“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Protesta e dhunshme te PD, Avokati i Popullit: 59 persona në Polici, 8 të mitur
8 Janar 2022, 22:00Nga DOSJA
TIRANË – Avokati i Popullit paraqiti online raportin për protestën e sotme të organizuar në Partinë Demokratike. Në Facebook, zyra e Avokatit të Popullit saktësoi se 59 persojna janë shoqëruar në komisariatet e ndryshme të Tiranës, ku 8 prej tyre janë të mitur. Në lidhje me personat e lënduar, raportohet se dy persona janë lënduar në kokë Alban Hoxha dhe N.A., të cilët janë larguar nga Spitali i Traumës pasi janë mjekur.
Gjithashtu në Spitalin Ushtarak dhe Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës kanë marrë trajtim mjekësor 7 persona, kurse 5 të tjerë janë trajtuar për intoksikim nga gazi lotsjellës në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”.
Për sa i përket forcave të rendit, Avokati i Popullit bën me dije se një pjesë e punonjësve të policisë nuk kanë patur të dukshëm numrin e tyre të identifikimit. Përdorimi i gazit lotsjellës vërehet se është përdorur në masë të madhe.
Avokati i Popullit në përputhje me mandatin e tij kushtetues si mbrojtës i të drejtave dhe lirive themelore të individëve nga veprimet e administratës shtetërore, do të vijojë të monitorojë situatën në vijimësi.
TIRANË– Protesta e ditës së sotme u mbyll. Kështu deklaroi para mediave ish-kryeministri Sali Berisha i cili deklaroi se protesta do të vazhdojë dhe ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar të dijë se përse po shoqërohen në polici anëtarët e Partisë Demokra...
TIRANË– Policia e Shtetit u është përgjigjur deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardgi, i cili e kosndieroi si...
TIRANË– Deputeti Flamur Noka i ka konsideruar të pafajshëm demokratët që sot zhvilluan një protestë të dhunshme para selisë blu. Pavarësisht se përpl...
PEQIN– Tre armë zjarri janë sekuestruar mbrëmjen e sotme nga policia. Mësohet se armët janë sekuestruar në Peqin në kuadër të një operacioni të zhvilluar ...
TIRANË- Kryeopozitari Lulzim Basha ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha me protestën e sotme, kurorëzoi aksionin e tij personal. Në një konferencë...
TIRANË – 50 persona janë shoqëruar nga forcat e rendit në Tiranë në lidhje me protestën e sotme që u organizua në godinën e Partisë Demokratike. Me k...
TIRANË – Policia e Tiranës po kryen shoqërimet për personat e dyshuar që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në godinën e Partisë Demokratike ditë...