“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ngordhjen masive të pulave: Kush e shkeli karantinën?
21 Mars 2022, 09:45Nga DOSJA
DURRËS– Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ngordhjen masive të pulave për shkak të gripit të shpendëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetimet kanë nisur për shkelje të rregullave të karantinës, ndërsa sot ka nisur veprimet e para hetimore. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Prokuroria ka kërkuar informacion për të mësuar se kur ështe konstatur rasti i parë dhe praktika që është ndjekur, nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.
Duke nisur nga sot, hetuesit i kanë dhënë autorizim policisë të sekuestrojë të gjithë dokumentat lidhur me praktikat që janë ndjekur mbi mënyrën që është ndjekur pas rasteve të njëpasnjëshme për ngordhjen e pulave.
Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al, por edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion. Dy ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Për këtë skandal dje u shkarkua Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e AKV-së dhe Mbrotjes së Bimëve. Ndërkohë që Ministria sot hesht dhe nuk jep asnjë shpjegim se çfarë po ndodh e se çfarë masash janë ndërmarrë.
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për sherrin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Kombinatit, ku u përdor edhe arma e zjarrit. Në pran...
TIRANË – Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga gripi i shpendëve që ka shfarrosur ...
DURRËS– Dalin pamjet e para nga Durrësi, ku ka shkuar gati në 1 milion numri i pulave të ngordhura në qytetin e Durrësit, që përbëjnë 80% të tufës së...
LEZHË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi janë kapur me 40 kilogram kanabis brenda makinës së tyre. Në pranga kanë përfunduar, Erg...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë. Laps...
TIRANË– Java nis me mot të mirë dhe me kthjellime të herë pas-hershme të cilat do të jenë prezente në zonat malore. Po ashtu mot të qëndrueshëm do të...