LIVE UPDATES
Aktualitet

Lirimi i trafikantit Naser Gashi, Krimet e Rënda pranga policit, në kërkim shefi i Komisariatit Kukës

16 Shkurt 2019, 15:33 Nga DOSJA
Lirimi i trafikantit Naser Gashi, Krimet e Rënda pranga policit, në

TIRANË- Disa javë pas skandalit të denoncuar në media për lirimin e trafikantit të drogës Naser Gashi, nga komisariati i policisë në Kukës, ka ardhur reagimi edhe nga instancat shtetërore.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shefi i Komisariatit të Kukësit, Agim Basha, ndërkohë që është prangosur Kujtim Spahiu, polic zone, dhe dy punonjës të policisë kufitare, Ferdinand Gjeta dhe Shkëlzen Ibaj janë lënë nën masën “detyrim paraqitjeje”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

SHÇBA ekzekuton 4 urdhra të Gjykatës, për punonjës të DVP dhe DRKM Kukës, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre lejuan lirimin e një shtetasi të dënuar me 7.4 vite burg

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për 4 oficerë e punonjës policie të DVP dhe Drejtorisë së Kufirit të Kukësit, të cilët akuzohen për disa vepra penale, pas lejimit të daljes nga paraburgimi të një shtetasi të dënuar me 7.4 vite burg.

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 2 punonjës policie, ndërsa për 2 të tjerë masën “Detyrim paraqitjeje”. Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme SHÇBA në kuadër të procedimit penal të datës 25 janar 2019, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kreu ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për punonjësit e policisë:

– Ferdinand Gjeta, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Kukës, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore”;

– Agim Basha, në detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 139/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai është shpallur në kërkim, pasi megjithë kërkimet nuk është ndaluar ende;

– Kujtim Spahia, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë”, dhe “Falsifikim të dokumenteve, me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”;

– Shkëlzen Ibaj, me detyrë specialist në Sallën e Komandimit në DVKM, Kukës, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Masat e sigurimit për këta oficerë e punonjës policie, janë vendosur në funksion të hetimeve që kryhen për një procedim penal, ku rezulton se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të shtetasit Naser Gashi, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për të sqaruar pozitën e punonjësve të tjerë të Policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Denoncimi u bë nga ish-zv.drejtori i hetimit në Kukës, Shkëlqim Pepkolaj.
Pepkolaj, tashmë në azil zbuloi historinë e lirimit të Gashit nga prokurorja e Kukësit, Rita Gjeta dhe efektivët e këtij komisariati.

Gashi, me dokumente false dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës, është liruar brenda 24 orëve në pikën kufitare të Morinës. 58-vjeçari ka rreth 5 vite që kërkohet nga drejtësia shqiptare, për të vuajtur dënimin prej 7.4 vite burg, por ia doli të largohet ndërkohë që polici që bëri denoncimin u pezullua nga detyra dhe ndodhet në azil.

Si ndodhi skandali?

Në 17 tetor të 2018-ës, Naser Gashi i shoqëruar nga Ron Nimani tenton të dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të kalimit të Morinës.

Në një makinë tip Audi me dokumente të falsifikuara që mbanin emrin e Saimir Bula, Gashi tentoi të largohej. Por pas dyshimeve për dokumentet, policia e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë ku iu bë identifikimi përmes gjurmëve të gishtave.

Pas identifikimit në Komisariat u zbulua se nuk ishte Saimir Bula por Nazër Gashi. Dhe këtu nis që historia të marrë rrjedhë.

Prokurorja Rita Gjati firmosi lirimin e menjëhershëm, që u ekzekutua nga policia në 18 tetor. Policia e Kukësit e fshehu ngjarjen duke mos dhënë asnjë njoftim për mediat. “Kurbani” i vetëm i kësaj historie u bë denoncuesi, polici Shkëlqim Pepkolaj që u pezullua  nga detyra pasi hetoi procedurën e paligjshme të policisë së Kukësit.

Pasi ngjarja u bë publike, prokuroria e Përgjithshme reagoi duke thënë se Naser Gashi nuk duhet të lirohej, ndërkohë që Krimet e Rënda dhe organet e tjera shtetërore nuk kanë dhënë më asnjë informacion se çfarë do të bëhet me hetimin dhe vënien para përgjegjësitë të prokurores, që e dinte kë po lironte dhe oficerëve që liruan supertrafikantin e dënuar me 7.4 vite burg. Krimet e Rënda e kanë nisur hetimin për këtë çështje në 30 janar 2019.

Shkëlqim Pepkolaj iku në Azil

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, i kushtoi një shkrim rastit të policit Shkëlqim Pepkolaj, i cili zbuloi të gjithë procedurën e paligjshme me të cilën, prokuroria dhe Policia e Kukësit liruan një supertrafikant të kërkuar droge.

Në shkrim, Hoxha thoshte se gjithë vitet e karrierës së Pepkolajt u hodhën poshtë dhe se fakti që ai kërkoi zbatim të ligjit, solli përballjen me ‘të fortët’ që e pezulluan nga detyra duke e detyruar të largohet për azil.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim basha ferdinand gjeta komisariati i kukesit lirimi i naser gashit rita gjeta agim basha ferdinand gjeta komisariati i kukesit lirimi i naser gashit rita gjeta

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje