LIVE UPDATES
Politike

Protesta/ Nga Jorida Takabu te Grida Duma, deputetët që lanë mandatet kërkojnë rrëzimin e Ramës

21 Shkurt 2019, 10:08 Nga DOSJA
Protesta/ Nga Jorida Takabu te Grida Duma, deputetët që lanë

Mijëra qytetarë janë në protestë ditën e sotme para Parlamentit.  Para protestuesve janë duke mbajtur fjalën e tyre edhe disa nga deputetët e opozitës që lanë mandatin por edhe ish-deputetë.

Fjalimet e deputetëve që lanë mandatet:

Silva Caka: Mandati sot e lashë për fëmijët e Skraparit, për të ardhmen e vendit tonë.

Grida Duma: Sakrifica jonë është asgjë para sakrificës tuaj. Asnjë nuk ka më të drejtë sot se ju. Do të jepni atë që meritojnë shqiptarët, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama ka ikur ne do të qëndrojmë deri në fund.

Belind Këlliçi:  I duhej një 20 shkurt i dytë vendit që t’i hapen sytë çdo qytetari shqiptar që nuk mund të ecet më përpara me këtë qeveri. Nuk ka rëndësi se kush vjen në qeveri, thjesht të mos jenë të inkriminuar siç është kjo qeveri. Të mos blihen më deputët dhe të luftojmë për një qeveri si gjithë Europa. Është i njëjti skenar sot, si i 16 shkurtit.

Jorida Tabaku: Bashkë me 21 shkurtin do të nisim një rrugëtim të ri. Sot nisim një betejë të re për të hequr këtë qeveri. Sot do ta largojmë përfundimisht këtë qeveri.

Klevis Balliu: Sot Rama ik, Rama ik, nuk ka kthim.

Indrit Braimllari: Ky është sheshi i lirisë, sheshi juaj, mandati i deputetit është mandati i banorëve të Unazës së Re.

Floida Kerpaci: Unë jam Floida Kërpaçi dhe mandati im shkon për të rinjtë dhe për të rejat. Edi Rama, ke guxuar dhe i ke dhunuar të rinjtë. Ke instaluar sistemin e antivlerave por sot do të vijë fundi yt nga të rinjtë dhe nga të rejat që do të të tërheqin zvarrë. Për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe për të rejat, largohu ti se të rinjtë meritojnë të jetojnë dhe të punojnë në vendin tonë dhe në Shqipërinë tonë.

Nora Malaj: Miqtë e mi! Mandati im është për të gjithë vajzat dhe gratë që e duan Shqipërinë  pa traumë. Që i duan fëmijët e tyre të jetojnë të lirë. Që ky Parlament të jetë Parlamenti i shqiptarëve.

Shezai Rrokaj: Fishta thoshte se kur të marrët vijnë në krye të vendit, të urtët dalin nga Kuvendi. Sepse vendi i të urtëve, vendi i demokratëve është demokracia e rrugës, demokracia e qytetarëve që përfaqëson interesat e tyre. Ndaj jemi këtu, ndaj kemi refuzuar institucionet. Sepse aty ka përfunduar demokracia. Misioni i demokracisë është e drejta e qytetarit, dhe e drejta e qytetarit është bashkë me ju. Faleminderit dhe përpara!

Oerd Bylykbashi: Unë jam Oerd Bylykbashi, deputet i popullit dhe sot mandatim tim e kthej tek ju.  Ajo ndërtesë që shihni atje është ajo që në 2013-ën, Edi Rama e mbushi me kriminelë. Rama po ju vjedh ju dhe pronat publike, po ju vjedh përditë të ardhmen tuaj. Çdo ditë e më shumë që qëndron në atë ndërtesë, aq më shumë vite ikin. Sot ne kthejmë mandatet tek ju që Rama të shporret nga ajo ndërtesë.  28 vite demokraci dhe sot ne përsëri duhet të luftojmë!”

Fjalimi i ish-deputetëve: 

Mesila Doda: Sot ky është një shesh më njerëz  që do të heqin këtë qeveri. Sot në vend është instaluar diktatura. Të gjithë kundër dhunës. Sot djegia e mandateve e njëjtë më rrëzmin e bustit.

Shpëtim Idrizi: Jam sot këtu për t’i thënë dallkaukut të përparimit: Hapi rrugë shqiptarëve, zgjedhjeve të lira sepse shqiptarët do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë. Nëse detyrove 4 mijë shqiptarë të iknin nga Shqipëria, sot ka ardhur koha të ikësh ti. Shqiptarët janë të gatshëm siç larguan komunizmin të të largojnë dhe ty.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 21 shkurt 2019 protesta e opozites 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri