“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Tensionet në Bjellorusi/ Putin i gatshëm t’i dërgojë mbështetje ushtarake Lukashenkos: Kam gati një forcë policore
28 Gusht 2020, 05:52Nga DOSJA
BJELLORUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Kremlini është i gatshëm t’i sigurojë ndihmë ushtarake presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko nëse atje situata përshkallëzohet. Putin ka theksuar se Rusia ka siguruar edhe një “forcë policore rezervë” për të mbështetur udhëheqësin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
“Lukashenko më kërkoi të krijoja një rezervë të caktuar të punonjësve të zbatimit të ligjit, dhe unë e kam bërë këtë. Por ne gjithashtu u pajtuam që ato të mos përdoren nëse situata nuk del jashtë kontrollit”, tha Putin në një intervistë për televizionin shtetëror rus.
Presidenti rus nuk dha asnjë detaj në lidhje me numrin e njerëzve të përfshirë. Ndërkohë deri më tani në protesta, Lukashenko ka përdorur efektivët e policisë si dhe trupat e brendshme dhe disa njësi të forcave speciale.
Pak ditë më parë, Lukashenko pyeti publikisht Putin për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake ruse në vend, duke i cilësuar protestat e fundit kundër sundimit të tij, si pjesë e një komploti NATO-s kundër Bjellorusisë. Të enjten ai akuzoi vendet fqinje për fillimin e një “lufte hibride” kundër Bjellorusisë, duke pretenduar se Polonia kishte në plan të merrte një pjesë të territorit të saj. Po kështu, javën e kaluar Lukashenko e vuri ushtrinë në gatishmëri të plotë luftarake në kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë.
Deri më tani duket se Kremlini nuk i ka besuar këto pretendime të, Lukashenkos, por Putini tha se Rusia “do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saj” nëse situata ndryshon.
SHBA- Pas pretendimit të shkencëtarëve në Universitetin e Hong Kongut se një pacient është infektuar për herë të dytë me virusin që shkakton COVID-19, Qendra Mj...
BRUKSEL-Kosova dhe Serbia konfirmuan të enjten, pas takimit në Bruksel, se procesi negociator ka shënuar regres, dhe për këtë, të dyja palët fajësuan njëra-tjet...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Izrael të hënën për të filluar një turne pesë-ditor në Lindjen e Mesme. Vizita e tij fokusohet në normaliz...
KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një e mitur ka kallëzuar në Polici të atin me pretendimin se e ka ngacmuar seksualisht.Sipas ...
Cfarë tregojnë makinat e shtrenjta në rrugë ?Në vitin 1998, Dacher Keltner dhe ekipi i tij krijuan disa grupe të vogla dhe bënë një eksperiment per të parë efek...
FILIPINE– Zyrtari qeveritar në Filipine, Jezus Estil është shkarkuar nga detyra pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij, gjatë një mbledhje “Zoom...
BEOGRAD– Qeveria e Serbisë ka vendosur mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve në Bjellorusi, duke iu bashkuar qëndrimit të Bashkimit Evropian. Kryeministrja serb...
KOSOVE– Viti i ri akademik në Kosovë është shtyrë për në datën 14 shtator. Ky veprim është marrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.K...
KOLUMBI-Oficerja e policisë Heidy Jaramillo Vega ka shpëtuar një foshnje nga pengmarrja dhe më pas i ka dhënë gji.35 vjeçarja tha se “kërkonte me ç...