LIVE UPDATES
Politike

Protesta/ Luan Rama ndërkombëtarëve: Realiteti shqiptar, s’janë fluturat me ngjyra në zyrën e kryeministrit

16 Mars 2019, 20:22 Nga DOSJA
Protesta/ Luan Rama ndërkombëtarëve: Realiteti shqiptar,

TIRANË-  Nënkryetari i Parlamentit, Luan Rama ka falenderuar ndërkombëtarët e Tiranës, siç i quan ai, për standartin e tyre të dyfishtë, teksa u shpjegon edhe protestën e opozitës, zhvilluae ditën e sotme para parlamentit.

Në një postim në ‘Facebook’, Rama u shpjegon ndërkombëtarëve varfërinë dhe dhimbjen me të cilën luftojnë përditë shqiptarët, të cilët edhe pse pas 10 vitesh anëtarë të NATO-s, vazhdojnë të jenë vendi i vetëm në Europë ku zgjedhjet blihen e vidhen dhe ku qytetari nuk e ka votën të vetën.

Rama iu drejtua ndërkombëtarëve, duke iu kujtuar se Shqipëria nuk është lulishtja e Rognerit, apo zyra me flutura e kryeministrit, ndaj nuk e kuptojnë realitetin e vështirë ku ndodhen shqiptarët sot.

Postimi i plotë i Luan Ramës

Një shpjegim dhe një falenderim për ndërkombëtarët e Tiranës dhe standardin e tyre të dyfishtë

Tirana sot ishte në protestë. Me më shumë qytetarë se çdo herë tjetër më parë. E nesër, padyshim do të ketë edhe  më shumë se sot. Ditë pas ditë uragani i revoltës popullore do të vijë duke u rritur, sepse e keqja mundet vetëm me forcën dhe vendosmërinë qytetare!

Varfëria dhe dhimbja që ajo shkakton janë akuzë për qeverisjen, e prej saj shumica e qytetarëve ka zgjedhur protestën që edhe ndërkombëtarët e burokratët e Europës në Tiranë, të kuptojnë se realiteti shqiptar nuk është ai i lulishteve të Rogner-it apo i fluturave me ngjyra në zyrën e Kryeministrit.

Realiteti shqiptar është i trishtë, është i dhimbshëm, është tragjik, e fatkqeqësisht, ky realitet po iu imponohet fatalisht qytetarëve, sa ata të thonë se “ishim më mirë kur ishim më keq!”

Eshtë e rëndë, është e turpshme që Shqipëria anëtare e NATO-s që prej 10 vjetësh vazhdon të jetë vendi i vetëm në Europë ku zgjedhjet blihen e vidhen dhe ku qytetari nuk e ka votën të veten!

Eshtë kriminale dhe padyshim, edhe skandaloze, e vërteta që Shqipëria anëtare e NATO-s që prej 10 vjetësh, vazhdon të tregohet me gisht si vendi i krimit të organizuar, si qendra europiane e kultivimit dhe trafikimit të drogës dhe si vendi me Parlamentin që u detyrua të miratojë një ligj për të dekriminalizuar vetveten e për të përzënë prej andej kriminelët që ishin futur me firmat e kryetarëve të partive, kur në fakt të parët duhej të ishin përzënë ata që i kishin bërë kriminelët deputetë!

Eshtë fyese dhe poshtëruese për një popull të tërë të një vendi anëtar të NATO-s, siç është Shqipëria që prej 10 vjetësh, që nga njëra anë të pranosh në raportin zyrtar të ODIHR-it se mbi 20 përqind e votës është blerë në zgjedhjet e vitit 2017, e nga ana tjetër të dëgjosh një “ndërkombëtar” të mbajë leksione për legjitimitetin e Kuvendit të dalë me vota të blera nga kriminelë e trafikantë!

Po në cilin vend tjetër të Europës mund të ndodhë kjo shfaqje dyfytyrësie e hipokrizie?!

Në cilin vend të Europës së vlerave qytetare e demokratike prej nga vini ju zotërinj ndërkombëtarë do të heshtnit po të mësonit se në dosjet e prokurorisë për grupet e krimit të organizuar, ka prova se grupet kriminale kanë blerë vota për të prodhur deputetë për qeverinë?!

Në cilin vend të Europës do të ishte normale që shteti të mos ketë Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë, të mos ketë Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur në zbatim të Kushtetutës siç ndodh në Shqipërinë anëtare të NATO-s?!

Nga cili vend tjetër i Europës vetëm në 5 vjet janë larguar mbi 400 mijë qytetarë si nga Shqipëria anëtare e NATO-s dhe që kërkojnë azil në dyert e vendeve që ju përfaqësoni zotërinj ndërkombëtarë, dhe ketë të mos e shohësh si një të vertetë alarmante, por të thuash se vendi po bën progres?!

Përse ky standard i dyfishtë? Përse kjo hipokrizi?

Apo kjo është diplomacia e ndërkombëtarëve?

Sot Tirana dhe gjithë Shqipëria ishte në protestë. Ishte protesta më e madhe dhe më qytetare që është zhvilluar ndonjëherë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shikojeni këtë protestë ashtu siç ishte zotërinj ndërkombëtarë: si shenjë alarmi që Shqipëria nuk është lulishtja e Rogner-it dhe as zyra me flutura shumëngjyrëshe e Kryeministrit!

E nëse protesta e sotme ishte me më shumë qytetarë se çdo protestë tjetër më parë, merita është edhe e juaja. Për këtë faleminderit!

E në mbyllje të këtyre rradhëve, bashkë me falenderimin për ndërkombëtarët e Tiranës, edhe një këshillë për ta; lexojeni poezinë “Laokonti” të Ismail Kadaresë…

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë (Lexo këtu) protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë, ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës, Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luan rama protesta e opozites 16 mars 2019 luan rama protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet