Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJERMANI– Dy biznesmenët shqiptarë, në Gjermani e Zvicër, kanë marrë përsipër të ofrojnë ushqim dhe strehim për të gjithë personelin mjekësor që janë ofruar të kurojnë pacientët e infektuar me Covid-19. “Albinfo.ch”, shkruan se, Bedri Idrizi, menaxheri i një restoranti në Gjermani, ka shpërndarë ushqim falas për stafin e shërbimeve shëndetësore, në shenjë falenderimi për kontributin e tyre për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid-19. Gjithashtu, Idrizi, së bashku me stafin e tij, po ndihmojnë dhe grupe të moshuarish, duke u dërguar ilaçe dhe ushqime.
Ai menaxhon restorantin “Dolce Vita” në Schwedt Oder të Gjermanisë, dhe shqiptari nga Tetova ka shpërndarë ushqim falas për 12 reparte të spitalit të qytetit, për njësitë zjarrfikëse, ndihmën e shpejtë dhe njësitë e tjera të ambulancës, në shenjë solidarizimi me përpjekjet humane të atyre që bëjnë gjithçka për ta ndihmuar popullatën në kohën e pandemisë së virusit korona.
Gjithashtu, stafi i restorantit ka shpërndarë një afishe, ku u bën thirrje pleqve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos e rrezikojnë shëndetin, ndërkohë që ilaçet dhe ushqimi atyre u dërgohet nga ekipi i restorantit deri në shtëpi dhe pa asnjë fitim.
“Të dashur gjyshe e gjyshër, ju rrini në shtëpi dhe na dërgoni porositë për barna e ushqim, kurse ne ua blejmë dhe ua sjellim në shtëpi,”– thuhet në postimin e shpërndarë.
Nga ana tjetër, hotelieri shqiptar Nazmi Mehmetaj ha hapur hotelin e tij për të mirëpritur personelin mjekësor që vjen nga vendet e tjera. Ai kishtem betur pa punë, pasi gjithçka u mbyll për shkka të Covid-19 dhe hapi dyer te hotelit për mjekët.
Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 52-vjeçarin Qerim Musha, ish-shoferi i ish-kreut të Burgjeve, Arben Cuko, pasi akuzohet se ka marrë një shumë para...
Spanjë- Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka deklaruar në emisionin “Arena” në TV Ora, se në azilet e këtij shteti kanë vdekur rreth 50-60% e personave...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se 20 infermierët që u nisën drejt Italisë, kanë filluar punë...
Shqipëri- 277 të infektuar dhe 16 viktima, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundi...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se edhe 9 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. “Lajm i mirë, 9 të...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë planin e ri të qeverisë, të prezantuar ng...
TIRANË- Drejtori i OSHEE, Ardian Çela ka premtuar sot se nuk do ketë mungesë të energjisë nga ana teknike, por nuk do marrin shërbimin ata që nuk do...
TIRANË- I pyetur sonte në Open, administratori i OSHEE-së Adrian Çela dha detaje mbi kategoritë dhe numrin e përfituesve prej vendimit që fal kamatë...
KORÇË– Një prej pacientëve nga Korça që ishte shtruar në Spitalin Infektiv është shëruar. Mjeku i Spitalit të Korçës në një reagim në ...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë sot inspektime në terren ku ka parë situatën e ndarjes së ndihmave për familjet në nevojë. Ai ka ...