LIVE UPDATES
Politike

Protesta e 16 shkurtit/ Deputeti i PD-së përgëzon Bashën: Fundjava e demokracisë arriti 11 suksese

17 Shkurt 2019, 15:48 Nga DOSJA
Protesta e 16 shkurtit/ Deputeti i PD-së përgëzon Bashën:

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reagur për protestën e opozitës së bashkuar, e cila u zhvillua një ditë më parë përballë godinës së kryeministrisë.

Salianji shprehet se e shtuna ishte një “Fundjavë e Demokracisë”, ndërsa listoi edhe njëmbëdhjetë arsye se pse protesta e djeshme ishte e suksesshme. Sipas deputeti Salianjit protesta ishte masive dhe brenda saj kishte personalitete me influencë në opinionin e gjerë publik.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Fundjava e demokracisë!

Protesta e djeshme ishte masive, me një pjesëmarrje që as më dyshuesit apo edhe ata që janë “lutur” kundër saj, apo kanë punuar për ta minuar, nuk e mohojnë dot.

Protesta e djeshme tregoi që hapi i parë nisi ashtu dhe më shumë kërkohet tanimë nga demokratët.

Pjesëmarrja dhe masiviteti, sakrifica e demokratëve vlen më shumë se mijëra interpretime të tjera që duan ta relativizojnë atë. 
Gjatë dhe pas protestës në opinionin public ishin parapregatitur gjuajtësit mediatikë që ta relativizonin peshën e saj por nuk ia dolën, njësoj si edhe snajperët që prisnin turmën të afrohej në shkallët e kryeministrisë. Kushdo që ishte aty u bë dëshmitar okular i një prite apo kurthi policor që policia miklonte turmën të afrohej sepse ishte ndërtuar regjia e tillë.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një turme protestuese ti turrej qeveria me bomba me helme toksike, apo qytetareve ti shtrohej rruga për tju afruar dyerve dhe as kishte ndodhur ndonjëherë që gazi lotsjellës të përdorej brenda 20 min ndaj protestuesve.

Protesta ishte sukses!

– Një pjesë ë madhe e kritikëve ndaj protestës i bashkojnë dy gjëra urrejtja ndaj Edi Ramës dhe padurimi për ta parë atë të rënë pa bërë vetë asgjë, sakrifica e qytetarëve smund të jetë faturë e protestës por sukses i saj!

– Askush nuk mohoi dot që protesta ishte më masivja, më madheshtorja dhe më përfaqësuesja.

– Majtas apo djathtas të gjithë pohuan se protesta kishte çdo kategori shoqërore. Bashkimi i tyre ishte dhe është kundër Ramës. Në protestë kishte personalitete si Lubonja, ish-ministra të ps, thuajse gjithe shoqeria civile.

– Nuk kishte asnjë presion apo reagim të paraorganizuar por erdhi natyrshëm nga qytetarët tregoi që situata mund të eskalojë në përplasje civile, imagjinoni sikur drejtues të opozitës të bënin thirrje për mësymje dje. Nga kjo situatë qeveria dhunoi me gaz toksik ndërsa qytetarët shprehen revolte duke mos demtuar asnje prone private dhe asnje prone publike, kush quan prone kerpudhen….

– Protesta tregoi që demokracia në Shqipëri ka shpresë. Pavarësisht varferise, kërcënimeve me kafshate dhe me gjoba dje kishte mijëra njerez.

– Protesta unifikoi opozitën dhe kaloi një test serioz se si mund të bashkëpunohet për të mundur Ramën!

– Protesta dje u bë lajm ndërkombëtar, duke sensibilizuar çdo kancelari që Shqipêria nuk e lëshon demokracinë dhe lirinë.

– Gjithë qytetarët e panë dje se ku ishte shumica e Shqiptarëve. Rama me 2000 punoniës administrate dhe mijëra para selisë së kryeministrisë që nuk largoheshin as nga helmet e policisë.

– Dje ra miti i madh i krijuar studio më studio që shqiptarët nuk protestojnë për zgjedhje të lira, mbase do të ishin edhe shumë më shumë dje nëse perdorimi politik i policisë për persona me rekorde kriminale dhe propoganda se do të kishte “luftë” por dje qytetarët treguan që e duan Shqipërinë!

– Revolta e djeshme dogji dhe përveloi cdo skenar se opozita mund të bashkëqeverisë me Ramën. Qytetarët dje treguan se ka vetëm një rrugë, largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie që mendon për qytetarët dhe jo për 10 veta, një largim që kërkon sakrificë nga të gjithë!

Personalisht kam kërkuar djegien e mandateve në mbledhjen e grupit parlamentar kohë më parë, uroj që grupi të marë vendimin e duhur pas propozimit të Bashës! Por pas shumë përpjekjesh dukej e vetmja rrugë, rruga e sakrificës! Prandaj kjo fundjavë do të mbahet mënd si fundjava ku qytetarët vendosën, fundjava e demokracisë!

Kujtojmë se ditën e djeshme deputeti i PD-së Ervin Salianji reagoi lidhur me protestën ku u shpreh se qeveria u ka hapur luftë qytetarëve, teksa kërkoi të zbulohet burimi i gazit lotsjellës të përdorur nga policia. Një ditë më parë opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.( Lexo këtu )Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje, pasi protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne proteste ervin salianji lulzim basha protesta 16 shkurt 2019 dhuna ne proteste ervin salianji lulzim basha protesta 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet