LIVE UPDATES
Politike

Projektligji “Për Bashkëqeverisjen”, socialistët kthejnë në ligj platformën e tyre elektorale

28 Shtator 2021, 12:39 Nga DOSJA
Projektligji “Për Bashkëqeverisjen”, socialistët

Një foto nga një nga mitingjet elektorale të Partisë Socialiste mbulon faqen e parë të portalit shqiperiaqeduam.al, një portal i krijuar vite më parë dhe që është kritikuar si një instrument që zhduku dalimin mes institucioneve shtetërore dhe Partisë Socialiste gjatë katër viteve të fundit. Por një projektligj i propozuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në parlament synon që këtë portal ka kthejë si pjesë e strukturës qeverisëse të vendit, duke krijuar në këtë mënyrë një strukturë paralele me institucionet e zakonshme. Struktura duket se i fton qytetarët që ankesat e tyre për institucione të ndryshme të mos i drejtojnë në institucionet përkatëse shtetërore, si fjala vjen, polici apo prokurori, por t’ia drejtojnë portalit të Partisë Socialiste.

Projektligji “Për Bashkëqeverisjen” është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe ai kërkon të ngrejë një strukturë piramidale nën varësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit dhe me zyrtarë të infiltruar në të gjitha strukturat shtetërore, përfshirë ministritë, kadastrat, e të tjera.

Sipas projektligjit të qeverisë, drejtuesi i agjencisë dhe “koordinatorët” që ky drejtues do të përcaktojë në institucionet shtetërore, do të kenë për detyrë, mes të tjerave, të nisin procedurë disiplinore apo hetim administrativ ndërsa të gjithë punonjësit e institucioneve shtetërore do të kenë për detyrë të “bashkëpunojnë” me këtë agjenci, nën kërcënimin e penaliteteve që përcaktohen nga drejtuesi i agjencisë. Koordinatorët do të kenë për detyrë të bëjnë “inspektime” dhe të “konstatojnë shkelje” si dhe t’i rekomandojnë institucionit punëdhënës të punonjësit shtetëror largimin e tij nga detyra.

Sipas praktikës së zakonshme të socialistëve deri më sot, edhe kjo agjenci nuk do të ketë asnjë funksionar me statusin e nëpunësit civil, gjë që i jep mundësinë kryeministrit të emërojë persona politikë në të. Projektligji thotë gjithashtu se drejtori i përgjithshëm emërohet nga kryeministri por nuk përcakton asnjë kriter për cilësitë që duhet të përmbushë kandidati për drejtor. Projektligji nuk përcakton gjithashtu asnjë procedurë punësimi, fjala vjen, konkurs. Ndonëse logjika ta do që shteti duhet të nxisë qytetarët të denoncojnë korrupsionin në strukturat përkatëse si SPAK, projektligji sanksionon që platforma do t’i nxisë qytetarët ta denoncojnë korrupsionin në këtë strukturë. Projektligji sugjeron gjithashtu që këta persona, koordinatorët e agjencisë, do të kenë mundësinë që të “verifikojnë indiciet” për ngjarjen korruptive dhe, nëse e shohin të arsyeshme, të kryejnë referimin e veprës penale në “prokurorinë kompetente”.

Portali shqiperiaqeduam.al u shfaq katër vjet më parë. Megjithëse dukshëm ishte një platformë elektorale e Partisë Socialiste, e mbushur me simbolika të kësaj partie, banerat e saj pushtuan faqet e internetit të të gjitha institucioneve kryesore duke i ftuar vizitorët që të regjistrojnë të dhënat e tyre personale në këtë faqe.

Kryeministri Edi Rama foli për këtë projektligj gjërë e gjatë në fjalën e tij të parë si kryeministër i mandatit të tretë. Ai e bëri të qartë në fjalën e tij se platforma do të trajtojë ato tema të nxehta të njohura për shqiptarët: Hipotekat, lejet e legalizimit, licencat, me pak fjalë, ato funksione të shtetit për të cilat, qytetarët kanë të drejta ligjore, por që socialistët janë kapur shpesh duke i përdorur si mjet pagese për vota.

“Do t’ju lutesha ta lexoni vetë deri në fund, gërmë për gërmë ligjin e ri të bashkëqeverisjes, ta konsideroni biblën dhe kuranin e shërbimeve ndaj publikut,” deklaroi Rama në fjalën e tij.

“…mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave, të legalizimeve, të lejeve, të licencave të autorizimeve,” shtoi ai./Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll
Politike 28 Shtator 2021, 09:41

TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet nga salla e Kuvendit, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati po zhvillonte mbledhjen o...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron