LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokurori i Gjirokastrës nuk ekzekuton urdhrin e gjykatës: Nuk më do qejfi!

12 Tetor 2021, 05:34 Nga DOSJA
Prokurori i Gjirokastrës nuk ekzekuton urdhrin e gjykatës: Nuk më

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e shtetasit italianë që është ndaluar në Gjirokastër dhe po mbahet me masë sigurie arrest shtëpie në mënyrë të padrejtë për një rulot që e kishte në përdorim vjehrra e tij.

Për rastin e italianit Sacchi dhe familjes së tij, gazetari i emisionit Stop së bashku me gruan e italianit shkuan për të pyetur prokurorin Emëror Kasaj se mbi çfarë baze ka marrë vendimin e arrestit, kur ruloti figuron në emër të vjehrrës.

Por përfaqësuesi i akuzës nuk përgjigjet dhe nxjerr jashtë gazetarin dhe bashkëshorten e italianit, pasi kjo e fundit e akuzon për korrupsion. Nga ana tjetër, për vjehrrën e Sacchit, nuk ka një procedim penal.

Gruaja: Fol, fol, fol! Ti ke arrestuar bashkëshortin tim padrejtësisht. Fol, fol! E ke çuar në një konvikt, kur unë kam probleme me frymëmarrjen. Nuk e kupton më italishten?! Fol! Kam probleme me frymëmarrjen dhe ti ke arrestuar bashkëshortin tim. Fol! Fol ! Fol! Fol ! Fol! Fol! I korruptuar! Do vetëm lekë ti! Do vetëm lekë!

Policia e Gjirokastrës, në mungesë të byzylykëve elektronikë aparaturë, që aplikohet tek personat me masën e arrestit të shtëpisë, e ruan italianin me tre turne me nga tre policë, duke u bërë shqetësim për gruan me probleme frymëmarrjeje dhe fëmijët e mitur.

Avokati i italianit thotë se ju drejtuan gjykatës për të ndryshuar ambientin ku mbahet me masë sigurie arrest shtëpie. Gjykata e pranoi kërkesën, por prokurori i çështjes refuzon të ekzekutojë urdhrin e Gjykatës së Gjirokastrës.

“Ruhet nga 9 policë dhe policia është bërë shqetësim për lagjen dhe komunitetin ku banon dhe pronari i shtëpisë me të drejtë ka kërkuar që të mos jetë në këtë ambient. I kemi kërkuar sërish policisë dhe prokurorisë që klienti që unë përfaqësoj të ketë një adresë tjetër, por bëjmë 4 ditë që ne i kërkojmë dhe nuk kemi asnjë lloj reagimi”, u shpreh avokati.

Ndërsa gazetari i Stop, Genci Angjellari, pyeti prokurorin Emëror Kasaj përse refuzon që të ekzekutojë urdhrin e gjykatës. Përgjigjia e tij ishte “nuk kam qejf”.

Gazetari: Pse nuk e ekzekutoni urdhrin e gjykatës? Nuk keni qejf?

Prokurori Emëror Kasaj: Jo nuk kam qejf fare. Nuk më do qejfi!

Gazetari: Je në pronën tënde private? Je në institucion shtetëror zotëri dhe nuk mund të silleni kështu. Është absurde. Inatin që keni me gjykatën nuk mund ta nxirrni në kurrizin e familjes, janë 4 fëmijë të mitur atje.

Pas transmetimit të këtyre pamjeve, drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, deklaroi se për veprimet, vendimet dhe sjelljen e prokurorit Emëror Kasaj do t’i dërgohet shkresë KLP-së dhe instancave të tjera. /tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emeror kasaj emeror kasaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen