nga DOSJA
Projektligji për asistencën dhe buxhetin në pritje të

Presidenti amerikan Donald Trump po e kalon fundjavën e festës në pronën e tij në Florida, ndërsa demokratët dhe republikanët presin të shikojnë nëse ai do të nënshkruajë një paketë ligjore që përmban asistencën për pandeminë dhe financimin e buxhetit të qeverisë, projektligje të cilat ai i pati kritikuar ashpër këtë javë.

Legjislacioni, i cili miraton shpenzime prej 2.3 trilionë dollarësh ku përfshihen 892 milionë dollarë asistencë për koronavirusin, është dërguar nga Uashingtoni në klubin e tij në Mar-a-Lago ku pret firmën e tij. Presidenti Trump nuk ka kërcënuar konkretisht me vendosjen e vetos ndaj projektligjit, por ai i befasoi ligjvënësit e të dyja partive, duke e quajtur një “turp” ligjin që ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, pas muajsh të tëra negociatash.

Presidenti tha se projektligji u jep shumë para interesave të veçanta dhe ndihmës për jashtë. Ai tha se pagesat e drejtpërdrejta prej 600 dollarësh për shumicën e amerikanëve, duhet të rriten në 2 mijë dollarë. Kjo u pa si një kritikë ndaj vetë anëtarëve të Partisë së tij Republikane, të cilët u kishin rezistuar përpjekjeve të demokratëve për të negociuar pagesa më të mëdha.

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë do të fillojë në orët e para të së martës, nëse Presidenti Trump nuk e nënshkruan projektligjin. Kongresi planifikon të rikthehet në punë të hënën, duke ndërprerë kështu pauzën e zakonshme për Krishtlindjen, dhe mund të miratojë një masë të përkohshme që do të financonte qeverinë për disa ditë ose javë të tjera, deri në zgjidhjen e ngërçit.

Ligjvënësit pritet të votojnë të hënën për të rrëzuar veton e Presidentit Trump ndaj një ligji që autorizon programe në fushën e mbrojtjes me vlerë prej 740 miliardë dollarësh. Nëse votohet në Dhomën e Përfaqësuesve, Senati mund të votojë që të martën. Për t’u rrëzuar vetoja e presidentit, nevojiten dy të tretat e votave në të dyja dhomat e legjislativit.

Presidenti Trump e ka kritikuar ligjin për mbrojtjen në disa aspekte, duke pretenduar pa dhënë shpjegime se ligji ndihmon Kinën, si dhe ka kërkuar heqjen e frazave që lejojnë ndryshimin e emrave të bazave ushtarake që nderojnë udhëheqësit e Konfederatës. Ai gjithashtu ka kërkuar shtimin e një klauzole që e bën më të lehtë paditjen e kompanive të mediave sociale për materiale të publikuara nga përdoruesit e tyre.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e quajti veton e Presidentit Trump “një gjest tronditës shpërfilljeje që dëmton trupat ushtarake të vendit”.

Megjithatë, zonja Pelosi e ka mirëpritur thirrjen e Presidentit Trump për pagesa të drejtpërdrejta prej 2 mijë dollarësh për të gjithë amerikanët që gjenden nën një nivel të caktuar të ardhurash dhe të enjten i nxiti republikanët ta sfidojnë Presidentin Trump, duke mos lejuar rritjen e pagesave.

Zonja Pelosi ka njoftuar se synon të organizojë një tjetër votim të hënën.

Anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, France Hill i shtetit Arkansas, i cili bën pjesë në Komisionin e Shërbimeve Financiare të Dhomës, tha për televizionin Fox të shtunën se ai shpresonte që Presidenti Trump do ta nënshkruante projekt-ligjin menjëherë sepse kjo do të siguronte një lehtësim të menjëhershëm për amerikanët.

Të shtunën, Presidenti Trump qëndroi në klubin e tij Mar-a-Lago në Florida, me një staf minimal por me anëtarë të familjes, përfshirë këshilltarët e lartë Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Sipas programit të tij të përditshëm, ai ka patur “shumë takime dhe telefonata”, por Shtëpia e Bardhë nuk dha hollësi.

Presidenti u fotografua të enjten dhe të premten duke luajtur në fushat e tij të golfit pranë Mar-a-Lagos. Mediat njoftuan se atij iu bashkua në Ditën e Krishtlindjes edhe aleati i tij i afërt, Senatori republikan Lindsey Graham.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doanld trump shba doanld trump shba

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën