LIVE UPDATES
Bota

Prokuroria malazeze heton vjedhjen e cigareve në portin e Tivarit

13 Korrik 2021, 19:01 Nga DOSJA
Prokuroria malazeze heton vjedhjen e cigareve në portin e Tivarit

Zyra e Prokurorit të Shtetit të Malit të Zi të hënën kërkoi miratimin nga Gjykata Themelore të një urdhri për kontrollimin e të gjithë hangarët në portin e Tivarit pas vjedhjes së 1,182 kutive duhan nga porti.

Më 10 korrik, Zyra e Prokurorit nisi një hetim për bastisjen e një hangari në port dhe vjedhjen e një numri të madh cigaresh “Marble” me vlerë 500,000 euro.

“Prokuroria kërkoi një urdhër për realizmin e një inventari të të gjithë mallrave që ndodhen në hangar. Ne gjithashtu i kërkuam gjykatës që të kontrollojë magazinat e tjera brenda portit të Tivarit”, tha Radovan Djurisiç, nga Zyra e Prokurorisë në Tivar, për gazetën e përditshme Vijesti.

Më 10 korrik, TV Vijesti raportoi se persona të panjohur hynë në hangarin e kompanive Aurora dhe Atlant Mont dhe vodhën 1,160 kuti cigare me vlerë 500,000 euro.

Mediat njoftuan se hangarët janë në pronësi të Dragan Vujaciç i cili u gjykua para Gjykatës së Lartë për kontrabandë cigaresh në 2005, por u lirua nga akuzat në 2013.

Sipas mediave, cigaret e vjedhura u transportuan nga porti me kamion, ndërsa Zyra e Prokurorit tha se do të monitorojë videot e mbikëqyrjes nga kamerat e sigurisë për të gjetur autorin/ët.

Menaxhmenti i portit më 10 korrik u kërkoi autoriteteve të hetojnë çështjen, duke pretenduar se shërbimi i tyre i brendshëm i sigurisë monitoron automjetet e ngarkesave që largohen nga zona e portit, por se ata nuk kanë “kompetencë për të verifikuar vlefshmërinë e dokumentacionit për ngarkesën që transportojnë”.

Një nga udhëheqësit e partisë në pushtet, Fronti Demokratik, Nebojsa Medojeviç, tha se autoritetet duhet ta hetojnë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Si është e mundur që të vidhen mallra nga një depo doganore kur ajo ishte e mbyllur me dy kyça? Dikush vodhi pothuajse një ton cigare dhe autoritetet pretendojnë se nuk e dinë kush e bëri atë”, postoi ai në Twitter.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, Tivari ka qenë një qendër e njohur për kontrabandën e cigareve.

Policia në vitin 2019 sekuestroi 1.7 milion paketa cigaresh me vlerë rreth 3.9 milionë euro. Në gusht 2018, policia arrestoi 10 zyrtarë doganorë nga porti për kontrabandë cigaresh, po kjo nuk u shoqërua me ndonjë dënim.

Në maj të vitit 2019, një investigim i BIRN tregoi se Mali i Zi ishte kthyer përsëri në qendrën e një mashtrimi global të kontrabandës së duhanit, duke futur në BE miliona cigare të falsifikuara përmes përdorimit të anijeve “fantazmë” dhe duke përdorur dokumente të rreme.

Më 2 korrik, qeveria njoftoi fillimin e një procesi ligjor për të ndaluar magazinimin e cigareve në portin e Tivarit si pjesë e masave për të parandaluar kontrabandën e duhanit dhe cigareve, për të cilat vendi ka një reputacion shumë të keq.

Në progres raportin e Malit të Zi për vitin 2020, Komisioni Evropian paralajmëroi se numri i ndjekjeve penale të filluara për këtë çështje ishte i pamjaftueshëm, duke marrë parasysh shkallën e vlerësuar të kontrabandës së duhanit në të gjithë vendin./Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni porti i tivarit vjedhja e cigareve porti i tivarit vjedhja e cigareve

Sondazh

Poll
Bota 13 Korrik 2021, 14:30

KOSOVË -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku nga e shtuna deri më sot mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar tr...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën