LIVE UPDATES
Aktualitet

Tirana ‘në flakë’/ Opozita 5 orë protestë mes gazit lotsjellës, 19 të plagosur (Foto+VD)

16 Shkurt 2019, 06:37 Nga DOSJA
Tirana ‘në flakë’/ Opozita 5 orë protestë mes

SHQIPËRI- Tymuese, flakadanë, bidona uji, gurë, shkopinj, molotov dhe shufra betoni. Këto ishin mjetet me të cilat protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike, kanë zgjedhur të protestojnë ditën e sotme para kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.  Për 5 orë, mbështetësit e thirrur nga PD, me vuvuzela dhe pa flamuj partish u përplasën me policinë dhe shkatërruan skelën hyrëse tek Kryeministria dhe kërpudhën e dashur të kryeministrit Edi Rama. 

Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe tentuan të hyjnë në kryeministri duke i vënë flakën skelës. Më pas ata rrëzuan simbolin e kërpudhës që ndodhej në oborrin e kryeministrisë. Për të ndaluar protestuesit, Garda ka hedhur gaz lotësjellës dhe ka qëlluar me plumba gome. Si pasojë 19 persona mbetën të lënduar, mes të cilëve policë dhe gazetarë. Momenti më i vështirë ishte ai i siguruar nga Dosja.al, ku një prej protestuesve të hipur në skelë, i cili zbritet pa ndjenja. U raportua se qytetarit i kishte rënë infrakt dhe po merr ndihmën e parë në spital. Gjatë gjithë protestës, një megafon i Gardës i vendosur në tarracën e Kryeministrisë ka bërë thirrje për një protestë jo të dhunshme. Pas 5 orësh, protesta u mbyll nga kryetari Lulzim Basha, i cili njoftoi një protestë të dytë edhe më të madhe tek parlamenti, ditën e enjte në orën 10:00. Nga Vlora, kryeministri Edi Rama e ka quajtur të dalë boje, protestën e dhunshme të opozitës. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Lleshaj ka bërë thirrje që të dëgjohet zëri i SHBA-ve, të cilat dënonin dhunën e ushtruar dhe kërkonin protestë paqësore. Reagimi nuk ka munguar as nga aleatët e Shqipërisë. Ndërkombëtarët bënë thirrje për një protest paqësore, duke kërkuar edhe vënien para përgjegjësisë së protestueve të dhunshëm. Qëndim të ashpër ndaj tyre ka mbajtur edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se protestuesit e dhunshëm duhet që të ndëshkoheshin, pasi sipas saj ata ishin provokatorë të infiltruar.

Ora 16:03- Basha mbyll protestën: Të enjten takohemi para parlamentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës së opozitës. Basha tha para qytetarëve se opozita nuk do të tërhiqet dhe se protesta do të zhvillohet sërish të enjten në orën 10:00 para parlamentit.

Ora 15:35- Kryemadhi: Ne që bëmë Ramën kryeministër, “meritojmë të helmohemi” sot

Në një prononcim live, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se policia duhet të ndalojë personat e dhunshëm, por gjithashtu u shpreh se efektivët nuk kanë asnjë të drejtë të hedhin gaz lotsjellës mes atyre që protestuan paqësisht.

Ora 15:29/ Ekipet e urgjencës mjekësore kanë dërguar drejt QSUT-së 19 të lënduar, mes tyre 9 policë

Ekipet e urgjencës mjekësore kanë dërguar në QSUT 9 policë, dy përfaqësues të medias dhe 8 protestues. Pasi kanë marrë ndihmën e parë, të lënduarit janë larguar nga ambientet e spitalit.

Ora 14:52/ Hipën në majë të skelës, pëson infarkt pasi goditet me granatë (VD)

Një video me pamje të rënda është siguruar nga dosja.al, ku shihet sesi një burrë i cili hipi në skelën tek kryeministria, pasi u godit me granata lotsjellëse mësohet se ka pësuar infarkt dhe zbret në një gjendje të keqe shëndetësore. Dosja.al ka mësuar se personi i lënduar është transportuar tashmë në urgjencë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ora 14:26/ Basha: Protestuesit u provokuan nga skenari i Ramës

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një reagim për mediat tha se asnjëri nga protestuesit nuk kishte si qëllim të kryente akte të dhunshme, por sipas tij, janë provokuar nga policia.

Ora 14:08/LSI: Policia provokoi qytetarët, po bëjmë të pamundurën t’i mbajmë nën kontroll

LSI me anë të një deklarate për media ka pretenduar se Policia e Shtetit ka provokuar protestuesit. Më tej, në deklaratën e LSI-së bëhet me dije se opozita do të bënte të pamundurën për t’i mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll.

Ora 14:00- Pas kuintave/ Ja çfarë ndodhi në protestën e opozitës, fotot në prapaskenë

Dosja.al sjell të përmbledhur momente nga protesta e ditës së sotme, që nga protestuesit që përleshen me policinë, spostimin pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe të tjera momente kyçe që s’duhen humbur.

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-permbledhje-me-foto/”]

Ora 13:24 Lëndohen dy gazetare dhe dy policë

Nga protesta para Kryeministrisë, dy gazetare dhe dy policë kanë mbetur të lënduar.  Bëhet fjalë për Marsela Karapanxhon e televizionit “A2” dhe gazetaren e Shijak Tv. 

Ora 13:20- Ndërkombëtarët mesazh të prerë opozitës: Dhuna e papranueshme, nxitësit do mbajnë përgjegjësi

Ndërkohë që protesta e opozitës para kryeministrisë po vazhdon, ndërkombëtarët kanë dënuar aktet e dhunës dhe kanë bërë me dije se nxitësit dhe autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. 

Berisha: Rama ka afat deri në darkë, çadra ishte lule

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se Edi Rama ka afat deri në darkë për të dhënë dorëheqjen. Sipas tij, nëse diçka e tillë nuk ndodh çadra do t’i duket si lule. 

Ora 13:14-  Lleshaj: Politika të distancohet nga dhuna, të dëgjohet zëri i SHBA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas akteve të dhunës në protestën e opozitës duke i kërkuar drejtuesëve politikë që të distancohen nga aktet e dhunës  dhe të dëgjojnë zërin e miqve të mëdhenj të Shqipërisë, duke nënktuuar deklaratën e ambasadës së SHBA-së.

Ora 12:38- Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Politikë e dalë boje 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidenteve të dhunshme në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Rama e quajtur të dalë boje protestën në Tiranë.

Ora 12:24- Garda thirrje qytetarëve: Ruani qetësinë, policia do të zbatojë ligjin

 Nga tarraca e Kryeministrisë, me anë të një megafoni Garda i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë aktet e dhunës ndryshe do të zbatojnë ligjin.

Ora 11:45- Qytetarët tentojnë të futen brenda Kryeministrisë, Garda qëllon me plumba gome, disa persona të lënduar

Për të ndaluar protestuesit që të futen brenda godinës së Kryeministrisë, Garda ka nisur duke gjuajtur me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Prej plumbave të gomës, disa person kanë mbetur të lënduar.

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-protestuesit-tentojne-te-hyjne-ne-kryeministri-disa-te-lenduar-foto/”]

Ora 11:30- Protestuesit kalojnë policinë, tentojnë që të futen brenda Kryeministrisë

Pasi kaluan kordonin e parë të policisë, disa protestues kanë grisur mbrojtësen e Kryeministrisë dhe kanë tentuar që të futen brenda godinës.

Ora 11: 10- Basha dhe Kryemadhi marshim në bulevard krah qytetarëve

Ka nisur protesta e opozitës, ku mijëra qytetarë kanë marshuar drejt sheshit para Kryeminsitrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi të shoqëruar nga  lider të tjetër të partive të vogla kanë mardhur së bashku me qytetarët. Më pas  kur kanë mbërritur para Kryeministrisë ata janë ulur në tokë.

Ora 11: 07- Kryemadhi marshon drejt Kryeministrisë: Rama ka ikur

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi sapo ka dalë nga selia e LSI-së për t’ju bashkuar protestës (lexo këtu). Ajo është shprehur se Edi Rama ka ikur tashmë nga pushteti dhe se tani duhet të ndërtohen institucionet.

“Sot kjo protestë është një protestë që fëmijët e shqiptaravë të kthehen në shtëpitë e tyre. Sot përballën dy botë, ajo e e krimit dhe integrimit. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrjë për protsta sepse nga protesat vijnë ndryshimet në popujt e shtypur.

Ora 11:03-  Protesta/ Incidentet e para, një i ri me maskë përplaset me turmën, hidhen edhe shashka

Një prej të pranishmëve ka provokuar pjesën tjetër të turmës dhe ka pasur përplasje mes protestuesve.  Madje edhe një person është përzënë nga protesta pasi është akuzuar si militant i PS-së.  Në protestë ka dhe disa persona që janë të maskuar, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë roli i tyre në protestë.

Ora 10:30- Banorët e Astirit marshim drejt Kryeministrisë

Banorët e Unazës së Re, janë nisur në marshim për ty bashkuar në protestën e opozitës që do të zhvillohet në sheshin përpara Kryeministrisë.

Ata kanë marshur në këmbë të shoqëruar nga deputeti i PD, Klevis Balliu. Ata kanë bërë thirrje “Rama ik”, duke hedhur dhe shashka.

Ora 10:03- Blindohet Kryeministria, dhjetra makina të Policisë dhe Gardës rrethojnë godinën 

Nga pamjet e siguruara nga “Dosja.al” shikohen dhjetra makina policie të cilat po rrethojnë godinën e Kryeminstrisë. Po kështu autobotet me ujë janë vendosur pas kësaj godine. Raportohet se rreth 13 mijë forca policie ndodhen rreth godinës së Kryeministrisë dhe bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ora 09:50:  Qytetari denoncon: Policia postbllok te kthesa e Kamzës

Ora 09:35- Deputeti i PD: Policia kërkon që t’i bashkohet protestës, thirrjes së KM po i përgjigjet me mosveprim

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një postim në Facebook shkruan se protestës së opozirtës po i bashkohet edhe policia. Sipas tij forcat e rendit po inkurajojnë qytetarët që të vijojnë protestën dhe kërkojnë që të bëhen pjesë e saj.

Ora 08:53- PD publikon shifrat: 50 mijë qytetarë janë nisur drejt Tiranës

Partia Demokratike ka publikuar shifrat paraprake se sa qytetarë do të jenë në protestën e që do të shvillohet nga opozita në Tiranë. Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se drejt Tiranës janë nisur 50 mijë qytetarë.

Ora 08:51 Të armatosur, snajperistët e Gardës pozicionohen në godinën e Kryeministrisë 

Në godinën e Kryeministrisë janë duke u poziconuar gardistët.  Ata janë të armatosur dhe po përgatiten për poziconet e tyre në godinën e Kryeministrisë dhe terrenit përreth.

Ora 08:50Protesta e opozitës, nga Durrësi nisen 5 mijë qytetarë

Nga qyteti i Durrësit rreth 5000 qytetarë janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë.

Ora 08:47- Protesta e opozitës, nga Kruja nisen 1000 qytetarë

Mësohet se  rreth 1000 banorë të rrethit të Krujës të cilët janë nisur që në oret e para të mengjesit drejt Tiranës.  Protestuesit janë nga Kruja, Fush-Kruja dhe fshatrat përreth.
Ata janë nisur drejt Tiranës me mjete private për të evituar kontrollet që bëhen nga ana e policisë.
Dosja.al mëson se disa postoblloqe policie janë vendosur në kryqezimet kryesore që lidhin pjesën e veriut të vendit me Tiranën.

Ora 08:45- Qindra qytetarë të Vlorës nisen drejt Tiranës për protestë, 10 autobusë dhe 60 autovetura 

Qindra qytetarë nga qyteti i Vlorës janë nisur për protestën e opozitës që zhvillohet në TIranës. Në orën 6 e 30 të mëngjesit ka nisur nisja e organizuar me autobusë, por ka pasur dhe shumë mjete të vogla që janë bashkuar. Sipas informacioneve mësohet se kanë qenë 10 autobusë të mbushur me qytetarë që janë nisur drejt Tiranës dhe 50 deri në 60 autovetura.

Ora 08:20- / Tensione në Kryebushat të Shkodrës, policia fotografon listën e udhëtarëve

Dosja.al mëson se në Kryebushat të Shkodrës ka pasur tensione mes policisë dhe protestuesve. Mësohet se tensionet kanë ndodhur gjatë kontrollit në momentin,  kur policia ka fotografuar listën e udhëtarëve.

Ora 07:17- Protesta e opozitës, nga Shkodra nisen 5 mijë qytetarë

Dosja.al mëson se nga qyteti i Shkodrës janë nisur rreth 4000-5000 persona  drejt Tiranës. 

Në videot e mëposhtme shihen qartë edhe autobusat të mbushur me qytetarë që nisen drej Tiranës për t’u bërë pjesë e protestës së sotme.

Për Dosja.al deputeti Flamur Noka nga Shkodra është shprehur: “Sot është dita e qytetarëve dhe e dinë ata sesi do shkojë. Ky është një organizimi perfekt ndonëse shoferët e autobusave janë kërcënuar me gjoba dhe heqje patentash.”

Pamje nga nisja e qytetarëve nga Shkodra: 

Ora o7:00/ Protesta e opozitës, nga Gjirokastra nisen 1000 persona

Qindra simpatizantë të PD dhe LSI në Qarkun e Gjirokastrës, pritet t’i bashkohen  protestës së sotme të opozitës. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, intensiteti i lëvizjeve në drejtim të kryeqytetit, ka qenë i madh dhe interesimi po kaq. Vetëm sot, nga Gjirokastra në drejtim të kryeqytetit, janë nisur katër autobuzë, dhe pesë furgonë ndërkohë që shumë të tjerë, janë vetorganizuar duke shkuar në protestë me automjetet e tyre. E njëjta panoramë është rregjistruar edhe në Tepelenë, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë ku protestuesit e opozitës janë organizuar për të shkuar në kryeqytet. Dosja.al mëson se vetëm nga Gjirokastra, janë nisur rreth 450 persona në drejtim të kryeqytetit, ndërsa në rang qarku, numri total përllogaritet diku tek 1000 persona.

Pamje nga nisja e qytetarëve nga Këlcyra:

(j.v/a.b/f.g/k.m.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama garda lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt qytetaret ne tirane sali berisha edi rama garda lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt qytetaret ne tirane sali berisha


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj