Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
32% e pronave të shitura në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të këtij viti u blenë nga individë me banim jashtë vendit.
Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave tregon se blerësit jorezidentë vazhdojnë të kenë një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshme në vend. Megjithatë, pesha e blerësve jorezidentë ndaj totalit ka pësuar një rënie të lehtë nga niveli 36% i dy gjashtëmujorëve të mëparshëm. Pothuajse 40% blerësve me banim jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.
Raporti i numrit të pronave të shitura për jorezidentët ndaj numrit total të pronave të shitura në vitet e fundit është rregullisht sipër nivelit të 30%, çka dëshmon se pesha e lartë e blerësve nga jashtë nuk përbën një zhvillim të përkohshëm. Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare. Kërkesa nga të huajt ose shqiptarët me banim jashtë vendit është një faktor plotësues që shpjegon rritjen çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.
Në mesin e këtij viti, Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me pothuajse 50% që prej vitit 2013. Gjashtë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rritja vjetore e çmimeve rezultoi 6.7%. Rreth 2/3 e subjekteve të intervistuara presin që çmimet e banesave të mbeten të pandryshuara gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, ndërkohë që pjesa e atyre që mendojnë se do të rriten është sa 28% numrit total të përgjigjeve.
Agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga shtetasit e huaj apo shqiptarët me banim jashtë vendit kanë një rol të rëndësishëm në këtë treg. Sipas tyre, së fundmi në treg po shfaqen shumë blerës nga Kosova, që interesohen për prona jo vetëm në bregdet, por edhe në Tiranë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i pronave të shitura nga subjektet e anketuara u rrit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti me 12% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, por ishte më i ulët me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, firmat dhe agjentët e anektuar raportuan 709 transaksione gjatë gjashtëmujorit të parë 2021. Sipas agjentëve, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. 80% e këtyre pronave rezultojnë të blera me kredi që mbulojnë deri në 60% të vlerës./E.Shehu/MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm 22.6 milionë euro nga ana e institucioneve që janë audituar në periudhën janar-qershor 2021 për veprimtarinë e...
Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka mbyllur procedurën e hetimit të thelluar në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, në tregun e importit, prodh...
Rimbursimi i TVSH shënoi rekordet historike në 8-mujorin 2021, si rrjedhojë e arkëtimeve të mbara që po vijnë nga rritja e sasive dhe çmimeve të mallrave...
Kredia me probleme e sektorit bankar ka rënë jo vetëm si raport, por edhe në vlerën absolute të portofolit.Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti sto...
Transporti i mallrave në 8 muajt të këtij viti ka pasur dinamikë të ndryshme në raport me një vit më parë kur kufizimet dhe pandemia ishin më evidente. Të dhëna...
Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç.Metodologjia e matjes së këtij treguesi ë...
Holanda dominoi investimet e huaja direkte edhe në tremujorin e dytë të vitit.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet nga kompani me aksionerë të...
Mësuesit e pavaksinuar nuk do të zhvillojnë mësim ditën e hënë nëse nuk paraqesin tamponin negativ, deklaroi zyrtarisht Ministria e Arsimit për Top Channel, ndë...
Buxheti i shtetit, gati duhet të dyfishohet në katër vitet në vijim për të përmbushur premtimet kryesore të qeverisë “Rama 3” të paraqitura në programin e ri ek...
463 milionë euro të huaja është vlera e investimeve të huaja direkte që ka thithur Shqipëria në pjesën e parë të vitit, duke shënuar një rritje të lehtë prej 3 ...